
Një ish punonjës i IT në policinë e Shtetit nuk kishte dorëzuar që prej vitit 2020 kodet e programit të disa sistemeve në TIMS, ndërsa kishte ndërhyrë në sistem duke regjistruar 5 pasaporta të 5 personave të ndryshim që të mos figuronin fare të dhëna. Nga këta është edhe emri i Tedi Malavecit, që duhet sqaruar se pse duhet të ishte pasi s’ka asnjë lidhje, ndërsa 4 të tjerët janë ish punonjës dhe nuk kanë asnjë lidhje me krimin siç pretendon opozita.
Një dokument i publikuar së fundmi, rrjedhur nga brenda Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, zbulon një anë tjetër të këtij skandali. Bëhet fjalë për rolin që ka luajtur një person i quajtur Bruno Veizaj, ish punonjës në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ky i fundit ka qenë programuesi i sistemeve ‘e-Gate’ dhe Tims – Kriminal, sisteme që nxjerrin të dhënat e TIMS në kufi kur kalojnë të gjithë qytetarët në kufi. Kur ne 2020 Ministria e Brendshme ka ndërprerë bashkëpunimin me ICITAP që kishte ndërtuar sistemi TIMS, të ashtuquajturat ‘kodet sorxhente’, ose kodet fillestare të programimit, nuk u dorëzuan. Bruno Veizaj ishte i vetmi që i dispononte këto të dhëna.
Kur është emëruar në krye të Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit në Polici, Ervin Muça (sot ne arrest me akuzën që ka shkarkuar ilegalisht databaze e TIMS), ka zbuluar skandalin i cili në fakt ka rezultuar edhe më i rëndë se kaq.
Në një letër që mban datën 20 dhjetor 2023, Muça i shkruan kryepolicit Rrumbullaku se edhe me interesimin e ICITAP, është zbuluar se ka pasur ndërhyrje në sistemin TIMS, dhe më 30 tetor 2023 madje kishte pasur edhe ndryshime kodesh.
Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur është bërë një backup informacioni dhe pas ekzaminimeve ka rezultuar se në një grup prej 5 dokumentesh udhëtimi të tipit pasaportë, sistemi nuk kryente kërkimin në TIMS-in kriminal. Pra këta persona mund të kalonin lirshëm në kufi, dhe asgjë nuk dilte për ta në sistem, madje edhe nuk regjistroheshin fare hyrje daljet e tyre.
Sa i përket emrave të këtyre 5 personave bëhet fjalë për vetë Bruno Veizajn, 3 punonjëse të IT në policinë e shtetit, dhe personazhi me emrin Tedi Malaveci. Për 4 të parët qëllimi mund të ketë qenë edhe testimi i sistemit, pasi të gjithë kanë qenë punonjës aty.
Skandali lidhet me emrin e Malavecit, drejtuesit e lartë të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Shqiptarë, i cili nuk ka asnjë lidhje me Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit dhe nuk kuptohet pse ai duhet të ishte aty.
Pra, ky dokument i rrjedhur prej opozitës nga Komisioni Hetimor që është përdorur edhe nga ish Kryeministri Berisha për ta akuzuar Muçën dhe të tjerë se kanë përdorur sistemin TIMS për të kaluar në kufi kriminelë, tregon në fakt se kanë qenë vetë specialistët e IT në polici që kanë zbuluar skandalin, e kanë dekonspiruar ish punonjësin, por edhe se 4 nga 5 emrat në sistem si të ‘privilegjuar’ nuk kanë asnjë lidhje me krimin. Po mbetet për t’u sqaruar pse ishte shtuar në mënyrë në dukje te paligjshme emri e Malavecit, i përfolur si njeri me të kaluar kriminale.
/Shqiptarja.com/
O budallej, Muca e di mire qe futja emrave eshte nje testim i sistemit dhe ska te beje fare me asnje shkelje.Tymajat me kete Memo nuk e shpetojne nga krimi Mucen
Sipas teje eshte krim me testu sistemin ?
Krim nuk eshte te testosh sistemin. Po per te testuar sistemin ka protokoll, dhe shenohet qe do behet x gje. E dyta sistemi nuk testohet me kriminele. E treta ky vend ka pjerdhur ne te gjitha anet. Ne tendera kriminielet. Ne zgjedhje kriminelet. Ne polici kriminelet. Ne bashki e deputete kriminelet. Investitore strategjike kriminelet. Ne fund e ka fajin Rai 3 qe thote qe shteti shqiptar eshte narko shtet. Ja ku i ke pra. Dumani i SPAK deklaroi zyrtarisht para parlamentit shqiptar se nuk bashkepunon me policine se ka shume kriminele. Me shtet vari leshte nuk e gjen as ne ameriken latine me.
Prandaj testohet ne test environment jo ne production environment se ashtu loz me zjarrin. ABC per cdo IT profesional.
Kur nuk ja ke idene se per cfare po flet me mire mos fol. Sistemet IT testohen ne fazen Beta dhe jo ne « prodhim » pra kur jane ne pune. Per arsye mirembajtje mund te lihen aksese te ngjashme me keto ne fjale, por kurresesi kur perbejne rrezik sigurie per sistemin dhe aq me teper kur perbejne shkelje te ligjit. Edhe nese realisht do duhej nje test i tille( nuk shoh asnje arsye te vlefshme per nje test te tille rezultati i te cilit eshte antiligjor), per kete ka protokolle, dhe kerkohet leje tek hierarkine perkatese. Tjetra qe eshte dhe me alarmantja eshte qe ne liste eshte dhe dikush qe nuk ka te beje fare me ekipin e IT.
Ti mor zotni nuk kupton ç'do të thotë programues. Kur programuesi mbaron ai nuk ndërhyn dot në program që bëhet I aplikushëm. Në këtë mgjse programi është pronë e policisë programusi ndëryn kurse pronari, policia, nuk di si sillet programi. Kapja pas 5 emrave është lojë. Kështu ndodh kur drejtuesin nuk marin vesh nga teknologjia dhe specialistët bëjnë ç'të duan.
O mashtrues po tallni byth,doni te shpetoni Mucen duke shperqendruar vemendjen.Ajo cka kerkohet vodhi apo nuk vodhi Muca.Kaq
kodet e TIMS paskan 4 vjet qe nuk jane nderruar ???? hahahahahahaa Keshtu eshte kur punet behen me idiote partiake e jo me njerez profesioniste
Mos I besoni opozitës. Shikoni çfarë thotë prokuroria.
Ky Malaveci xhambaz ka qene qysh kur punonte ne dogane ne vitet '99 -2000
Mero bythlepirsi thote se sistemi TIMS nuk eshte vjedhur. Keshtu i thane Mero bythes te thote. Aaa po te ishte ba,ne kohen e Berishes me siguri Mero bytha do kishte ba namin meanalizase si keto tedhana i mori Shjelzeni e Argita sevenfi eshte ne rrezik se eshte cenue siguria e Amerikes dhe e Natos. Ndersa me Ramen nuk perben rrezik se ato tedhena vetem shoket kriminele te Rames i moren per te miren e popullit
Tedi Malaveci eshte djal trim, po zgjidh hallet tona dhe ka denancuar ne SPAK nje grup te strukturuar kriminal me microcredite qe po na marrin jeten, prandaj po e godasin, nuk jemi budallenj ne o Sali, nuk te besojm me as ty dhe as sevilat e tu.
Sala beri namin per ata qe nxorren rrogat dhe patronazhistet, ndersa vet ben publike te dhena shuma personale. Apo ketij i lejohet Ky eshte skandal!!! Turpppp o Sali!
Ted Malaveci mos bjer ne batakun e Salen. Fokusuhu tek microcredite, kemi shume besim tek ti. Forca
o njerez mos degjoni brockullat e Saliut dhe atyre sahanlepiresve qe i rrine nga pas. i duhet per ceshtje pune, pse duhet t i dime te gjitha ne
Sala nuk e ka per gje, pas ca kohesh do te kerkoj falje per kete Tedi Malaveci, sic beri sot me ata te vules. Nuk e ka per gje ky te lepije ate qe peshtyn.