Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka mbajtur fjalën e saj sot në Kuvend, duke folur në lidhje me skandalin te Onkologjiku, në interpelancën e kërkuar nga opozita.
Ajo u shpreh se qeveria ka reaguar menjëherë pas skandalit si dhe bëri sërish thirrje që drejtësia të hetojë dhe të japë dëbimin e miratuar për mjekët e përfshirë në skemën korruptive.
Ministrja dënoi tentativën e opozitës për të politizuar çështjen, ndërsa shtoi se inkurajon drejtësinë të zbardhë krejt ngjarjen.
“Ministria e Shëndetësisë që në momentin e parë që u mësua lajmi për zbulimet paraprake të Prokurorisë, reagoi dhe bëri thirrje për të zbardhur ngjarjen.
Edhe sot bëj thirrje për të inkurajuar organet e drejtësisë që të hetojnë me zero tolerancë dhe të nxjerrin para përgjegjësisë çdo individ që ka abuzuar me misionin e shenjtë të mjekut. Jam dhe do të jem gjithmonë në krah të çdo anëtari të trupës spitalore Nënë Tereza, që bluzën e bardhë e ka të panjollosur.
Tentativa për ta politizuar ngjarjen është akt i shëmtuar por do të rezultojnë dhe i dështuar. Nder s’ju bën sepse jeni qartësisht të lexueshëm për t’u qarë hallin njerëzve. Thënë kjo, më duhet të theksoj se gjatë këtyre viteve të PS na është dashur shumë punë për të kthyer në vend dinjitetin e mjekut.
Sot mjekët dhe infermierët janë një ndër kategoritë më të paguara. A është ky maksimumi? Jo. Do të vazhdojmë të përmirësojmë kushtet e tyre. Po punojmë për disa ndërhyrje të shpejta për urdhrin e mjekut. Ndaj kemi vendosur së së pari hapja apo puna në një klinikë private do të vazhdojë deri në momentin kur spitali përkatës do të përfundojë procesin e autonomisë spitalore“, tha ministrja në Kuvend.
Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë zhvilluan një takim me drejtues të QSUT-së, ku prezantuan edhe disa masa që do të ndërmerren për të luftuar ngjarje të tilla.
Koçiu njoftoi ndryshime në ligjin për Urdhrin e mjekut që rregullon veprimtarinë e bluzave të bardha. Ajo tha se mjekët që punojnë në klinika private s’do të mbajnë asnjë funksion në spitalet publike.
Ministrja theksoi gjithashtu se do të ketë ndryshime edhe në masat disiplinore. Mjekët që dërgojnë pacientët në klinikat private do të dënohen me gjoba domethënëse dhe në rast përsëritjeje, do t’u ndalohet aktiviteti si për mjekun ashtu edhe për klinikën që zotëron apo punon për afate të caktuara.
Ministria e shendetesise e ka idene qe per shqiptaret ne pergjithesi,sistemi shendetesor i qeverrisur dhe i rregulluar me ligje e norma,keshtu si eshte tani,nuk funksion??!!Atehere,çeshtja eshte edhe dhume politike,sepse nuk dime se kush duhet tja japi zhjidhjen kesaj situate qe nuk ndryshon tash e mbi 30 vjet e kusur, pervec politikes! Ju jeni shumica ne kuvend,ju duhete jeni aktive,merrini eksperte te huaj te fushes,po nuk jeni te afte te beni plane zgjidhjeje, ligje e norma te pershtateshme,ku te spikasi zbatimi rigoroz i tyre,ne te kundert te kete denime te renda per shkelje flagrane si kjo e onkologjikut.Sistemi shendetesor eshte sistem publik dhe duhet te ngelet i tille,shteti shqiptar eshte i detyruar ti garantoje kurimet shtetasve te saj,dhe zotrote pas nje skandali te tille,duhet te largoheshe nga ajo ministri si e pa afte te ushtrosh kontrollin ndaj atyre qe ke nen urdhera!! Nuk i shkon fare ne mendje zonjes qe Shqiptaret jane te lodhur shume me perralla te tilla,e pretendojne diçka me shume!!Çfare? Shqiptaret duhet te presin mediat qe te zbulohen skandalet e shendetesise,e pretendon qe te mos politizohet??!!!
Po ik moj gerdalle ,jep doreheqjen dhe tregohu zonje ,apo s ka cfare posti te ofron shefi pastaj
ZERO TOLERANCE - shprehja e XHOZIT dhe LEXHEDES