“S’kemi nevojë të presim 30 vite”, Rama thirrje SPAK-ut për Berishën

9 Prill 2022, 19:43Politika TEMA

“S’kemi nevojë të presim 30 vite”, Rama thirrje

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së tij në mbyllje të Kongresit të PS-së, bëri thirrje SPAK që të veprojë.

Sipas Ramës, SPAK nuk duhet të presë 30 vite për të bërë goditje për një “post mortum”. Sipas Ramës ata që duhet të goditen janë gjallë dhe vërdallë dhe po i bëjnë karshillëk SHBA-ve.

“Nuk duhet të presim edhe 30 vite për goditje ‘post mortum’. Janë gjallë, janë vërdallë, janë përballë, i kanë aty. Madje bëjnë karshillëk ndaj shqiptarëve dhe Amerikës. Nuk kanë faj derisa drejtësia e re merret me ‘arkat me peshk'”, tha Rama.

3 Komente

  1. E
    E sakte

    Ke 100 % te drejte

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demagogu

      O derman ! Po ti sikur nuk je as gjykatë e as prokuror.... Dhe sikur ata janë aq të pavarur që sikur nuk i ka kaluar Pamela "në sitë" Jo Pamela Anderson joo, as ajo e PeDes.... Por ajo motra e Belës (indirekt ti dmth). (Ç'ne tani po ju bën presion) ?? O derman.... n'a u bëre më keq se Saleh-u ...

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alban Dega

        HAJDE DREJTESI E SPAK HAJDE ! Denoncim publik edhe per SPAK tek SPAK-U WASHINTONI KUSHTRON SPAKU LETARGJION…! - A mos valle duhet nje riveting edhe per SPAK- un!? - Gojet e liga thone se edhe kryetari i tij ka nje resort ne Gjirin e Lalezit!? - Ishalla nuk eshte e vertete!? Por Sovrani thote: Ku ka ze nuk eshte pa gje! Amén! - SPAK ligjzbatimi … rrogat e privilegjet si harron e cironka perdite peshkon Mos valle presin qe Joe Biden e Antony Blinken te leshojne Shtepine e Bardhe e DASH e te bejne detyrat e tyre te shtepise!? Shqiperine dhe cdo lemi te jetes politike,mbrojtjes kombetare, ekonomise, financave, shendetesise, shkollimit, moralit, jetes e solidaritetit shoqeror e njerezor i ktheu në skrap dora e zeze e Beogradit, Moskes e Athines në Tirane me Sali Berishen ne krye. Ne ndryshim rrenjesor nga cdo vend tjeter ish- communist ne Lindje e Perendim “ Ceku i Bardhe” dhe “ Kuota Zero” … e inspiruar nga Beogradi dhe Athina rrenoi gjithcka. Njeriu i Ri I Enverit u kthye në Njeriun Faqezi te Saliut. Deri në ate shkalle vetshkaterruese sa edhe Reformen Agrare mbare boterore qe kishte lindur perpara komunizmit “Toka i takon atij qe e punon” e degjeneroi ne ”Toka i takon atij qe e zapton!” Sali Berisha dhe “Banda e Gangstereve” kane kryer me vetedije te plote, me qellim, me zerin e figuren e tij e te tijeve krime kombetare e nderkombetare te mirefillta kunder njerezimit .Konkretisht: 1- Shkelja flagrante e embargos se armeve dhe Naftes e vendosur nga OKB- ja kunder regjimeve kanibale te Ruandes, Somalise dhe “Hitlerit te Ballkanit” ne Bosnje e Kosove Sllobodan Milloshevic, qe per pak coi në perjashtimin e Shqiperise nga OKB-ja në vitet 1994-1996. 2- Rrembimi, marrja peng, torturimi dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit shqiptar Remzi Hoxha 3- Katrahura mbareshqiptare e Piramidave me 10 mije viktima, prej te cileve gati 4000 te vrare, dhe 4 miliarde dollare te plackitura e bera shkrumb e hi te shqiptareve duke i dhene goditje nokauti Kapitalit fillestar te shqiptareve, cka solli nderhyrjen e forcave paqeruajtese evropiane per te shpetuar Shqiperine nga zhberja pasi shteti kishte rene plotesisht 4- Urdheri Makaber i Sali Berishes per te derguar mercenaret e tij dhe avionet luftarake per te bombarduar Jugun e Shqiperise 5- Grushti paramilitar fashist I 14 shtatorit 1998 qe perdhosi kufomen e e perdori arkivolin e Azem Hajdarit si dash jeniceresh turq per te shqyer dyert e Kryeministrise dhe ishte nje thike mbas shpine per vellezerit tane shqiptare në Kosove në kulmin e genocidit Serb. 6- Kercenimi me zerin e figuren e Sali Berishes per ekzekutimin pa gjyq te Shkelqim Haklajt “ E dua ate djale gjalle a vdeke në Tirane” ne mitingun e tij në Bajram Curri per nje thirrje kunder tij qe hapi siparin e masakrave te Tropojes me mbi 175 viktima në vitet 1998-2000 ose mbi pesefishin e ekzekutimeve me vendime gjykate per krime te renda ose ne perleshje me arme me bandat diversioniste te Beogradit, per 46 vjet dekrature. 7- “ Hiroshima”- Gerdeci me 26 te vrare, qindra te plagosur dhe nje fshat te tere te rrafshuar, por qe Sali Berisha nuk e dinte as ku binte e as qe i biri ishte në krye te tij, as se vellai i tij ligjor ishte vrare aty, por ama e dinte edhe ne cfare motelesh shkonte e motra e Taulant Balles, sikur t’ia kishte mbajtur pishen, bishtukun, sic themi andej nga Vendlindja jone e perbashket 8- Tragjedia e 21 janarit 2011 hoqi edhe iluzionin e fundit per antikomunistin 24 karat komunist Sali Berisha. Ekzekutimi pa vendim gjykate i 4 protestuesve krejt paqesore, plagosja, rrembimi dhe torturimi qindra te tjereve nga “xhuponet e zinje” te tij hoqi edhe masken e fundit te Sali Berishes si nje diktator qe per sundim e Pushtet vret edhe nenen e vet, 9- Kercenimi, shantazhi i hapur, fyerje publike ndaj Presidentit nga Partia e tij dhe kryeprokurores se Shqiperise deri tek orvajtjet per te rrembyer, marre peng e zhdukur Bamir Topin, sic shkruan vete ky në librin “ Nocturn” 10- Kercenimi publik per te ekzekutuar pa gjyq qindra protestues paqesore dhe ish- liderin e opozites Edi Rama i perseritur me dhjetra here me zerin e figuren e tij eshte fakt e prove e pakundershtueshme per Sali Berishen si vrases e diktator i pakorrigjueshem…. Secili e te gjitha keto krime kunder njerezimit nuk mungojne por teprojne per denimin e shumefishte te tij me burgim te perjetshem. Shtoi atyre edhe korrupsionin masiv te Qeverise, familjes se tij biologjike e politike dhe barren e krimeve madhore te atij vete, qe po zbulohet cdo dite e me shume, dhe masa e ndeshkimit ligjor shumefishohet. Aq i madh eshte ky korrupsion sa ai dhe familja e tij biologjike dhe pllitike e ka sterkorruptuar edhe vete fjalen korrupsion. Nderkohe SPAK, Prokuroria e Pergjithshme, ligjzbatimi shqiptar flene gjume mbi malin e larte te provave dhe fakteve me zerin e figuren e tij. A dine SPAK e Prokuroria e Pergjitheshme ti perdorin Google Search apo YouToube e te kerkojne rregjistrimet live te Top Chanal, Klan Tv, Vizion Plus e te dhjetra televizioneve te tjera, ndersa bejne thirrje publike per denoncime krimesh ordinere e cironka, arrestojne ndonje sardele lokale per te thene se jane gjalle me megarroga qe nuk harrojne ti marrin cdo jave pa asnje vonese, nderkohe qe mbyllin syte e veshet e flene gjume perballe megadosjesh krimesh teper te renda deri kunder njerezimit me zerin e figuren e shkaktareve te tyre dhe kerkojne edhe zgjatje afati per karriket e tyre e vetingut, qe po ecen jo me hapin e breshkes por te kermillit. Mos valle SPAK-u e Prokuroria presin qe Presidenti i Amerikes Joe Biden, e krahu i tij i djathte Antony Blinken te leshojne Shtepine e Bardhe dhe DASH-in e te vine e bejne kryetarin e SPAK dhe kryeprokurorin e Shqiperise !? Washingtooni e dha qarte e sakte kushtrimin shpetimtar per shqiptaret e Shqiperine. Denoncoi hapur e fuqishem korrupsionin masiv, shkeljen dhe dhunimin e parimeve demokratike ne sherbim e ne dobi te families se tij biologjike e politike dhe e shpalli Salí Berishen dhe familjen e tij Nongrata, te padeshirueshme per SHBA- me. Jo veten kaq por si Sekretari i Shtetit Blinken edhe vete Presidenti i SHBA-se Joe Biden e vleresoi kete korrupsion dhe antidemokraci te Berishes si “ Nje kercenim serioz per Sigurine Kombetare te SHBA-se” E kur Sali Berisha me korrupsionin e tij kercenon Sigurine Kombetare te superfuqise boterore, mikut dhe aleatit kryesor strategjik te Shqiperise, Kosoves dhe kombit shqiptar, SHBA-se cfare duhet te themi e cfare duhet te bejme perballe ketij rreziku shumefish me te madh per nje shtet e popull te vogel si Shqiperia!? Zot ruajna mendte e krese ! Cfare po ben ligjzbatimi e drejtesia shqiptare perballe ketij kercenimi serioz kur faktet, provat, deshmite per krimet e tij teper te renda jane me zerin e figuren e tij e ai ka cinizmin deri në cmenduri te kerkoje prova e fakte nga Blinken e Washingtoni qe dine shume e shume me teper se Sali Berisha di per veten e vet e te vetit biologjike e politike! A thua ky ishte qellimi dhe suksesi i Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut !? Ligj e Drejtesi qe te behet Shqiperi! Shenim: Analizen e mesiperme ia dergova si Ekskluzive kryeredaktorit te gazetes me te lexuar shqiptare “Dita” por si duket nuk e ka marre…!? Shkruar dhe Publikuar ne “ Facebook” On Tuesday, November 30, 2021, 3:31 AM, Alban Dega

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje