“S’lëviz edhe me ardh kjo makinë” - Protestuesja ulet në gjunjë para policëve te Bashkia

26 Nëntor 2024, 18:09Politika TEMA
“S’lëviz edhe me ardh kjo makinë” - Protestuesja

Një nga qytetaret pjesëmarrje në protestën e opozitës është ulur këmbëkryq në rrugën në krah të Bashkisë së Tiranës, përballë forcave të shumta të policisë dhe autobotit që shpërndau turmën duke hedhur ujë.

Për mediat ajo është shprehur se ka dalë të protestojë kundër qeverisjes së Edi Ramës dhe shpopullimit masiv, pasi siç tha fëmijët i ndodhen në emigrim.

“Erion Veliaj dhe Edi Rama hajdutët. Na kanë shit me ujë, na kanë shit gjithçka. S’ju vjen turp shteti. S’ju vjen turp Edi Ramës, Erion Veliajt me i bo këta fëmijë kështu, me bo nëna 80 –vjeçare.

Unë nuk luj vendit. S’jam kam lëviz hiç edhe me ardh qikjo makinë qitu. Protestoj për ikjen e Edi Ramës dhe klikën e tij.

Me hajdutë, kriminelë. Të poshtrit. E shiti Shqipërinë, fëmijët tanë janë në botë i këna mall me i pa. Çka me pas ma, tash me na qit dhe ujë me spec, me piper, gruas 80–vjeçare. Turp, turp, turp”, tha ajo.

6 Komente

  1. N
    Nata

    Ç’eshte kjo monster qe i thoni “ nëna “, i mbledhin neper katunde duke i manipuluar fukarejte me ndonje lek dhe i hedhin si karrem neper protesta qe te fitojne milionat qe u jep pushteti per veten e tyre! Aq te pashpirt jane sa qe bien pleq e femije neper protesta si mish per top! Harram i qofte djali i kesaj te moshuare qe e katandis nenen e tije ne kete gjendje per bythen e dordolecit te penxheres!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mistreci

      Ec aty nona, mos luj hiç. Qorrat e bibës te hoxhes Sali

      Përgjigjjuni
      1. a
        arrifi

        ...duhet te kthehesh ne shpellë , andej nga ke ardhur

        Përgjigjjuni
        1. I
          IDEALI

          IK MOJ NENE SE NUK JE PER ATE PUNE .MOS DEGJO PLAKUN E CMENDUR SALI.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Keto jane banda , jo vetem hajna, por dhe vagabonda dhe gangstera me gjyshet 80 vjecare.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Li

              Terboi dynjan Sali haleja. Oj none perdoret vota per ta rezuar nje qeveri jo koka e trash. Femijet duhet të ta shpjegojn qe mos maresh veten ne qaf per heren tjeter.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje