Sondazhet: Rritet mbështetja për kandatitët e PS-së në Durrës dhe Elbasan kundër rivalëve të tyre

28 Prill 2023, 10:24Politika TEMA

Sondazhet: Rritet mbështetja për kandatitët e PS-së në

Në sondazhin e dytë të zhvilluar nga Top Channel dhe Angi Richerche shifrat tregojnë një realitet të ndryshuar për shkak të fushatës elektorale.

Sondazhi për Durrësin:

Qytetarët e Durrësit të pyetur nëse e dinë që do votojnë për kryebashkiakun 83,2 përqind thonë se kanë dijeni.

Ndërkohë që në shifra të larta është njohja për kandidatët rivalë 93,6 për qind për Emirjana Sakon dhe 90,3 përqind për Igli Carën. Kandidatja socialiste Sako merr vlerësim më të mirë për fushatën e saj me 52,9 për qind, ndërsa vetëm 47 për qind e vlerësojnë fushatën e Carës.

Ndërkohë që për fushatën zgjedhore durrsakët mënyrë kryesore informimi kanë televizionin e më pas takimet elektorale që janë në një nivel me bisedat me miqtë dhe familjarët. Ndërsa nga rrjetet sociale njihen vetëm 20 për qind. Durrsakët kërkojnë nga kryetari i bashkisë më së shumti, punë dhe siguri, e më pas menaxhimin e qytetit. 52,9 për qind e të anketuarve thonë se do shkojnë të votojnë më 14 maj.

Ndërkohë fushata e këtyre ditëve ka ndryshuar perceptimin e banorëve të Durrësit për shkak se sondazhi e thellon diferencën mes socialistes Sako dhe rivalit Cara.

Sipas sondazhit ata marrin 54, 2 për qind dhe 45,8 për qind. Shifrat tregojnë se ka një rritje të lehtë të mbështetjes për socialistët dhe një rënie të lehtë për “Bashkë Fitojmë”.

Sondazhi për Elbasanin:

Në Elbasan, kandidati socialist Gledjan Llatja është më i njohur se rivali i tij Luciano Boçi dhe gjithashtu Llatja ka marrë vlerësim më të mirë për cilësinë e fushatës së tij në krahasim me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në Elbasan zgjedhësit më së shumti njihen me fushatën nga bisedat mes miqve dhe të afërmve ndërsa në vend të dytë dhe të tretë qëndron televizioni dhe takimet elektorale.

Zgjedhësit në këtë bashki më së shumti kërkojnë nga kryebashkiaku menaxhim më të mirë të qytetit, dhe në vend të dytë punësim e më pas siguri dhe në fund ngjarje kulturore dhe argëtuese.

Përqindja e atyre që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e Elbasanit është më e lartë se në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa pyetjes finale se kë do votojnë më 14 maj, 57,8 për qind përgjigjen pro kandidatit socialist Gledian Llatja dhe 42,2 për qind për Luiciano Boçin.

Rritje ka edhe mbështetja për socialistët me 49,4 për qind përkundër 39,6 për qind për koalicionin kundërshtar që ka pësuar një rënie të lehtë.

1 Komente

  1. c
    ce

    Shume dobet Igli Cara, karizma zero, imazhi i nje politikani te dobet, te lodhur , pa vizion ne nivelin e kryeplakut te Shkafones, asnje shans per te fituar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje