SONDAZHI: Rama kryeson mendimin pozitiv, Meta mendimin negativ

17 Tetor 2024, 09:15Politika TEMA
SONDAZHI: Rama kryeson mendimin pozitiv, Meta mendimin negativ

Gjatë periudhës 22 shtator- 02 tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend dhe liderët e partive të reja.

Në mënyrë krahasimore lidhur me mendimin pozitiv për liderët kryesorë në vend të testuar elektoralisht më parë, rezulton se për qindjen më të lartë e ka Edi Rama 45.9%, ndjekur më pas nga Sali Berisha 28.7%, Lulzim Basha 13.9% dhe në fund Ilir Meta 9.9%.

Ndërsa për mendimin negativ, renditjen e liderëve e kryeson Ilir Meta me 84.6%, ndjekur nga Lulzim Basha 80.5%, Sali Berisha 66.3% dhe në fund Edi Rama 50.1%.

Të pyetur lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për liderët e partive apo lëvizjeve të reja politike, lideri me përqindjen më të lartë të mendimit pozitiv është Adriatik Lapaj me 46.2%, ndjekur nga Agron Shehaj 41.7%, Arlind Qori 31.3% dhe Endri Shabani 23.8%.

Radhitja e liderëve të rinj lidhur me mendimin negativ kryesohet nga Agron Shehaj 33.4%, ndjekur nga Endri Shabani 26.8%, Arlind Qori 24.5% dhe Adriatik Lapaj 24.4%.

Lidhur me renditjen e tyre në lidhje me nivelin e njohjes, më pak i njohur mes tyre është Endri Shabani për të cilin 42.8%  e të intervistuarve përgjigjen “Nuk e njoh”, ndjekur nga Arlind Qori 36%, Adriatik Lapaj 22.8% dhe në fund Agron Shehaj 16.8%.

7 Komente

  1. Z
    Ziu

    Shqiperia nuk ka asnje te sakte.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Makiaveli

      Jam kurioz nëse vitin tjetër Meta bëhet prapë me ramazonin çfarë do shkruajë Tema?? Si në 2013 ku nga like floriri me bllok ne dorë 7% u bë z. Meta kryetar kuvendi

      Përgjigjjuni
      1. z
        zeri i arsyes

        Njesoj si RD, qe nga Like Floriri e beri z.President dhe hero te demokracise. Madje, ankohen pse po hetohet Meta, kur ne fakt, po hetohet per akuzat e bera nga non-grata ne salle te parlamentit, dhe jo nga PS.

        Përgjigjjuni
      2. s
        spata

        Foto shume kuptimplote . Keto brryla do t'jafusim popullit gjate mandatit qeverises .

        Përgjigjjuni
        1. P
          Popull

          Na hongshi mutin o bythelepiresit e Rames.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirona emigrand

            Shqipetaret fshatar qe saptuan qytetin idukej qyteti amerik,shkaterruan e vodhen cdo gje,tashti japin dhe mendimin kush mafjoz eshte me i miri

            Përgjigjjuni
            1. r
              robi

              Spiuni Agush 50 lekesh dhe perbindeshi i vicidolit e kane masen e urrejtjes popullore 99.99% dhe jo aq sa sondazhi. A ka mase vleresimi me te mire kur keta dy kane humbur pushtetin be 92% te teritorit ne 14 maj 2023 dhe ne 56 bashki nga 61 qe ka vendi.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje