Erion Braçe: Qarkullon një “lumë i madh parash” nga burime të paligjshme dhe të huaja

16 Tetor 2024, 18:01Politika TEMA
Erion Braçe: Qarkullon një “lumë i madh parash”

Kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për “Dizinformimin”, Erion Braçe, tha të mërkurën se në fushatat zgjedhore qarkullon një “lumë i madh parash” nga burime të paligjshme dhe të huaja, gjatë një mbledhje ku u diskutua nevoja për kontrollin e këtyre financimeve.


“Ne e shikojmë që në fushata elektorale ka lumë parash, lumë, lumë parash dhe një lumë që nuk korrespondon fare me atë që deklarohet zyrtarisht pranë institucionit,” tha Braçe duke iu drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjet, Ilirian Celibashi, i thirrur në seancë dëgjimore në komision.

Braçe e konsideroi këtë një shqetësim të madh dhe shtoi se “lumi i madh i parave, përfshirë dhe para të krimit, vjen nga burime brenda dhe jashtë vendit”.

Komisioni që ai drejton është ngritur me qëllim “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit” dhe një prej tyre lidhet me financimet e mundshme në fushatat zgjedhore.

“S’do dalë Putin apo Ajtollahu të thotë… po skemat janë të qarta, gjendet një guackë një burim që e bën këtë gjë,” aludoi Braçe, duke propozuar që të krijohet një mekanizëm kontrolli pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për këtë gjë.

Sipas Braçes, instrumenti i kontrollit duhet të bëhet “i gjerë dhe agresiv” në raport me ndërhyrjet e këtij lloji.

Nga ana e tij, Komisioneri Celibashi parashtroi kufizimet që ka KQZ për monitorimin e financimeve të partive dhe sidomos të burimit të këtyre financimeve, duke e quajtur këtë një çështje penale që del jashtë juridiksionit të këtij institucioni.

“Do ishte naive që përmes mekanizmave të KQZ-së të merret informacion dhe më pas të vlerësonte financime që vijnë nga veprimtari të paligjshme dhe kriminale apo nga shtete të huaja,” tha Celibashi në Komision.

Sipas tij, deri më tani procesi i monitorimit është formal, vetëm nëpërmjet ballafaqimit të shifrave me një auditim kontabël dhe se ka nevojë për përmirësimin e mekanizmave të raportimit nga Partitë Politike për proceset zgjedhore dhe për financimet nga palë të treta.

Transparenca e financave të partive dhe kandidatëve në zgjedhje është një problematikë e konstatuar nga raportet vëzhguese në të gjitha proceset zgjedhore, ndërsa mekanizmat ligjorë janë të mangët për kontrollin e vërtetësisë së deklarimeve të tyre pranë KQZ-së.

13 Komente

  1. V
    Vala

    Pse cuditesh?! Ka zgjidhe qesen vampiri se koka i dhimbet me shume se portofoli

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rabid Left

      Tellalli i regjimit, sot e morri vesh!lol

      Përgjigjjuni
    2. K
      KCK Live ne Surrel

      Kujdes mor miushi i vocerr Bracko se po shko e futesh si dhia qe ha ne Traste te Bariut...e pastaj e di ti se c'te ben Bariu...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me avash shoqe

        Ik ore xhepist i linjes se autobuzave Kombinat-Kino Studio, ke surrat e flet per para te pista qe i ke duart zhul nga xhepat e te tjetereve dhe keqene Zevendes i Ed Brekushexjiut megao-gajdutit CEO i oligarkeve, PPP, i halabakut Alabar, i Inceneratoreve, i Sterilizimit e me rradhe. Do te vije edhe dita e gjykimit nuk eshte e larget, ne kete bote per se gjslli do t'i lani te gjitha cfare i keni bere ketij populli dhe Shqiperise ja keni "dhjere" edhe Sali Serbit.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agim

          Perderi sa parate jane nga krimi dhe ju qe i perdorni ini parti kriminale

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Po pse ben te paditurin more kastravec. Jane para krimi qe me i gjati juaj beri cmos te legalizoheshin, por nuk u lejua nga nderkombetaret. Cunat e Londres i kane fituar me djersen e bythes ne shtepi bari. Keto jane gati te mbushin Shqiperine per fushaten zgjedhore. Keto para jane shpresa juaj per te fituar zgjedhjet

            Përgjigjjuni
            1. T
              Toçi i Kandarit

              Keto qe thote ky trimi ose jane budallalleqe ose jane te verteta. Po kapi mo trim. Apo je i lodhur? Po nuk munde hapi krahun dikujt tjeter qe ka mundesi. Je bere si ato perallat me Nastradinin. Po munde hap edhe nje faqe ne OnlyFans se mbase ben ndonje lek.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Daullxhiu

                Pse si tregon ku jane ti kone?

                Përgjigjjuni
                1. e
                  ermal

                  Miu miu kocomiu brace erionka konia e llapave

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shqiptari

                    Ore ky Erioni eshte karosur fare.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Enio

                      Nuk e di. Populli i thjeshte nuk po shef gje. Pa lek gjithe jeten. Paret e krimit shkojne te qeveria.

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tornitori

                        no shit sherlock......

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mir hazizi

                          Boll o miush se le name. Shko prap kontroll me dogana qe ne 7 te mengjesit gjasme do vije rregull. Shko te gazheli se tani as deren sta hap me

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje