Kryetari i Komisionit të Dezinformimit Erion Brace, në një komunikim me gazetarët tha se nuk duhet të depërtojë dezinformimi. Braçe shtoi se duhet bashkëpunim për të shmangur ndërhyrjet.
“Institucionet duhet të rregullojnë bazën e tyre për të mos lejuar ndërhyrje të drejtpërdrejta të shërbimeve të operatorëve që operojnë në Shqipëri dhe origjinën e tyre e kanë në vende që nuk janë miqësore me ne. Ka institucione që thonë merrem me media audiovizive.
Mendoj që është krijuar një klimë në këtë vend ku po ngrite një shqetësim, po bërë një kritikë shkel në një terren në acid ku digjesh menjëherë sepse të turren të gjithë”, tha ai.
Deputeti socialist tha gjithashtu se ligji i mediave audiovizive ka probleme dhe ky ligj kufizon veprimtarinë e AMA.
“Një ambient demokratik duhet të jetë u mbrojtur nga këto influenca dhe të jetë tërësisht i lirë. Ligji i mediave audiovizive ka probleme në momentin që ne flasim, kufizon veprimtarinë e AMA.
Unë mendoj që të gjithë sektorët e medias duhet të vazhdojnë veprimtarinë në përputhje me ligjin. Ky shqetësim ngrihet dhe nga BE.
Të gjithë ekspertët që ne kemi duhet ta rregullojnë vetë ligjin dhe jo ne. Mund të rregullohet me përgjegjësi dhe me edukim të vetë mediave. Natyrisht, do të synojmë shumë te vetëedukimi.
Modeli mund të jetë shumë i vlefshëm, mund të synojmë me rregullat që ka BE”, tha ai.
Lini një Përgjigje