Dhuna dhe kaosi në Kuvend nga opozita, Koçi: Krim i organizuar, duan qeveri teknike që bandat elektorale të kenë liri

16 Tetor 2024, 10:10Politika TEMA
Dhuna dhe kaosi në Kuvend nga opozita, Koçi: Krim i organizuar, duan

Deputeti socialist, Petro Koçi ka komentuar kaosin e krijuar nga opozita në Kuvend dhe djegien e karrigeve. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV, Koçi thotë se halli i vetëm i opozitës është drejtësia.


Krim i organizuar e quan Koçi skenarin e djegies së karrigeve jashtë oborrit të parlamentit, ndërsa thotë se deputetët e PD po i shërbejnë Berishës, pasi ky i fundit do të vendosë listën e deputetëve për zgjedhjet parlamentare 2024.

Për Koçin, PD kërkon qeveri teknike me qëllimin e vetëm që bandat elektorale të kenë liri.

“PS nuk është se ka shumë në dorë në kuptimin, që nuk është një marrëdhënie kërkesë ofertë. Problematika kryesore që ka vëmendjen e opozitës është drejtësia. Ata godasin qeverinë, gjithnjë me idenë se duan me spont të godasin drejtësinë. Janë problemet personale të Berishës.

Ky është njeriu që firmos listat e ardhshme për deputetë. Kemi individë nga opozita që deri dje kanë qenë shumë normal, brenda pak ditësh u shndërruan në qenie komplet tjetër.

Ishte gjithçka e organizuar, nëse i vëmë emrin krim, është krim i organizuar, merr karriget i nxjerr jashtë, njëri merr benzinë, tjetri nxjerr çakmakun, ky nuk është fare skenar politik, është ordiner.

Ndoshta kanë menduar se do pengohej zhvillimi i konferencës ndërqeveritare, gjë që dështoi. Ky ishte një nga qëllimet. Është shumë e rëndë ajo që ndodhi në Kuvend.

Qëllimi afatmesëm është lirimi i Berishës dhe qëllimi afatgjatë janë zgjedhjet. Duan një qeveri teknike që mos të ketë pushtet. Duan një situatë pa kontroll dhe të bëjnë si duan bandat elektorale”, tha Koçi.

2 Komente

  1. K
    KURRE ME BERISHIZEM.

    NOC RROKUN , DO TE MARRIN .

    Përgjigjjuni
    1. R
      RRISNI PENSIONET .!!

      DO TË NA I RRISE PENSIONET QEVERIA TEKNIKE ?? JO INDEKSIM ÇYRYK .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje