Rama: Në 2030 do ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel

16 Tetor 2024, 08:47Politika TEMA
Rama: Në 2030 do ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit

Një ditë pasi Shqipëria çeli 5 grup-kapitujt e parë për negociatat dhe anëtarësimin drejt BE-së, me konferencën ndërqeveritare të Luksemburgut, kryeministri Edi Rama e ka kujtuar me një postim aspak të zakontë.

Ai e ka nisur ditën e 16 tetorit duke e quajtur një “krenari të paharrueshme” me postimin në rrjetin social Facebook, teksa thekson se “Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Europën e Bashkuar”.

Rama shpreh bindjen se në fund, “Shqipëria 2030 do e ngrejë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Brukselit në BE”.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”.

7 Komente

  1. Y
    Ylberi ose ish piramida , selia e dylbereve

    Mirmengjes o legeni i Lindes me kapele!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Zoti te bekofte o Kryeminister. Me ne fund po i afrohemi familjes se Madhe evropiane qe 600 vjet jemi anash.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O Zot cfare tjeter do te na shohen site.....

        BE:bayraku i Iskanderit dhe Kemol Ismael i duhet edhe ai i Atatürk Kemol....pa harruar ketu edhe citjonet Adidas,tangat e baba Rrahimondi-t dhe mustaku i palar i Erdogan.... gezuar ramazonin !!

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjergj Fishta i riu

          Te lutem Zoti Rama te pakten ju dhe kabineti juaj duhet ta shkruani ISCANDERBEG, Ashtu siç e ka lene logon per se gjalli ne shpaten e tij. Atehere çdo gje shkone ne vendin e vet dhe populli bindet se ka gabuar me perdredhjen e emrit te tij, per te justifikuar nderrimin e religjionit. Ai, ISCANDERBEG asht po ai djali nga Dibra(Sinjë), por 7 vjeç shkoi ne shkollen ushtarake te Romes ku Shkelqeu duke fituar dy medaljet me te medhaja te shkolles; Shpaten ku i vuri logon ISCANDERBEG dhe Perkrenoren me koken e dhise me mbishkrimin domethanes IN*PE*RA*TO*RE*. BT. Keto te dyja shpjegojne te gjithe karrieren e tij luftarake per ATDHE. Ai nuk ka qene asnje here ne Turqi dhe nuk e ka nderruar kurre religjionin. Lindi, luftoi e vdiq KATOLIK. Ato pune i kemi bere ne pasardhesit e tij dhe me sa duket nuk do leme gje pa bere deri kur nje dite te ndjehemi te turperuar para tij. Ai nuk la asgje te shkruar, por la logon e tij shume te thjesht per tu kuptuar dhe vulosur se ai ka qene shqipetar dhe ka luftuar per atdhe se e dinte se te ndodhur perballe fuqise me te madhe te kohes, i pari do te thyhej religjioni. prandaj ne gjithe boten Religjioni bashkon popuj me gjuhe te ndryshme kurse ne Shqiperne e vogel, atdheu i vogel me gjuhen shqipe, mbishpetuar, bashkon shume religjione. Dhe me fale se desh harrova: Gezuar 16 tetorin, se siç duket ai nuk do te na ndahet gjithe jeten.Komunist e bije te komunisteve ju lutem largohuni vullnetarisht nga qeverisja, se populli shqiptar asht kthyer si delet qe kur del ujku i turren nga pas. Te pakten bej gjestin me te madhe, per t'i dhene frymemarrje Shqiperise dhe mbetur ne histori. Ta besh fushaten e mandatit te katert me LOGON: JU lutem mos me votoni mua dhe partine time! E keni diku tjeter te ardhmen qe meritoni. Ka ardhur koha te rregullosh te fshehten (dinakerin) e Ramiz Alis. Faleminderit

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kosovari PS

            Je shume i zgjuar Zoti Rama padyshim qe ne BE do te kesh nje vend ne keshillat e larte drejtues je humanist i madh

            Përgjigjjuni
            1. s
              starfullah !

              po cflamur te Iskanderit do te ngresh o tu mbyllte e mendjes. Cpune ka arnautlleku me kete flamur ?Ti do te na besh shtet mohamedan ne mes te Tiranes. I di evropi keto bemat e tua o. Po per xhamine e Erdoganit ne mes te Tiranes te thane gje ne Bruksel o ? Aaaaa po ti paske pherdhur fare bre. Po thashe une, kur vesh ato brekushet çoç kerkon te na tregosh, po kush e kuptoi thuaj.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Na genjejne, por ke par qẽ na pelqen?

                Po nuk na pranojne ne BE or jooo!! Na genjejne . Kemi mbi 700 mije pensioniste me pensione qesharake. Evropa do ti ushqeje dhe mjekoje?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje