Erion Braçe: Drejtori i Përgjithshëm i KLSH ka për detyrë të bëjë punën dhe të mbajë vendin e vet

15 Tetor 2024, 19:46Politika TEMA
Erion Braçe: Drejtori i Përgjithshëm i KLSH ka për

“Sot nuk kemi pse të hapim diskutime për çfarë kemi dakordësuar javën që shkoi”.

Por ky mendim i deputetes Gjylameti nuk ishte i njëjtë me të kolegët e saj, pasi debati nisi mes vetë maxhorancës, për mënyrë se si do të funksionojë KLSH.

Edhe pse pati tone të larta në fund u votuan propozimet e kryetarit të komisionit Eduart Shalsi, i mbështetur nga Erion Braçe dhe Blerina Gjylmeti.

Sipas rezolutës së miratuar nga maxhoranca socialiste, KLSH duhet të bëjë transparente kohëzgjatjen, planin dhe grupin e auditimit, duke i vendosur kufij dhe kritere ne mënyrën si do të kontrollohen institucionet publike.

Por deri sa të arrihej në këtë konkluzion, rrugës pati dhe paqartësi nga vetë deputetët e PS.

Pranvera Resulaj, deputete e PS: Kemi venë re që në faqen zyrtare janë publike, auditimet, audituesit, periudhat. Çfarë duhet të publikohet që në nisje nuk jam shumë e qartë?

Erion Braçe: Ajo që në po kërkojmë ti caktojë vetë, ti bëjë vetë ama ti bëj transparente. Për një auditim të caktuar te këtë një proces të caktuar. Nuk mund të jetë thjeshtë dhe vetëm vullneti im personal, që unë do caktoj Erionin, Frrokun dhe Albanin.

Eduart Shalsi, kryetari i komisioni kërkoi që të bëjë një ndarje e barabartë të grupeve audituese.

Eduart Shalsi: Një sekondë more, një sekondë se debat po bëjmë. Shifni pak se çdo të thotë që një auditues të ketë ngarkesë të madhe, ndërkohë të tjerët të bëjnë vetëm 10% të punës.

Por për kolegun Frrok Gjini, planifikimi i auditimeve që bënë KLSH caktohet jo vetëm nga kryetari Arben Shehu por edhe vartësit e tij. Por ky qëndrim u kundërshtua me tone të larta nga kolegu Braçe

Frrok Gjini: Ka një rregullore kur i cakton audituesit, dhe ka drejtor të përgjithshëm. E nëse do ta bëni institucionin me pushtet terrorist atëherë këtë fuqi jepjani një njeriu.

Erion Braçe: Drejtori i Përgjithshëm në përshkrimin e punës ka për detyrë të bëjë punën e të mbaj vendin kaq, atë të bëje. Drejtori Departamentit ka të drejtë të menaxhojë departamentin kaq.

Tashmë i takon deputeteve të parlamentit për të votuar ose jo mënyrën e re se si do të funksionojë KLSH.

5 Komente

  1. N
    Një komshi që ja do të miren Braçes

    Ja dhe Braqja që bo si di nerv. Gjaame do me bo shtet Braqja. Jan bo grup me Xhafajn. I dhemb shpirti per KLSh Braqes shokut Bujar Leckajt

    Përgjigjjuni
    1. L
      Laura

      Kontrolli i Larte i Shtetit duhet te jete ne vartesi te SPAK-ut.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klsh I hani menderen me keq e keni

        Ik mor pirdhu ju aty, ju ka ngel muti ne zyra, te cilen po ju gjen KLSH plot shkelje. Rama e ka kocken ne fyt, i mbytur nga korrupsioni. Shpik te flisni ju Brace lepri, Shalsi gomari dhe Gjylameti macja. Ku se ka prek KLSH-ne Nano, Angjeli, Malaj ekonomist te zote, packa se ishin specialist fushe deri Saliu pushtuesi, Ruli, erdhet ju te paaftet me ate gallopin e gjate. Ju rre mendja me ate komisionin Xhafaj deshtake

        Përgjigjjuni
        1. A
          Adriatik

          Klsh eshte kthyer ne gjobvenes.E di qe nuk i kontrollon njeri dhe bejne presion.Po ti kundershtosh hidhen perpjete.Kane frike nga observacioni i materialit.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Deti

            Mashtrim Klsh nuk eshte gjobvenes Adriatik, por nuk duan te auditohen institucionet e qeverise, se kane firmosur duke shkelur ligjin. Aspak shkoni lexoni raportet audituesve se jane ne spak e prokurori.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje