Shqipëria shënjoi dje një moment historik drejt rrugëtimit në BE, duke hapur negociatat për grup-kapitullin e parë. Për deputetin socialist, Petro Koçi ky është një sukses i politikës së jashtme të Shqipërisë.
I ftuar në Report Tv, Koçi thotë se vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa gjigandë drejt rrugëtimit europian, duke theksuar se tashmë nuk është më e paragjykuara e Europës.
“Ky është një sukses i politikës së jashtme të Shqipërisë. Mund të jemi kritik me Ramën, mund të ketë 1 mijë e një të meta, por në planin e politikës së jashtme, hapat e Shqipërisë kanë qenë hapa gjigantësh vitet e fundit.
Është një situatë që nuk ka qenë kurrë më parë, përtej ngjyrimeve politike. Shqipëria nuk është më e paragjykuara e Europës”, tha Koçi.
Deputeti socialist shtoi se Shqipëria i ka bërë detyrat, ndërsa tha se ‘martesa politike’ Berisha-Beleri ndikoi deri diku në vonesën e mbajtjes së konferencës së dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri.
“Shqipëria është më pranë BE. Përtej kritikave që mund të ketë opozita, e vërteta është që ky proces ka ecur në përputhje me direktivat europiane.
Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë dhe siç e dimë konferenca e dytë ndërqeveritare u vonua për arsye të tjera, martesa politik Berisha-Beleri.
Ndikoi besoj Greqia, kjo është lexuar nga analistë të ndryshëm që u krijua një lloj pengese nga Greqia. Në prag të kësaj konference bëri edhe deklaratën pozitive. BE s’mund të pranojë regjime në gjirin e vet”, u shpreh Koçi.
foli letyra se do emrin per deputet. shko be analizat se nga ftyra dukesh se ke skallo ose kancer ne sqetull.