Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali firmoset sot, Rama: Përfitojnë 500 mijë shqiptarë

6 Shkurt 2024, 09:02Politika TEMA
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali firmoset sot, Rama:

Pas shumë vitesh negociata, ditën e sotme pritet që të finalizohet marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve.

Marrëveshja do të nënshkruhet në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe homologu i tij Italian, Antonio Tajani.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen dhe shkruan se do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë në Itali.

“MIRËMËNGJES, dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

1 Komente

  1. R
    Rritje të diferencuar per pensionet !!!

    S’betë gje të vlefshme per pensionistet e shkretë. Nen 30.000 leke , s’jeton dot njeri . Uroj nje dite ta provoni dhe ta shijoni . Ngrini minimalët, mos i rrisni njëlloj . Indeksoni realisht , jo me hile.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje