Sot pritet votimi për mandatin e Xhaçkës, Kryemadhi 'rikthehet' në Kuvend: Gratë bëhen ‘mish për top’, ‘karma is a bitch’ Olta

11 Prill 2024, 13:47Politika TEMA
Sot pritet votimi për mandatin e Xhaçkës, Kryemadhi

Deputetja Monika Kryemadhi duket se ka gjetur kohë për tu shkëputur nga stërvitja intensive në palestër dhe është rikthyer në Kuvend. Në fjalën e saj në seancën plenare sot, duke folur për mandatin e Olta Xhaçkës, deklaroi se në këtë rast vlen shprehja se çfarë do të mbjellësh do të korrësh.

Kryemadhi theksoi se në Shqipëri drejtësia funksionon me regji, dhe se Xhaçka është pjesë e regjisë që drejton mazhoranca.

"Më vjen keq që ne gratë bëhemi mish për top për burrat, por ‘karma is bitch’ Olta. Sot pas 34 vitesh gjendemi akoma në një regjim hibrid gjysmë demokratike.

Nga një vend hibrid po shkojmë drejt një vendi autoritar. Drejtësia funksionon me regji dhe Olta Xhaçka është pjesë e regjisë.

I duhet mazhorancës ushqim për opinion publik që të largohet vëmendja nga inceneratorët, fondet e IPARD. Ju kujtojmë Xhafajn para disa vitesh për vilën që ju dha Bashës për të larguar ministrin e Brendshëm.

Elitat e së shkuarës dhe të ardhmes të cilat vazhdojmë të jemi informal edhe në punën që bëjmë vazhdojmë të kemi një punën informale. Nuk kemi një vizion të qartë cila do të jetë ekonomia shqiptare për të ardhmen", - tha Kryemadhi.

3 Komente

  1. k
    kujdes !

    Ku ke punuar ti Monika para se te beheshe deputete? Ndoshta.....prandaj Shqiperia s'ka rehat, pa zhvillim ka marre tani. Por dhe kjo do zgjet jop nga drejtesia por nga natyra. Do vdisni dhe do tu behet gjyqi pas vdekjes nga ata prokutore e gjykates qe do i sherbejne vertete Shqiperis, do u sekuestrohet dhe pasuria marramendes juve atje ku e kane femijet tuaj. Vdekje hajduteve e krimineleve !

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      Kjo Monika nuk mund te krahasohet me Xhaçken,se ajo pati fatin te martohej me nje burre te pasur qe merrej me biznes qe ne 91,ne nje kohe qe Monika me burrin e saj Ilirin nuk kane punuar nje dite ne pune per te fituar me djersën e ballit.Kam përshtypjen se GJK nuk ka arritur te gjeje fakte nga padija e PD se do t'ia hiqte imunitetin Xhaçkes e ja ka lene parlamentit te vendose

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha

        Monika kryemadhi është bitch, karma ska pune fare

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje