Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

8 Prill 2026, 11:30Politika TEMA
Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse

Shqipëria duhet të presë për të marrë një përgjigje nga Këshilli i Bashkimit Evropian mbi Raportin e Ndërmjetëm, që do ta kalonte në fazën tjetër procesin e negociatave. Këshilli i BE thotë se për të arritur në një marrëveshje, vendeve anëtare do t’i duhen edhe disa raunde të tjera bisedimesh.

Për juristin Kreshnik Spahiu, vendimmarrja për zgjerim në BE nuk është në dorë të kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë shqiptare.

Në një lidhje live për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Spahiu tha se qeveritë europiane janë të drejtpërdrejta dhe nëse do të kishin një shkak politik, ligjor apo diplomatik për mos-anëtarësimin e Shqipërisë në Union, do ta deklaronin.

“Në radhë të parë, vendimmarrja për zgjerim nuk është në dorë të Ramës dhe Shqipërisë. Të vetmen gjë që ka në dorë Shqipëria është që të plotësojë çdo kërkesë. Vendimmarrja është e shteteve të tjera që janë anëtare të BE-së. E dyta do të thoja se të gjitha komentet që bëhen në media, në tërësi janë spekulative. Në Shqipëri ndahen tifoza politikë, ata që përfaqësojnë opozitën dhe median e mbushin me spekulime.

Një gjë duhet të jemi të qartë, që qeveritë europiane janë të drejtëpërdrejta. Nëse kanë një shkak politik, ligjor, diplomatik, e thonë drejtpërdrejtë, nuk e thonë me nënkontekste indirekt. Qeveria ka një lloj nguti për të marrë përsipër edhe afate. Një gjë duhet të jemi realistë, që Shqipëria është e mbushur plotë me gropa në mos-plotësimin e standardeve”, tha mes të tjerash Spahiu.

Më tej Spahiu deklaroi se nëse nacionalistët e djathtë marrin pushtetin në shtetet kryesore të Europës, si Francë dhe Gjermani, atëherë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE do të ndalej.

Kjo pasi sipas Spahiut, partitë e ekstremit të djathtë kanë në programin e tyre politik ndalimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Ajo çfarë ne duhet të kemi ngut, është që ne rrezikojmë nga ndryshimi i qeverive europiane, që të hyjmë në BE. Që do të thotë një largim i Macron dhe ardhja e nacionalistëve në Francë, një largim i Merz dhe CDU-së dhe ardhja e nacionalistëve në Gjermani, pra ardhja e gjithë euroskeptikëve, nacionalistëve, të djathtës ekstreme në Europë, do ta largonte përfundimisht Shqipërinë nga BE dhe do të printe çdo lloj shprese, jo për shkak të standardeve, por për shkak se ata e kanë platformën e tyre. Pra duhet të nxitojmë që të kapim trenin europian të partive që janë pro-zgjerimit”, tha mes të tjerash Spahiu.

32 Komente

  1. L
    Lani

    Ajo dihet po e moren rracistet e qelbur te europes .ne sna duan keto poshtersit gjeja te demokrat

    Përgjigjjuni
    1. d
      demokrataxhiu revolucionar

      Dhe saliu ben rrumpalle me molotove e tym e flake ne Shqiperi... kujt i sherben? Te djathtet ekstremiste ne BE kane QELLIM te njejtin me Putin... Mos zgjerimin e BE. Edhe saliu ate po ben. PRANDAJ ata kokecepat qe kapen me molotove e krijojne rrumpalle ne emer te saliut.... t'u qihen robt, sepse jane ANTISHQIPTARE... asnje meshire.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kush

        Ishalla e marrin dhe te rregullojne Evropen e cila ka dale nga shinat, ne kte evrope me lloj lloj pislleku nuk duam te marrim pjese. Me nje Evrope sie Polonia, Italia dhe Hungaria PO.

        Përgjigjjuni
        1. I
          I

          Po mire e bejne gjersa komentuesit ketu i duan partite e ekstremit te djathte ne Europe. Mezi po presin te vije Marine Le Pen dhe t'i perplase deren e Europes ne surrat. Kujtojne se ata i duan shqiptaret me shume se arabet dhe afrikanet. Sic do pirdhen arabet, do pirdhen gjithe te tjeret. Shqiptaret jane azilkerkuesit e dyte me te larte ne France pas sirianeve. Ne Gjermani e njeta gje. Ta gezoni Le Penin pas 1 viti.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiperia duhet ta harroje Gjermanine......

            Rama duhet te konsultohet me popullin nese duhet te ftohemi me Gjermanine apo ta leme akoma te na poshteroje! Gjasat jane qe Gjermania do te mbetet kundershtare e perhereshme, dhe ne duhet te afrohemi me shume me aleatet e vertete si Usa, Turqia, Italia. Shanset jane qe marredheniet e shtuara me Turqine jane opsioni me i mire. Turqia meriton nje kerkese falje nga Rama, e di vete Rama perse. Turqia eshte vella i vertete qe kurdohere jep prova se na del per zot! Shqiperia duhet edhe te normalizoje marredheniet me Kinen dhe Rusine, gje qe do ta mbeshtese edhe z.Trump. Rama duhet te synoje te bashkoje trojet shqiptare dhe jo te prese lemoshe nga BE. Bashkimin kombetar tonin do ta mbeshtese Usa, Turqia, dhe Italia. Nuk na duhet tjeter gje, pervec edhe nje sistemi drejtesie te vertete.

            Përgjigjjuni
          2. X
            X

            Pas fiks nje viti, ne France do mbahen zgjedhjet presidenciale. Presidenti Makron pasi ka fituar 2 mandate radhazi, nuk ka te drejte me ligj qe te kandidoje per nje mandat te trete. Sipas te gjitha sondazheve te deritanishme, zgjedhjet ka gjasa t'i fitoje kundershtarja e tij Marine Le Pen. Partia e Marine Le Pen e ekstremit te djathte do bllokonte cdo anetaresim te ri ne BE, sidomos nga Shqiperia, nje vend i famshem per kerkim azili ne France dhe trafik droge ne Europe. E njejta gje dhe ne Gjermani ku do mbahen zgjedhjet me vone. Do t'i fitoje partia e ekstremit te djathte AFD qe ndaj emigracionit eshte edhe me e ashper se Le Pen. Pra Europa, me Francen dhe Gjermanine ne krye, eshte e lodhur nga emigracioni dhe kjo do te ndikoje ne bllokimin e anetaresimit te vendeve lindore ne bllok. Ky eshte realiteti qe shalgjati jone nuk e tregon dhe eshte bere gati qe te filloje qaravitjet kur prape Franca ose Gjermania te na mbyllin prape deren ne surrat.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shvejku...

              E shumta partia e Le Pen mund te fitoj raundin e pare po kurre shumicen as presidencen se raundin e dyte bashkohen qendra e djathta e majta me kuc e me mac dhe e nxjerrin rruar e qethur si ka ndodhur gjithmone shembulli i fundit ne zgjedhjet e lokale.

              Përgjigjjuni
            2. H
              Hakiu

              Shpresoj nacionalistet e tyre te jene siku ti kreshnik spahiu,te deshtuar dhe lakmitar matrialist...

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gaetano

                Qe ne kohe te Skenderbeut, shqiptaret kane para syve nje iluzion, te ndien europian, nderkohe qe nuk e ndiejne dhe se kuptojne tek vetja, jane me te priviligjuar ne toke te tyre, se cdo kush ne Europe. Uje, gaz, minerale, kater stine, klime. Ca nuk kemi, tru , qe na dalshin kallup.tjetri te vjen per turizem, sepse I mungon.ne pranojme te lajme halet e botes, se jemi hale ne llogjike.e thjeshte,tironsi se kupto kurre qe ka bythen ne flori, vje jananxhiu e shijon. Kshu ne puna e shqiptareve ne teresi. Shkon si kafshe e padesheruar, te regjistrohet si I pa vlere ne kopshtin zoologjik perendimor, kur zoti I ka lejuar te kete cdo gje tek bytha. Me mire te dish sa te kesh.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lani

                  Pupupuppu atehere shqiperine e mori lumi hahahaha

                  Përgjigjjuni
                2. K
                  KROI MBRETIT

                  Nuk fitojne forcat ekstremiste ne Europe.Te mos kemi frike,por te bjeme reformat qe kerkohen.Investimi i opozites berishiane neper kancelarite europiane per te bllokuar integrimin eshte evident.Por kjo dihet dhe kjo opozite mjerane do e mare pergjigjen ne zgjedhjet e ardheshme.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rama, mos e deh popullin me endren e BE

                    Fitorja e sigurte e te djathtes extreme deshmon kalbjen e plote te kapitalizmit demokratik Evropian. E ardhmja i takon Kines, Rusise, Turqise, Indise, dhe BRIKS. Shqiperia duhet ti bashkohet Turqise drejt kesaj te ardhmeje me te mire per shqiptaret.

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Trapajane hesapi

                    Nuk the ndonje gje te re,madje do te shkoje me thelle,do te shperbehwt BE.E ku do te futet shqiperia po u superbe BE?Sigurisht nen Serbi dhe Greqi.

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      labi

                      O Kreshnik e ke marre socialin qe te jep Gjermani? nese pertite e djathta fitojne Shqiperia do hy me shpejt ne BE,jo se na duan po puna eshte te tallin trapin me Shqiptaret sic e kan tall gjithmone.Nje popull qe nuk do punen,nje popull qe ka humbur cdo lloj vyrtyti,nje popull pa morral fe dhe atdhe meriton te tallet.Mjafton te shikjojme,Shqiperia ka nafte,male e dete,klime mersdhetare me gjysmen e popullsise te ikur ne kurbet,me shume lumenj e liqene,perfundmi Shqiptaret kane uje me orar,blejne naften me te shtrenjte ne ballkan mos te them dhe europe, kan nje shkalle divorci nga me te lartat ne europe,kane shkallen me te ulet te besimit te njeri tjetri.a nuk e meriton ky popull te tallet?a nuk eshte Berisha qe i vrau ne 97 e i mori parate ne firmat piramidale e ben qef te gjiri lalzit e shqipot rrine e shikojne si bufat,ky eshte tama popull per BE, te ishte mire BE ishte fut dhe Zvicra qe eshte nje nga shtet me te pasur te europes.Te gjitha zgjidhjet kane nje perfundim,pune pune pune.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sala

                        Tij grin sallat, Shqiperia nuk ka gropa more qelbesire, kur jane Bullgaria e Rumenia pse jo Shqiperia, ai palloshi I ka marre masat, nuk shkoje kot ne Amerik sepse e dine se ne euvrope jane kurvat ne politik e ne cdo moment jane goditje per Shqiperine plus kemi salehun me partin fashiste dhe nje drejtesi total te qelbur qe merret me kanale ura fshati pastruese

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Cfurku

                          -----Kur unë jam me vones,------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ treni niset në kohë,---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------kur unë jam në kohë,------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------teni niset me vones.-------------------------------------- Futja kot Niku, Edi edhe "Djallin" bën për vete.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kolonel Myslimi pa dylbi

                            Qe kur ka filluar te konspektoje fjalimet e Pallosh Sumës, ky Kreshniki eshte bere me I zgjuar. Ne vend te xhelës përdor graso karabine model 56.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mendim

                              Po jo mo Kreshnik e ke gabim, Franca vdes per Shqipetaret sidomos kur lexojne komentues ketu tek Tema qe flasin e shajne myslimanet e emigrantet ne France sikur te jene ne shtepine e tyre. Sa ta marrin pushtetin do i nxjerrin te tere jashte perveç Shqipetareve, se dhe babai i Lepen na ka pasur qejf shume madje mbronte edhe teorine e nacionalisteve Serb qe Shqipetaret Jane te ardhu ne Kosove.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Na myten

                                Ky i di se jane shtete “ngjalash” ata. Me nji darke nderrojne krahun direkt. Po te ndjekesh logjiken e ketij duhet t’i rakomandohet te beje valixhet dhe te kthehet nga Gjermani. Nuk do na beje ket’ Gjermania. Rri aty ku je se edhe ne distance ta can menderen. Imagjino te vish ne Shqiperi. “Europa mbaron ne Bullgari” Emanuel Macron Mbaj mend ket shprehje sepse ata s’do lene vrima neper Europe si shekullin e kaluar.

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  ana

                                  o Spahi, po kjo ka 30 vjet qe thuhet e sterthuhet...any other news??!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Detari

                                    po pse jo o SPAHI turku? A nuk eshte mire me qene musliman? Cfare kerkoni ne evropi ju?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shvejku...

                                      To muni tis manas su

                                      Përgjigjjuni
                                    2. S
                                      Sosialisti i vjeter

                                      Niku eshte kontradiktor, sepse edhe thote se Rama dhe Shqiperia nuk ka gje ne dore edhe thote se ne duhet te nxitojme. Cfare te nzitojme nese nuk varet gje nga nzitimi yne.. Nga ana tjeter Niku kur thote se Rama nuk ka gje ne dore, po flet kunder Rames, kunder PS dhe kunder programit te PS me te cilin fitoi zgjedhjet e 11 Majit. indirekt Niku po thote se Rama ka mashtruar me dashje votuesit shqiptare me nje premtim qe as ai as PS as vete Shqiperia nuk e ka ne dore. Pra sipas Nikut , Rama ka shitur elektoratit nje luge bosh per te marre nje tepsi te pushtetit plot me benefice, me miliarda euro per ti bere rrush e kumbulla per vete e e qeveritaret. As Berisha nuk ka folur me kete gjuhe ndaj Rames e PS. Por ne socialiste jemi te bindur se Rama me sharmin e tij, me elokuencen e tij, me madheshtine e tij, me aftesine e tij te pashoqe negocuese, ashti sic ka mboshtur opoziten dhe popullin opozitar, eshtu do te mposhte edhe euroskeptiket dhe do ta anetaresoje shqiperine ne familjen Europiane.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Toni

                                        E ke pare ndonjehere te flasi kunder Rames? Nje here.....

                                        Përgjigjjuni
                                      2. C
                                        Ciu

                                        Domethene do na mbyllin prape deren ne surrat. Po keta te dhjeret e komenteve qe lavderojne Le Penin e Frances qe do heq qafe emigrantet nga Franca dhe nga Europa, harrojne se ne syte e francezeve, gjermaneve dhe anglezeve, shqipot ballkanas jane emigrante te padeshiruar njesoj si arabet dhe afrikanet. Per francezet dhe anglezet, te gjithe ballkanasit qe i vijne atje per azil, jane po aq problematik sa arabet. Ta gezoni Le Penin tani kur t'ju perplase deren e Europes ne surrat.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. F
                                          Forster

                                          O Kreshnik ti na i mban vehten si jurist i koheve moderne,po me se jeton ti aty ne Gjermani ?Pa punuar as edhe nji dite.Po ati Sali-Karaxhixhit,apo Ilir Floririt me kompani çfare u eshte sekuestruar ?Ai Fatmir Mediut a i takon te jete ne parlament e te shese pordhe ne emer te kongresmeneve Amerikane,apo duhej te ish mbrapa hekurave,pasandaj merru me parlamentin Eurpes,se aty ka burra me te zgjuar prej teje.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            sapa

                                            Kushdo qe te marre pushtetin ne keto vende do shtrojne pyetjen:a duhet ta pranojme nje vend me nje politike te korruptuar qe vjedh qxtetaret cdo dite prej 36 vitesh dhe nuk eshte ne gjendje te beje shtet?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Teo

                                              Une Berishen se dua fare po fare...por dhe kta puthadoret e pushteteve si ky Spahiu aq mr pak.Sipas ketij Shqiperia ska asnje faj...po fajin ja kane te tjeter...Sjqiperia engjell. Po mite pse si beri detyrat Shqiperia pa ardhur nacionalistet ? Ik o Niku top llastiku.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Assdf

                                                Shqipteria nuk hyn se eshte vatra e korrupsionit dhe droges. Nuk jua kane fajin Franca dhe Gjermania qe nuk na fusin

                                                Përgjigjjuni
                                                1. ?
                                                  ?

                                                  Kur paska thene Makroni qe kufiri i Europes mbaron ne Bullgari mor ti torollaku ne koment, pse shpif kot. Nuk ka thene asnjehere ashtu.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Shvejku...

                                                    Nuk e besoj te ndodh dhe sidomos ne France qe raundin e dyte e nxjerrin jashte loje FN edhe ne Gjermani po te dali parti e pare Afd ska asnje aleat qe te qe bej qeverin.Po edhe ne qofte se ndodh me mire ata ta vendosin njeher e mire per jo ose po te prer sesa keta qe jane tani qe te mbajne me zvarritje dhe shpresa te kota.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Arbeni

                                                      Mos mbani mëndjen se do bëhet presidente fashistja Le Pen.Ajo nuk ka shanse të zgjidhet,sepse nga një gjykatë franceze është dënuar për korrupsion me fondet europiane.Ajo është kartë e djegur.Që Europa është e frustruar me bythëzinjtë që vijnë nga Afrika,Siria,Afganistani,Iraku etj vënde plus me ne shqiptarët nga Shqipëria dhe nga rajoni.Kështu që partitë ekstremiste që janë antiemigrant kanë fituar terren duke bër propagandë dhe shpresojnë për të ardhur në pushtet.Po të shikosh Nigel Farage në Britaninë e Madhe ulërin si një ujk i tërbuar kundër emigrantëve,por nuk besoj se britanikët do ta votojnë këtë fashist.Edhe në Gjermani partitë e ekstremit të djathtë janë trimëruar shumë dhe shpresojnë për të ardhur në pushtet.Në Suedi udhëheq në parti ekstremiste etjPra pavarësisht shpresave të Z Rama për tu anëtarësuar në vitin 2030 në BE këto zhvillime të pritëshme e bëjnë të vështirë këtë udhëtim drejt Europës.Ky është fati jonë.Ne shqiptarët e dijmë mjaft mirë se Europa është sjellë si lavire me Shqipërinë duke na coptuar dhe dhuruar fqinjëve tanë që kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë kundërshtarët pse jo dhe armiqtë tanë shekullor.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje