Spahiu: 'Shqipëria turistike' fenomeni i 2024, 10 vjet më parë disa qytete natën kishin vetëm qen dhe mace

29 Dhjetor 2024, 19:13Politika TEMA

Spahiu: 'Shqipëria turistike' fenomeni i 2024, 10 vjet më

“Fenomeni i vitit 2024 mendoj se është turizmi, Shqipëria Turistike, e cila që nga 1912 kur është krijuar shteti shqiptar, që nga koha kur ne shqiptarët jetojmë në këto troje, asnjëherë planeti nuk ka pasur dijeni dhe informacion për bukuritë përrallore, për klimën fantastike, për klimën shqiptare, për shumë vlera që ka Shqipëria. Dhe mendoj se për herë të parë viti 2024 ka qenë në optikën e shumicës së botës, e gjithë mediave shqiptare dhe përsëri e gjithë kjo nuk lidhet me shtetin apo politikën. Kjo lidhet me një të mirë që na e ka falur Zoti dhe Natyra. Por sigurisht lidhet edhe me vlerat tona si komb. Për herë të parë nëse prezantohesh jashtë si shqiptar, të gjithë buzëqeshin dhe thonë ju vini nga një vend i mrekullueshëm. Më parë Shqipëria ishte e panjohur për 80% të planetit”, u shpreh ai.
Por kur pyetet se kjo ka dhe lidhje me politikën, me reklamimin, me qeverisjen, ai argumenton:

“Po, sigurisht, por mendoj se turistët nuk vijnë për shkak të politikës në Shqipëri. Ashtu siç nuk shkojnë në Dubai, në Maldive, apo në Meksikë. Ashtu siç nuk shkojnë në Siçili apo në ishujt e Spanjës. Ashtu siç nuk shkojnë në ishujt e Afrikës, ndaj mendoj se primare për turistin nuk është regjimi demokratik, por patjetër që këtu ka një lloj merite shteti, jo përsa i përket nivelit ekonomik, por për shkak të investimit strategjik. Dhe kush ishte investimi strategjik? Ishte Shqipëria urbane, e cila ne për shumë vite e kemi kritikuar. Pra investimet fasadë që u bëheshin të gjitha qyteteve, qytete të cilat ishin të abandonuara, ku kishte vetëm mace e qen dhe zero turistë. Po të dilje 7 apo 10 vite më parë në Gjirokastër, Berat Pogradec dhe shumë qytete të Shqipërisë, pa llogaritur veriun, sepse në veri një pjesë ishte me maska, nuk guxoje as me makinë të shkoje. Por mendoj se Shqipëria ka një ndryshim, duke filluar nga ato që thamë, Gjirokastër, Berat, Pogradec, Tropojë, Kukës etj., pra çdo qytet i Shqipërisë ka një vlerë turistike. Dhe në të katër sezonet, pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër, shikon mijëra e mijëra turistë. Shpesh-herë ne bëjmë edhe pyetjen për çfarë na vijnë, sepse shpesh-herë e shohim Shqipërinë me sy kritik”, shprehet opinionisti për Report TV.
Dhe më tej shpjegon se shpesh jemi kritikë me situatat, ashtu siç ndodh kudo.

“Ne gjithmonë shikojmë atë pjesën gri të Shqipërisë, sepse gjithmonë kemi një pritshmëri më të madhe. Por ju them me bindje të plotë se ka gjermanë, spanjollë, italianë, të cilët e kanë shumë zili jetën që zhvillohet në Shqipëri. Na kanë zili për klimën, guzhinën, stilin e jetës, të cilën zhvillojmë ne shqiptarët dhe këtu sigurisht është një meritë e madhe edhe e shtetit, i cili arriti ta reklamojë pjesën pozitive që ka Shqipëria”, thotë ai.
Por në dukje vihet aspekti tjetër, se kemi më pak banorë?

“Pyetja është shumë interesante. Kjo është si të thuash viktima të suksesit, kjo është si një kontrast i madh, i cili po ndodh në shumë shtete të Mesdheut dhe në ato shtete ku ka bum turistik. Dikush do thotë se po marrim në mbrojtje këtë pikë, të emigracionit. Por jo. Po marrim një shembull për shqiptarët, Kroacinë, e cila është 100 herë më zhvillim, i organizuar, më i sigurt, me traditë turistike shumë më të madhe se Shqipëria, por brenda 10 vite janë larguar gjysmë milioni kroatë. Kur ne e dimë se popullsia është pak a shumë si e Shqipërisë dhe janë larguar gjysmë milioni kroatë në një vend 100 herë më të zhvilluar se Shqipëria. Dhe sot kroatët nuk e përballojnë dot të bëjnë pushime në vendin e tyre, pse? Sepse çmimet në Kroaci janë në stratosferë, janë shumë të larta. Ka polarizim, bregdeti kroat është kthyer në destinacion për miliarderët e botës dhe vijnë nga të gjitha vendet. Dhe qytetari kroat nuk ka mundësi të paguajë 10 euro akulloren apo 500 euro spagetin etj.  Dhe ata nuk kanë mundësi që ta paguajnë. Kjo po ndodh edhe në Spanjë. Ndjehen sikur janë koloni tashmë e Gjermanisë, Anglisë, e Europës Veriore. Madje ata kanë edhe një problem shumë të madh, sepse pasuritë e patundshme, tokat, vilat, shtëpitë, pronat në bregdet janë blerë me shumicë nga të huajt. Ka qytete apo qyteza në Spanjë ku nuk flitet më spanjisht. Flitet gjermanisht apo anglisht, thuhet apo njihen se ky është qytet gjerman apo britanik. Sepse tashmë gjermanët dhe britanikët kontrollojnë bizneset, pasuritë e patundshme, turizmin dhe çdo gjë. Dhe Spanja është detyruar të nxjerri ligjin e përkohshëm të pasurive të patundshme. Nëse s’ke pasaportë spanjolle, në disa zona tani s’mund të blesh shtëpi në Spanjë”, thotë juristi.
Por a mund të ndodhë kjo edhe në Shqipëri. Spahiu e pohon:

“Dhe ky realitet do të vijë edhe në Shqipëri. Që do të thotë se ai gjermani do vijë të blejë një vilë në jug të Shqipërisë, sado 500 mijë euro do t’i duken lirë. Dhe ky kontrast do të vijë, sepse për shqiptarët do jetë mollë e ndaluar. Sepse do jenë të paprekshme çmimet që do ngrihen si pasojë e të huajve në Shqipëri. Ndaj mendoj se ky nuk është vetëm një realitet i errët dhe negativ thjesht dhe vetëm shqiptar, por global”.

17 Komente

  1. T
    Tori

    Fasadat e qytetet I beri Sala ? Natyra bukurite e Shqiperise strategjite i solli lexhenda Sali? O mut! Mos prano me droje realitetin. Ne kohen e Sali kermes edhe pishat qe ishin tek gropa pas Skenderbeut u thane nga shura me acid sulfurik I taboreve me maloke te sali mutit. Dilte miu sa nje sheleg nga ndertimet pa leje tek parku rinia nga Lana dhe jepte koncert ne sheshin Skender bej ose parakalonte ne bulevard. Prano e thuaj troc se e e bene dhe po e bejne EDI Rama e qeveria e tij. Mut

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Kreshniku harron kryesoren se natyra e bukur shqiptare këtu ka qenë me shekuj por ja që qebabtoret a Salës anës Lanës e mbuluan me tymin kundërrmues por edhe Lana vetë u kthye në një tubacion I ujrave të zeza se ashtu e kuptonte shtetin Nul Noka me Sali hajdutin. Shqipëria është aty ku është sot falë punës së Edi Ramës dhe këtë duhet ta themi të gjithë me zë të lartë dhe ti jemi mirënjohës. Mund të jetë akoma më mirë por edhe Rama nuk është perfekt. Sa për kuriozitet, cili politikan nga opozita I afrohet te rripi I mesit Ramës??? Harrova, sot për sot nuk ka opozitë.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Salehu

      Ky flet budalleqe, turistet ne Shqiperi vine se ambjentet jane moderne dhe nuk gjene ne shume vende te euvropes, ne Shqiperi ushqimi ne restorantet ashte I lire, nje makaron bolonjeze nuk kushton 26 euro por 2 euro ,per mua ala mbetet Spanja nje vend shume terheqes, por jo ma I mire se Shqiperis,turp qe medietet e qenefeve ne Shqiperi

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alex

        Po mire,e mira kushe eshte o kreshnik…se spo kuptojme ?....pra vendet e vogla demokratike ne ket sistem te quajtur demokraci u dashka te punojne per qefin dhe mireqenjen e qytetareve te vendeve te pasura…jo per popullesin e vet,,,ha ha bukur ,bukur.Ne kete rast cdo behet me popullin qe ende ka mbetur ne shqiperi,,,ne shumice dermuse e varfer…do braktisin vendin ,dhe do ngelen vec ca bizesmene dhe politikane???!Anuk do jete kejo nje cfarosje te etnise sone???

        Përgjigjjuni
        1. O
          O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

          Kar me syze....kush eshte ai i cmendur gjermon qe do te vij te hedh 500mj.evro ne halen Albaniston e te ndaj oxygjenin me shurrsat sunite or shiite!?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tankist

            O o shoku ne gjirokadter ne gerhot, ks filluar ndertimi i resortit 20 milion euro. Mos fol budallallee, inat kie sa te duash por turizmi ka filluar te punoje mire.

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kreshnik vazhdo te lyesh buzet me te kuq kurvash.

            Kreshnik nashi ne Shqiperine turistike jo vetem naten por 24 ore ne 24 ne rruge dhe ne motele ne vendt te qenve dhe maceve gjen qen qe pagujane macet nga Ukraina, Moldavia, Peruja, Kolumbia, aziatike etj etj pa llogaritur ketu mallin vendas kurvat "Made in Albania.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptar

              Z.Spahiu Here pas here shkruan ndonje artikull qe te thuash jam dhe une. Shqiperia me turizmin avash avash po i lan "hesapet". Cmimet kete vit arriten ne stratosfere dhe nqs vazhdon keshtu dhe vitin tjeter turizmi ai gjerman,anglez,italian,spanjoll etj etj nuk ka me interes te vije. Cmimet e truizmit po arrijne Italine,Francen,Spanjen. Atehere perse duhet te vije turisti ne Shqiperi? per te pare vilen e E.Hoxhes apo bunkeret qe u ndertuan nga regjimi i tij. Madje dhe Greqia qe ka bregdet dhe klime ndoshta me te mire se te Shqiperise dhe erseri ka renie. Prandaj mos merr "yrysh" kot Spahiu.

              Përgjigjjuni
              1. s
                sapa

                Gjermani te bleje prone ne shqiperi?mendon ti se nuk e dine tashme ata qe ketu prona eshte e pasigurte dhe i dalin disa pronare?E di tashme gjithe europa dhe bota qe ketu shtet nuk ka.

                Përgjigjjuni
                1. i
                  infeksion ne trupin gjerman

                  Nje lloj race qeni bastard oriental u zvogelua ndjeshem sidomos nga lehjet percart, me ikjen tende jashte.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiptari

                    Duke udhetuar nder vite ne tere Shqiperine,Veri-Jug,Lindje-Perendim,shikoje qytete te zymte,gri me rrenim qendrave te qytetit,te shesheve dhe fasadave te ndertesave,pallateve dhe lokaleve. Rilindja urbane,shendrrimi i qendrave,shesheve, institucioneve vendore,fasadave,hyrjet e qytetit dhe i lulishteve apo parqeve,i shendrruan tere qytetet,i Rilinden,i bene tejet te kendeshem. shkoni ne Bajramcurr,ne Kukes,Puke,Lezhe,Laç, Kruje,Thumane,Vore,Librazhd,Erseke,Bilisht,ne Ballsh,Lushnj,Dimal,Tepelene,Kruje,Memaliaj,ne Shijak,ne Kavaje,pa permendur 12-13 qytetet e medha te ndryshuar teresisht dhe te kthyer ne qytete tejet te pastra dhe tejet te kendeshem per te jetuar.Shkoni ne Shkoder,ne Durres,ne Lushnje,Fier,Berat,Vlore,Gjirokaster,Korçe,ne Pogradec,ne Elbasan,ne Kruje dhe Permet dhe do bindesh qe nuk eshte bere ndonje mrekulli, por keto qytete jane rinuar,jane zgjuar,ofrojne shume gjera per qytetaret dhe per turistet. Shikoni zyrat e shtetit,institucionet e sherbimev spitalet,poliklinikat,shkollat,bulevardet,lulishtet,parqet,sherbimin e urgjences,urbanet,taksite,et. Nuk eshte bere ndonje gje e madhe,por eshte bere ajo qe u mungonte qyteteve tona te zymta Qytetet kane Rilindur.Vetem cmirezinjte,qorrat e indoktrinuar,ata qe nuk e durojne ndryshimin.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Me 60 vjet vonesë

                      Turizmi do ta shpëtoj Shqipërinë. Me vonesë disadekadëshe, por më mirë vonë se kurrë.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Devolli

                        Jo mor jo , Shqipërinë e ka shpëtuar e do t'a shpëtojë Edi Rama . Pse nuk e thoni , pse nuk e pranoni ? Nuk ka rëndësi nëse jini të majtë ose të djathtë , fshati që duket , nuk do kallauz .

                        Përgjigjjuni
                      2. N
                        Niku mekaniku

                        Notre dame de Paris vizitohet çdo vite nga 15 milione .......nuk jane shume 10 milione

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vicidoli

                          Kafshet shajne Shqiperine e kush ata qe jetojne ne disa hale ne perferi te qyteteve ne euvrope, Shqiperiapo shendrit, kete e thone te gjithe te huajte qe vizitojne vendin tone, por ata qe nuk kane ma banane

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            ILIRIA DHE FISET ILIRIKE

                            Keto si shkruan fare Spaiu Turku. Ai foton ka dhe shkrimin tjeter kush. Mendojne se impresionoet Populli Shqiptar se ca po thot nje nga Gjermania.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tallava

                              Spahiu ka harruar ( qellimisht) te thot te verteten se shqiperia me hoxhallare e xhami s‘do behet spanje as kroaci. Ka harruar drogen qe konsumohet ne vend te bukes ne shqiperi. Vrasjet e perditshme. Istitutcione komplet korruptive. Shumica e funksionareve shteterore nen hetime. Vete nderhyrja e spakut tregone qe ky vend s‘behet, megjithat endrrat lejohen!

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje