Nga Ylli Pata
Reagimi i ashpër i Ilir Metës pas 3 orëve në SPAK nuk është thjesht një lakmus për të mësuar se ku po shkojnë hetimet në rastin e dosjeve ndaj tij, por edhe një vijë drejtimi për të ardhmen e hetimeve të mëdha.
Ajo që bëri përshtypje në deklaratat e Metës, është se është folur mjaft për atë që njihet edhe si parajsa e elitës politike shqiptare: Gjiri i Lalzit.
Një histori që për vite e vite ka qenë një legjendë urbane ku ka pasur viktima, vrasje mafioze, dhunë, shantazh, demonstrate popullore, ndërhyrje të policisë, por mbi të gjitha histori ku fshihen mbi të gjitha mistere të klasës politike shqiptare.
Si u kthye Gjiri i Lalzit në vendin ku kanë vila luksoze Sali Berisha, Ilir Meta, por edhe politikanë të tjerë të rëndësishëm në vend. Pak muaj më parë, Gaz Bardhi akuzoi Flamur Nokën, kolegun e tij në parti se po shet një vilë që kalon shumën e 1 milion eurove.
Po çfarë është Gjiri i Lalzit si histori politike? Që qarkullon edhe në dokumente ndërkombëtar siç është rasti i dosjes britanike të shpalljes Non Grata të Sali Berishës?
Gjiri i Lalzit, është realisht një nga modelet më të rëndësishme të një historie ku ngërthehen jo thjesht korrupsioni, por kapja dhe zaptimi i aseteve kombëtare nga njerëz me pushtet.
Në vitin 2006, në Lalëz kanë depërtuar studio ligjore të lidhura me qeverinë e kohës për të bërë skanimin dhe “blerjen”e të gjithë terrenit pranë bregdetit. Në atë kohë u fol se ishte edhe dora e Damir Fazliç atje që blente toka nga çdokush që kishte një dokument që vërtetonte pronësinë. Madje u tha se toka në kodër ishte akaparuar më parë e po bëhej thjesht një drenazhim i asaj që ndodhej pranë bregdetit.
Dhe pas këtij operacioni, si hap e mbyll sytë atje ndodhën investime kolosale të fshatrave turistike, ku u sistemua i gjithë establishmenti. Politikanë, qeveritarë, prokurorë, gjyqtarë, menaxherë, gazetarë panelesh, të gjithë që takoheshin në sallonet e Tiranës, drekonin e darkonin së bashku në Lalëz, në lokalet dhe blenin në marketet që zotëroheshin nga të njëjtit njerëz.
Lalzi është modeli më arrogant i politikës që nuk ka cipë për t’i treguar vanitetin publikut, i cili ka pikëpyetje për paratë që kanë çuar në blerjen e këtyre miradinave nga kjo elitë shtetërore.
Nga erdhën paratë që u ndërtua parajsa që ndërtuan elita e Tiranës? Kjo dosje është realisht simboli i asaj që ka nisur në SHqipëri. E njerëzit më shumë sesa dënimin e korrupsionit pret konfiskimin e pronave të marra jo nga lekët e rrogës.
Mos u genjeni, urugani eshte Cez-Dia
Djalli fshihet ne detaje duhet ne rradhe te pare te jesh vet i paster dhe i kulturuar e pastaj te shohesh tjetrin edhe pse mund te kesh shume te drejte rreth asaj qe thua, por qe te te degjojne e te te lexojne duhet te shkruash shqip ne rradhe te pare sepse per shqiperine flitet sado te drejta jane ato qe thua po nuk u shprehe qarte dhe paster ne shqip ti qe shkruan nuk je shume ndryshe nga ata per te cilet ti po shkruan ...
Sqepari, të dyja, të treja... nafta, albtelekomi, armët, deri dhe vrasjet mafioze të gjyqtarit S. Konomi dhe bankierit A. Santo, pra të gjitha, kudo që është shkelur ligji dhe është abuzuar me pushtetin. Pra ujë i zi t'i nxirret!
shume e sakte
Uragani do nisi kur Meta, Berisha, Rama dhe ai qelbsi Veliaj te shkojne te tere ne SPAK.
Pirdh pirdh ka një thënie salsano rrapi. Ky zuzar kusar, aq të fortë e ka informacionin nga brënda, sa plasi tu thënë që dum dumani më rruan lesht. Sot ai, meta, hyri apo u thirr për takimin e rradhës, por nuk duhej të kishte dalë më prej asaj dere. Këto telenovela me frikacakë prokurorë, të korruptuar që punojnë për reston e nderit që i ka bërë meta për ti vënë në ato vënde, sot e mot do tja shpërblejnë dhe po ja shpërblejnë. Ky njeri ku malet para fakteve të korrupsionit të këtij qafiri, do dukeshin kodra. Ky vazhdon ta hedhë shurrën përpjetë, sepse si puna Krajës, meta ka dhe të tjerë tl infiltruar në atë institucion. Çështja e këtij kërrme, do degjenerojë në një gjobë disa qindra euro, dhe ky monstër do jetë i lirë me asetet, pronat që fshehu se i lanë kohë të bëjë tjetërsime. Ky është SPAK, që të rruan bishtë.
YLLO Uragani ka nisur,po ende nuk ka hyre ne thellesi.Lusim zotin te mos kthehet ne Stuhi tropikale,por te ruaj forcen e te marre para çdo gje qe i del para.Atehere do pstrohet mire ky vend nga karkatinat hajdute te se kaluares qe erdhen ne politike lakuriq me duar ne xhepa dhe u kthyen ne milionere arrogante vrastare
I thoni Putinit ti leshoje nje bombe Lalezit se drejtesia shqiptare niuk e zgjidh dot problemin se eshte e mpleksur keq me te. Vetem Putini me mbomb e zgjidh nje here e mire dhe pastaj merren me pune te tjera.
E kam lexuar, librin Gjiri i Lalzit, prrralla me mbret si ato te Andersonit. Por presim ate tjetrin” Bunkeri ne Surrel” , me bukur akoma…. Lol Apo edhe me mire” Me Helikopter nga Skrapari” …
Shiqoni luksinne debilit qe ben sikur lexon libra, nderkohe qe ne shume vendbanime shqiotare nuk ka as rruge te shtruara. Debili, e beri bankinen e Lalezit parajse per debiket si ai.
Komenti eshte i mire, por Lalezi ende shihet me dylbi nga media jone e shkruar dhe elektronike, pa le nga organet e kontrollit e te hetimit
Na hapet barkun me keto artikuj, as i ka ardhur as ka per ti ardhur ndonjehere rradha, eshte pare prej kohesh ajo pune. Dhe ju coftesira te paguara per te shkruar keto idiotesirat tuaja qe te mbani njerezit qete a thua se hame bar
Edvin Kristaq Brekushja u tregu mo i squte. E bllokoi gjithe Surrelin me kalane e vet e vetem per vete e nuk la gjo per shoket. Sala duket mo bujar nga kjo pikpamje. Tha le te hqne gjithe qent ke kazoni, osht kazon i madh.
"¿?"! Ke harru emnin e gjyshit dhe te babs se gjyshit te GJIGANDIT Edi Rama. Mos boj ksi kabimesh se te bo synet Sahaleja, t bi xherahun Sali Lushaj e ta pret çat vegel qy ke n mes kamve.
Po ti mer kadosh ka dole kaq i qut? Mos je ne ti nai soj kopili i Naltmadhnise ene t'bije Edvin Kristaq Brekushja kushuri prej gjyshit Ahmet?
Zoti gazetar, Mos ngaterro kreret e politikes me eliten politike. Keta jashteqitje te kombit i kane asgjesuar prej kohesh njerezit qe mund te Benin pjese ne elite. Si mund te ngaterrosh, fjala vjen, te ndjeret Dritero Agolli, Teodor Keko apo Petrit Kalakula me llumin qe ndot sot ndertesen e parlamentit apo te partive politike. Madje keto te fundit mund te quhen pa frike dege te se njejtes mafie.
Ka me keq. Te mos blihet por jepet falas toka si ne rastin e Balfin apo te Sazanit.
Even So: Per ne shqiptaret,shpresa e vetme eshte:SPAK,USA,BE. Me shkerdhatokracine,shkaterrimin qe projektoi alia dhe serbet cdo gje eshte shkemb.
Mesa duket nga fotua,Berisha po studion vepren 19 te shokut Enver dhe po nxjerr detyrat per PD-ne pas marrjes se vules.