SPAK, Veliaj…Berisha: Drejtësi e vërtetë apo show mediatik?

13 Shkurt 2025, 19:12Politika Emili Bibolli

 

SPAK, Veliaj…Berisha: Drejtësi e vërtetë apo show

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe GJKKO kanë luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Arritjet e tyre janë të pamohueshme dhe kanë krijuar një precedent të ri në raport me ndëshkimin e figurave të larta që kanë abuzuar me pushtetin në 34 vitet e tranzicionit të stërzgjatur.

Megjithatë, veprimet e këtyre institucioneve duhet të mbështeten gjithmonë në respektimin e protokolleve ligjore, normave të Kushtetutës dhe duke iu përmbajtur respektimit të të drejtave themelore të individit.

Arrestimi i Erion Veliajt ka ngjallur debate të forta në opinionin publik, jo vetëm për faktin se ai është një figurë kyçe në Partinë Socialiste dhe një kryetar bashkie me një bilanc pune shumë të njohur për transformimin e Tiranës, por edhe për mënyrën sesi është trajtuar çështja. Rasti i tij nuk duhet të përzihet me thashetheme apo detaje të cilat nuk kanë lidhje direkte me përgjegjësitë e tij institucionale. Në një shtet të së drejtës, asnjë individ nuk mund të mbahet në burg mbi bazën e perceptimeve apo veprimeve të dikujt tjetër.

Për këtë arsye, SPAK dhe GJKKO duhet të vazhdojnë punën e tyre me integritet dhe profesionalizëm, duke u siguruar që çdo masë e marrë të jetë në përputhje me ligjin dhe të mos ngjallë dyshime për selektivitet, anshmëri, standarde të dyfishta apo tejkalim të kompetencave. Drejtësia e vërtetë nuk funksionon mbi bazën e spektaklit mediatik, por mbi prova të pakundërshtueshme dhe një proces të drejtë ligjor.

Gjithashtu, standardi është thelbësor për besueshmërinë ndaj këtyre institucioneve, e kjo e fundit nuk duhet të cenohet. Sali Berisha i akuzuar pak kohë më parë mori lirinë. Erjon Veliaj i dyshuar u burgos dhe vazhdon të mbahet në burg. Për të mos harruar pastaj rastet kur kryebashkiakë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe me fakte mbi tavolinë janë shpallur të pafajshëm. Apo gjithashtu një tjetër kryebashkiak i dënuar nga GJKKO me burg, i cili vijon të ushtrojë detyrën, të firmosë vendime, punësime, shkarkime, tendera.

Ndërkohë nga ana tjetër ndeshemi edhe me kërcënimet apo presionet që po u bëhen institucioneve të drejtësisë nga politika (së cilës për herë të parë i janë dridhur fort themelet), por edhe nga disa media pa pikë integriteti dhe profesionalizmi. Këto forma janë shumë të turpshme dhe të gabuara. Gjuha e të fortëve, presionet apo denigrimi nuk janë mënyra e duhur, e aq më tepër karshi institucioneve të drejtësisë, të cilat në fund të fundit janë produkt i reformës së miratuar e votuar nga të dyja palët si PS dhe PD!

Nëse faktohet gjithçka që po qarkullon për gjyqtarin Erion Bani apo prokurorin Ols Dado, nga konflikti i interesit, lidhjet me z.Berisha e deri tek emërimet në kundërshtim me ligjin, shkarkimi i tyre duhet të jetë i menjëhershëm ose, së paku të dorëhiqen nga çështja e z.Veliaj në mënyrë që procesi të mos konsiderohet i kompromentuar që në krye të herës. Por nëse ndodh e kundërta, atëherë linçimi i tyre duhet të marrë fund një orë e më parë! (Shqip.com)

11 Komente

  1. Z
    Zhgenjim

    Spaku e tregoi fytyren e vet. Te gjithe jane te Saliut. Asnje ceshtje te opozites nuk kane perfunduar. I zvarrisin dhw tallin menderen. Turp per besimin qe more.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noc Rroku

      Biba bibolli Arrestimi i Veliajt nuk ka ngjallur Asnjë reagim(kundërshtues) në opinionin Publik. ****** ***** Mbi 75 % e publikut e mbështesin fort punën e SPAK, pavarësisht se kush është Produkti i radhës i punës së tij: Saleh bastard Berisha, Ilir Meta, Erjon velina, Argita malltezi apo gjashtë Dako. ****** Ata që bëjnë zhurmë* dhe kundërshtojnë arrestimet, si të berrishës e metës ashtu dhe të Velinës, janë militantët bastard respektiv të vetëquajtur Anal ist. Por këta bastard, të paedukuar dhe të Korruptuar, që nga Qim peçka, andi bejtja, Elton Abithleka, Ilir kone Yzeiri, ymeri inë, Skënder bixhozi, fatosh tarifuesi, etj etj,me Pata e pula, nuk janë opinioni publik, edhe pse janë non stop në media. Këta bastard janë pjesë e gjirizit të korrupsionit. Këta janë Legjitimuesit e Vjedhjeve galopante dhe mbrojtësit e Hajdutëve Respektiv. Këta bastard janë bër bashkë në një pike::: Duan të asgjësojnë SPAK. Opinioni publik Shqiptar e distancën veten si nga korrupsioni dhe te korruptuarit ashtu dhe nga langaraqët Mediokër mediatik që i shërbejnë këtij Estabilishmenti të Korruptuar.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Plaku

        Noc Rroku, si dashnor i SPAK me lejo nje pyetje: -Cfare pritet te ndodhe me ngjarje si Gerdeci apo 21 janari? Apo vrasje hesapi, pret puna sepse SPAK ka prioritete te tjera!

        Përgjigjjuni
    2. P
      Populli duhet ta shbeje drejtesine e re te Rames

      Drejtesia e re eshte e Berishes, eshte nje lloj modeli nazist per te degjeneruar Shqiperine, dhe rezultatet e para i ka te mrekullueshme per Sali kermen.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baca

        Kur permendet SPAK-u paralajmerohet gjeme, me keq se sigurimi i shtetit dikur. Prokuroret e ketij organi i japin vetes te drejte te perdorin metoda e teknika lincuese, terrorizuese, degjeneruese; a thua nuk eshte institucion i nje vendi demokratik. Mbeshtetja e pakushtezuar edhe per shkak kompleksimit te politikes, po e ben te frikshme kete struktur. Krimit e korrupsionit t'i tregojne vendin, por duke respektuar ligjin e Kushtetuten, perndryshe kthehemi me diktatur. Dhe ne fund, kush po e lincon SPAK-un?!

        Përgjigjjuni
        1. U
          U

          Olsi Dado ka hyre ne Spak ne kundershtim me ligjin,nuk ka qene magistrate,kur ligji eshte detyrues,duhet patjeter magistrate,atehere ne rast se jemi shtet ligjore ai duhet te largohet urgjent,ose kemi te drejt te themi,ju dhjefshim mu ne reformen ne drejtesi.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ec aty

            Po pse mo Arben Kraja, Klodian Braho etj jane me magniatrature????Keta jane ne PAK se kane shume ane te erreta rreth tyre dhe ata qe i kane vene i perdorin dhe i presionojne qe tu nxjerrin te palarat kur mendoj e se po u rrezikohet menderja.

            Përgjigjjuni
          2. s
            sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

            spaku. duhet. te. mbaj. nje. pergjegjsi. te. madhe. per. kete. qe po. perdor. mban dosjet. e kriminelit. qe ka ber. 10001. te zeza. shqiperis. dhe. denon nje erjon velia. qe e ka ber. drit. tiranen. sali. berisha. meriton. burk. te. perjetshem

            Përgjigjjuni
            1. M
              MOKRARI

              NUK E KUPTOJ NGA SHUME ATA QE SHKRUAJNE PER SPAKUN SE PO KERCENOHEN NGA EDI RAMA KUR KUPTOHET FARE QARTE SE ARRESTIMI I ERION VELIAJT ESHTE NDERHYRJE DIREKTE NE ZGJEDHJET E 11 MAJIT.DHE KJO ESHTE BERE ME URDHER TE KRIMINELIT SALI BERISHA,SEPSE SI PREKURORI DHE GJYKATESI JANE KAMIKAZET E TIJ.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Po jetojme 1945 represionin komunist

                Kam deshiren qe edhe ti te kesh fatin e Véliaj, te marin rrugesh te rrasin brenda thjeshte per dyshime se ke perdhunuar nje femer , kuptohet dyshime .........po çfare SPAK thua ti mor débil ky SPAK nxori koken qe eshte vegel ne duart e Berrishes, apo genjeheni nga ofendimet qe Berrisha i bene Nesti Angoni , po kjo eshte loja o shqipkare . SPAK duhet te shkrihet ose te riorganizohet .

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kot fare

                  Cdo veprim ne kete vend eshte show, e paramenduar, asgje nuk eshte e rastesishme. U arrestua Veliaj pikerisht kur ne Kosove rifiton partia e Albin Kurtit dhe kjo u eklipsua nga nje veprim normal ne punen e nje prokurorie. Flitet e analizohet vetem per prokurorine e posacme dhe fokusohet cdo lajm, analize ndaj atoj institucioni, kur ne fakt Shqiperia nuk kapatur nevoje per prokurori apo gjykate te posacme, qe krijojen vetem ne raste te jashtezakonshme, por vetem per kontroll dhe pastrim te elementeve tejet te korruptuar qe nuk i kane munguar drejtesise e cdo niveli institucionesh ne Shqiperi, pasi sot fjala i korruptuar nuk i rri mases se shumices se elementeve qe jane ne drejtesi sot dhe duket fjale shume e bute dhe e bukur ne drejtim te ketyre turme prok e gjyqtareve. Shihet vetem puna e Spak, nderkohe qe njerezit po perjetojne kohen me te erret neper gjykata, ku korrupsioni eshte galopant, dhe kjo duket ne zvarritje te ceshtjeve( venia ne levizje e nje kerkese per urdher ekzekutimi kalon 1 vit etj), shtyrje me muaj te seancave, vonesa te pothuaj 100% te zbardhjes se vendimeve, nderkohe qe para 10 vjeteve ka disa raste te shkarkimit te gjyqtareve per vonesa ne zbardhje te vendimeve, pasi hyn ne shkelje te renda qe con ne shkarkim ne baze te ligjit, ndersa sot as nuk e merr njeri nga KLGJ apo ILD te merret me kete problem kaq “ te vogel”. Cfare mendoj e inspektoret e ILD apo KLGJ per gjyqtaret qe i vonojne zbardhjet e 90% te vendimeve, pse e bejne keta kete shkelje te detyres se tyre, mos duhen dekoruar? Ku eshte Min e Drejtesise, apo nuk ka kohe? Prok e gjyqtare kane ne shumicen e tyre sekseret e tyre perfshire shumicen e avokateve qe as mendojne per ligjin por bejne ndermjetesin e parave. Askush qe ka te drejte nuk zgjidh ceshtjen e tij ne rrjedhe te lire, duke na bindur se cdo gje qe serviret ne televizione eshte Show i shemtuar. Duhet veprim urgjent i MD, KLGJ ,ILD, BKH ne venien ne shina te ligjit te gjyqtareve e prokuroreve edhe nese shumica duhen sanksionuar per abuzim te rende me detyren. Nese vihen ne pergjim nje nr av ne cdo qytet do behet nami. O shtet leshi vepro se u lemeriten njerezit.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje