Spartak Ngjela: Rama me apo pa Veliajn, zgjedhjet i ka të fituara! Përballë ka një njeri 'non grata'

13 Shkurt 2025, 16:35Politika TEMA
Spartak Ngjela: Rama me apo pa Veliajn, zgjedhjet i ka të fituara!

Avokati Spartak Ngjela tha se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por kjo situatë sipas tij nuk do të sjellë asnjë krizë në PS, sa i takon zgjedhjeve të majit.

Ngjela tha i ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, se Rama i ka të fituara zgjedhjet, pasi përballë ka një njeri 'non grata' nga Amerika, duke iu referuar Sali Berishës. 

“Të gjithë zyrtarët e lartë do të kalojnë në kontrollin e SPAK. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i arrestuar. Është Meta, kemi një zëvendëskryeministër në arrest, janë katër ministra në burg. Kjo tregon që lufta anti-korrupsion nuk ka nisur sot. Të gjitha këto janë në nivele të larta.

Por me rastin e Erion Veliajt u godit PS. Sepse është një ndër figurat më të rëndësishëm të së majtës. Të shikojmë si do ta kalojë PS këtë situatë. Unë mendoj se ky rast për PS është një dëm, por jo një krizë që i lëkund themelet.

Sepse PS është një parti e madhe. Shikoni sondazhet, Shqipëria është një shoqëri e majtë. Qetësia e kryeministrit e ndihmon shumë partinë. Por pse është i qetë Rama, ku e gjen forcën PS?

E gjejnë te kundërshtari. Ata kanë përballë Saliun. Rama e di që fitoren do ta ketë të tijën, me apo pa Veliajn, sepse përballë ka një njeri non grata në Amerikë”, u shpreh Ngjela në Dritare TV.

 

13 Komente

  1. p
    popull

    o matuf. gjalle je akoma o zhurmuesi i ps?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali hajduti ne Burg!

      populli i shpellave te Vicidol/Serbise

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sylvinjo

      Sa idiot esht ky dreq. Po Rama po shkaterron Shqiperine more duke e varferuar ne ekstrem me vjedhjet qe ben dhe ne politike te jashtme eshte nje sherbetor i politikes se Ssrbise

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptar

        Do ta shofësh në 11Maj!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Topciu

          Nga 25600 rrefugjat te rregjistruar ne qarkun e tirones vetem strukturat e ps njesia 5 kushte rregjistruar 3011 persona. Nga mavi do e bejme kuq flake ne 11 maj.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Topciu

          Durro e do e shohesh. Nga mavi do behet kuq flake. Duro e shijoje ne 11 maj.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Ben

            Po ke te votoj populli sali gerrdallen?

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hasani

              Sherbetori i sateme! Sherbetor i Serbisë eshte Doktor Vdekja qe furnizoi me nafte Milloshevicin.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Popullor

              O Taku, po ti nuk i dëgjon gjithë ditën dhe gjithë mbrëmjen kanalistët e Saliut se Trampi do e çbëjë Non-Gradën e zotit Sali, prandaj më “realist” kur jep opinionet për Nonën e Gradës.

              Përgjigjjuni
              1. p
                pensionisti

                O Taku, zgjohu bre burre, te ka ngelur ora prapa. ka ndryshuar pllaka ne Amerike o Taku, se kush eshte nongrata tani na tha live vete arkitekti i fitores se trump. Po megjithate po nuk e ke pare shikoje sonte tek tv Syri. Ae kuptoveeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tankisti

                  Pirdh pirdh

                  Përgjigjjuni
                2. C
                  Ccc

                  Rama flet për 2030, pra pas 2029 mandati 5 eshte i sigurte Nuk ka PD me Berishen që fiton,,,,, kurrë

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Edkari

                    Avokot Vërra

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje