Spartak Ngjela pro legalizimit të kanabisit mjekësor

7 Prill 2022, 20:30Politika TEMA

Spartak Ngjela pro legalizimit të kanabisit mjekësor

Avokati Spartak Ngjela e mbështet legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.

Ai thotë se kjo nismë do t’i sjellë rritje ekonomisë në Shqipëri.

“Është hap përpara për ekonominë. Nuk kemi përgjegjësinë e gjetjes së tregjeve, ato i gjen qeveria”, tha Ngjela.

“Nëse është fitim i madh, është shumë mirë për shqiptarët”, shtoi ai.

Rrezikun për shkeljen e ligjit nuk e kemi ne në dorë, sipas Spartak Ngjelës, por e ka prokuroria dhe policia.

Ai tha se pika në të cilën ka gabuar kryeministri Rama, është se “nuk ia ka prezantuar biznes-planin e tij intelektualëve shqiptarë”.

Edi Rama deklaroi të enjten se Shqipëria do të legalizojë kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Ky vendim pasi sipas rezultatit të Këshillimit Kombëtar, 61 për qind e shqiptarëve e përkrahin legalizimin e kanabisit mjekësor në vend.

2 Komente

  1. a
    antifashisti

    Avokat, jam dakort me ty qe te legalizohen apo certifikohen (sipas Meros) të gjitha pisllëqet fitim prurese si : hashashi, heroina, kokaina, shtëpitë publike e çdo lloj pisllëku që i vjen në mendje Rilindjes mavi.... Pse vetëm hashashi????

    Përgjigjjuni
    1. U
      Universi shprsa ime

      Dil hapur kundra monopolizimit të industris se canabis jo me paterica.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje