Këshillimi Kombëtar, Rama: Morën pjesë mbi gjysmë milion shqiptarë

7 Prill 2022, 11:13Politika TEMA

Këshillimi Kombëtar, Rama: Morën pjesë mbi gjysmë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbi gjysmë milion shqiptarë morën pjesë në procesin e Këshillimit Kombëtar.

Kreu i qeverisa e cilësoi këtë proces shumë pozitiv, ndonëse u zhvillua në një periudhë jo të favorshme për shkak të luftës në Ukrainë dhe krizës që ka sjellë.

“Ajo që është me rëndësi, është se edhe gjatë kësaj interference të luftës që ka postuar natyrshëm fokusin dhe vëmendjen kemi vazhduar të kemi shumë pjesëmarrje dhe e kemi mbyllur Këshillimin Kombëtar me një shifër, mbi gjysmë milioni qytetar.

Këtu jam me drejtoren e agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje. Agjencia ka drejtuar procesin dhe falë edhe përfshirjes së INSTAT, si një shërbim për këtë proces, kemi arritur ta përfundojmë këshillimin kombëtar me një rezultat pozitiv. Ky rezultat është pjesëmarrja dhe natyrisht kemi gjëra që duhen përmirësuar. Ajo që është më e rëndësishmja është që të gjithë atyre qytetarëve që morën pjesë, pavarësisht opinioneve të tyre ku kthejmë besimin”, tha Rama.

Procesi i Këshillimit Kombëtar nisi në janar dhe përfundoi në 31 mars. Qytetarëve shqiptarë iu dërgua një pyetësor me 12 pyetje për disa çështje. 

7 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    shumë mirë paska shkura bashkqeverisja!! 1/2 milion njerëz,më duket pak,por lufta i ka fajet e veta!! shkruajta më duke pakë gjysëm milioni,sepse në raste të tilla rezultati është më i mirë!! kur vetë qeveriu kërkon ta ndajë pushtetin me popullin dhe populli i përgjigjet atij me entuziazëm!! dhe përfundimi është gjithnë bindës,psh në shqipëri nga 3 milionë i përgjigjen kërkesës së qeveriut 4 milionë!!jemi popull i zellshëm dhe stakanovist!! sidoqoftë lufta e ka treguar të mirën e saj!ndoshta na është trëmbur qeveriu. ndoshta e kuptoi se nuk ka më "bythë viçi si mbrëmë",se nuk shkohet gjithë jetën duke toleruar diktatorët!!

    Përgjigjjuni
    1. L
      L

      Shifni Mo's e Ka llafin qe kane marre pjese 500 mij Ukrainas

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tani

        Ti nuk shikon në sy e nuk dëgjon askënd, as ministreshat dhe ministrucët e tu e jo më qytetarët e thjeshtë që i keni kthyer në skllevër në vendin e tyre. Bashkë me një grusht oligarkësh i keni grabit të gjitha në këtë vend, paratë, pasuritë mbi e nën tokë, malet dhe bregdetin, të gjitha. Je këshilluar ti me qytetarët që po e shkatërroni pjesën më të bukur të bregdetit duke ndërtuar 80-90% vila për vete e vetëm 10% hotele, siç po bëni me atë komikun gjoja“investitor strategjik”? Këshillimi me qytetarët është vetëm justifikim për afera të reja që keni planifikuar dhe pompoziteti me të cilin e thua nuk është tjetër veçse një tallje më shumë për mjeranët e trushpëlarët që mbajnë akoma shpresë te ty.

        Përgjigjjuni
        1. l
          lorenzo

          te njejtin koment ne cdo lajm ben ti zemra? thuaj shkelzenit te te mesoje pak hihihi

          Përgjigjjuni
        2. A
          Alban

          Menyra me e mire per te na shperblyer eshte te na i vini ne zbatim ????

          Përgjigjjuni
          1. D
            Deoni

            U ndiem te vleresuar qe more mendimin tone me ane te atyre pyetjeve

            Përgjigjjuni
            1. B
              Beni USA

              Vetem 500 mije tu pergjigjen nga 900 votues qe te bene Kryeminister dhe ti pase je i zhgenyer do qe te genjesh dhe Shqiperin, me 500 mije shkone ne opozit o Naltgjatesia juaj ke deshtuar duhej te kishe mare te pakten 1.5 miljon pergjigje te pyetesorit ten te menderosur,pastaj te lindet e drejta te fryheshe si gjeli ne maje te plehut, se me vetem 500 mije duhet te mose beshe ze fare se vjene ere si i menderosur

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje