Sondazhi: Francezët dhe gjermanët refuzojnë hyrjen e Shqipërisë në BE

6 Prill 2022, 21:00Politika TEMA

Sondazhi: Francezët dhe gjermanët refuzojnë hyrjen e

Më 28 shkurt, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski firmoi një kërkesë zyrtare të vendit të tij për t’u anëtarësuar në BE.

Pas pushtimit rus, Zelenski kërkoi anëtarësim të menjëhershëm të Ukrainës në BE, duke propozuar që kjo të bëhej përmes ‘një procedure të re speciale’.

Në të njëjtën ditë, presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se ‘ata janë një prej nesh dhe ne i duam pjesë të BE’.

Ukraina ende nuk është pranuar si vend zyrtar kandidat për anëtarësim në BE dhe procesi mund të kërkojë një kohë të gjatë.

Sipas një sondazhi të fundit të YouGov, vendet kryesore të BE-së si Gjermani, Franca, Spanja dhe Italia janë pro anëtarësimit të Kievit.

Nga 42 deri në 60% e qytetarëve në këto vende janë përgjigjur se Ukraina duhet lejuar që të bëhet vend anëtar i BE-së.

Qytetarët e BE-së janë pyetur dhe për vendet kandidate si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Serbia.

Vendi më i pranuar nga qytetarët e BE rezulton se është Mali i Zi, që ka marrë mendim pozitiv nga gjermanët, italianët dhe spanjollët por jo francezët.

Për Shqipërinë, pyetjes nëse duhet lejuar anëtarësimi në BE, i janë përgjigjur pozitivisht spanjollët dhe italianët.

Gjermanët e cilësojnë Shqipërinë vendin më të padëshiruar të Ballkanit Perëndimor duke dhënë vlerësim më negativ se edhe për Kosovën që nuk është vend kandidat ende.

Mendim refuzues kanë dhe francezët, të cilët kanë shprehur qëndrim refuzues për të gjitha vendet e mundshme për anëtarësim përveç Ukrainës.

Sondazhi: Francezët dhe gjermanët refuzojnë hyrjen e

7 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    E rend me qen..... korrak sunit. Fundja ci duhet Evropi korrakut kur shume shekuj qet sumen xhamive te sullton Muratit....

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salia Burisha

      Mendoj qe shqiperia duhet te heq dore nga anetaresimi ne EU. Eshte hohe e humbur dhe nuk besoj se do pranohemi. Me mire eshte qe koha dhe energjite te harxhohen me partnere te besueshem dhe te sigurte. Une nuk mendoj se EU eshte partner i sigurte dhe i besueshem. Ka me shume mundesi qe te pranohen Bjellorusia ose Mali se sa ne. Nuk ja vlen qe breza te tere te digjen me shpresa te kota. Duhet te shikojme perpara dhe jo qorrazi.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Une nuk mendoj se Shqiperia duhet te futet ne EU nqs nuk ka arritur te fuse ne burg Berishen, Meten, Mediun, dhe Bashen. Qe do te thote qe per sa kohë keta te kater jane jashte burgut, nuk ka drejtesi ne Shqiperi dhe si rrjedhim nuk kemi as breke te futemi ne Evrope.

        Përgjigjjuni
        1. K
          KAONIA

          Motrat ku ti keni!

          Përgjigjjuni
          1. a
            american16al

            Habiteni...??!!!! Eshte realiteti ....

            Përgjigjjuni
            1. T
              Turi

              Si ka mundësi që edhe Bosnja ka më tepër pikë së Shqipëria? Ka një gjë që nuk e kuptojmë plotësisht ne Shqiptaret.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tirona

                Mediat europiane e kane masakruar opinionin per shqipetaret,cdo krim,vjedhje,prostitucione pa' fakte PA e ditur kush ìshte thoshin qe eshte probabile shqipetar dhe qeveria e Armikut te kombit nuk ka ngritur kur zerin te protestonte kunder njollosjes te opinionit,me ligje nuk lejohet te japesh orgjinen e askujte per caso krime qe te kete kryer, Jo me te pa verteta. Vetem qeveria e Rames ka te dokumentuar protesta kunder mediave greke e italiane.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje