Berisha thellon sulmin ndaj Yuri Kim: Mos ndërhy në punët tona guvernatore, nuk e cakton dot ti kryetarin e PD

6 Prill 2022, 15:51Politika TEMA

Berisha thellon sulmin ndaj Yuri Kim: Mos ndërhy në punët tona

Sali Berisha ka thelluar sulmin ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim. 

Ai e ka cilësuar si "guvernatore" duke i kërkuar që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Partisë Demokratike. 

Berisha thotë se Kim po përpiqet të caktojë se kush duhet të drejtojë PD-në.

“Kryetari i PD-së, u shkarkua me 11 dhjetor me votat, 4446 vota delegatësh dhe 44 mijë anëtarë me 18 dhjetor. Përveç anëtarëve, asnjë njeri cilido qoftë. As Guvernatorja as Zeusi Rama nuk do kenë tagër të caktojnë kryetarin e  PD. Përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkele flagrante në Konventën e Vienës, në sovranitetin e forcës së lirë politike.”
“As kryetarin as kryesinë nuk e cakton kush tjetër përveç anëtarëve. Alibeaj është kryetari i Grupit Parlamentar. Por Grupi drejtohet nga kryesia. Dhe vendimet për drejtimin e grupit, të merren nga kryesia e Grupit Parlamentar. Dhe në raste të caktuara Rithemelimi mund të ndërhyjë por s’kemi mëdyshje” tha Berisha. 


2 Komente

  1. D
    Dardan

    Zonja e nderuar Ambasadore Yuri Kim. rruga e lavdishme e Deapratmentit te Shtetit per ringjalljen e Sistemit te Drejtesise ne Shqiperi nuk kalon nepermjet nderteses se PD, por Gjykates se Larte, Prokurorise dhe SPAK-ut te Arben Krajes, i cili duhet te zbertheje 38 faktet e njohura kriminale te Sali Berishes e Co.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Non grata

      Non grata Do vdesesh Mos u lodhe kot Nuk meret njeri me ty

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje