"Unë jam tmerri i socialistëve dhe Ramës": Si është e vërteta e kësaj deklarate të Berishës?

6 Prill 2022, 11:19Politika TEMA

"Unë jam tmerri i socialistëve dhe Ramës": Si

Sali Berisha është sot personi i vetëm që i ka mundur socialistët dhe dy herë Edi Ramën”, citohet të ketë thënë ky ish-kryeministër e ish-kryetar PD-je, i cili tashmë, me një “non grata” amerikane mbi shpinë, me inatin e tij tipik politik, po tenton të sfidojë SHBA duke synuar të garojë sërish, nën ëndrrën se mund të fitojë sërish. Pra, të ngjitet sërish në pushtet.

Fraza e tij e mësipërme, u tha në një intervistë të fundit televizive në kontekst të shfaqjes së një superioroteti politik ndaj kundërshtarit në terma elektoralë.

Sali Berisha është sot personi i vetëm që i ka mundur socialistët…”(!)

Vjen pyetja: Pse, kush duhet të qe tjetër? Sigurisht që ti do jesh. Ah! E ka për Bashën, të cilin e quan humbës serik. Por po t’i referohemi statistikave, në fakt është Berisha humbës serik, afërsisht po aq sa Basha, përballë PS-së, por më shumë përballë Ramës.

Me statistikë, Berisha e ka mundur PS-në tre herë: në 96-ën, paçka manipulimeve të rënda, në Lokalet e po atij viti pak muaj më vonë, si dhe në 2005-ën. Tre fitore përballë dyfish më shumë humbejeve: Në Lokalet e 92-shit, në referendumin kushtetues të 94-ës, në 97-ën, në 2001-shin, dhe pastaj vjen Rama, i cili e dërrmon në tre zgjedhje lokale rresht, duke i marrë më pas pushtetin me fitoren e thellë të 2013-ës.

Rekordin e mban 2007-ta, Lokalet e atij viti, ku Berisha, paçka shumë avantazheve – dy vjet në pushtet, me kandidatin më të mirë në Tiranë, Sokol Olldashin, fotot nudo të kundërshtarit etj., humb pastër, sidomos kryeqytetin.

Edhe pse me këtë bilanc kaq negativ, ai përmend dy fitore ndaj Ramës në frazën e tij.   “….I ka mundur socialistët dhe dy herë Edi Ramën”. Cilat janë këto dy herë që u referohet?

Njëra është 2009-ta. Në fakt, është një fitore e diskutueshme, pasi rezultati shkoi gati barazim, gjë që e detyroi Berishën të kërkonte menjëherë ndihmën e Metës me katër mandate për të qëndruar në pushtet. Siç dhe ndodhi.

E dyta është ai ndryshimi i rezultatit në tavolinë për Tiranën, në Lokalet e 2011-ës, me protagonist Arben Ristanin. Me të drejtë, edhe pse ishte Basha në garë me Ramën e jo ai, Berisha ia atribuon vetes fitoren e diskutueshme, pasi ishte vërtet ai orkestruesi i atij lloj rezultati që askush me mend në kokë nuk e pranon. 

Pra, që pas fitores së qartë të Ramës, edhe pse me 10 vota, del që fitues ishte Basha. Gjithsesi, edhe nëse merret e mirëqenë si fitore demokrate, gjë të cilën s’e pranon as vetë Ristani sot, bilanci është gjithsesi i zymtë për Berishën në raport me PS-në dhe Ramën, por më pak i zymtë në raport me Bashën.

Basha ka humbur 4 palë zgjedhje në 8 vjet. Berisha, në 21 vjet, nga 92-shi, deri në 2013-ën, ka humbur 8 palë zgjedhje.

Kështu që fraza  “Sali Berisha është sot personi i vetëm që i ka mundur socialistët dhe dy herë Edi Ramën”, është tipike nga ato spekullativet që tentojnë sajimin e një realiteti virtual që s’përputhet askund me treguesit realë. (Tesheshi)

27 Komente

  1. R
    Rej

    Ti je personi i vetem qe e ke lene kete vend qe mos te eci perpara

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Ju lutem mos ja merni si te verte se Saliu eshte i semure mendor. Faleni se eshte gynah per nje te degraduar.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Saliu faktikisht I ve ne maje te penisit te gjithe politikanet shqiptare. Veçanerisht Edvin Ramen qe eshte I vonuar dhe kokëbosh. Por I falet se nomenclature komuniste per kete e ka vene. Debil qe ben cfare I thone pa hezituar.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tetovari

          Po per fatkeq te ne shwiptaret, se ne USA Biden ka 78 vjet dhe i fotoi zgjedhjet kunder trampit qe donte ta ndante Kosoven.

          Përgjigjjuni
      2. M
        Miri

        Ti je tmerri i gjith shqiptarve o legen

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Fix. Është gogoli pas dere. Tmerri i të gjithëve.

          Përgjigjjuni
        2. t
          toni

          ti i bere njerezit te kene frike nga shteti....nuk ke fitu asnjehere kunder rames...ti genjen te vdekurit

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bexhet Stafidhja

            Ti je banditi me i madh i ktij vendi biles edhe ktu je non grata!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arben

              Ti se ke mundur asnjehere Ramen po ti vetem e ke vjedhur Ramen o legen

              Përgjigjjuni
              1. S
                Scutari

                Po, e vertete!! I ke mundur duke vjedhur votat!! Me 1990 e ketej te gjitha punet i ke bere ne menyren me te zhdrejte te mundshme!!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arditi

                  Se kuptoj si mundet nje person non grata te sfidoj SHBA duke dashur te kandidoj perseri hajde trongull hajdee

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Erjon

                    Ju vetem zymtesi sillni tek shqiptaret

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xheniii

                      Ca bete me PD o Sali Berisha???

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Goni

                        Ti je llumi i shqipris dhe hajditi me i madh i ttij vendi. Su ngope tu vjedh e shkatrru mor mut.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fatmiri

                          O Sali shko në shtëpi,se ke vjedhur!

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kjo eshte e verteta!!!!

                            Ti je qelbësira më e madhe e ketij vendi. Ti je hajdut, mashtrues, genjeshtar, kriminel, vrases, mut muti. Vdeksh një orë e më parë o fëlliqësirë.

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              dritan shkoder

                              Edi rama ne cdo zgjedhje lokale te ka hedhur me tuc ty e kandidatet e tu kater here rresht ne tirane e ne zgjedhjet parlamentare por shpejt u bashkove me ilir meten .

                              Përgjigjjuni
                              1. d
                                dritan shkoder

                                Edi rama ne cdo zgjedhje lokale te ka hedhur me tuc ty e kandidatet e tu kater here rresht ne tirane e ne zgjedhjet parlamentare por shpejt u bashkove me ilir meten .

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mesuesi

                                  Saliu me të tijën është në rregull. Ai sipas mënyrës së tij të të bërit politikë, që është plotësisht në sinkron me karakterin dhe moralin e tij, ka luftuar dhe çuditërisht, edhe pse afër fundit të ciklit të tij biologjik, po lufton ende për pushtet, mini alusht si lider i PD, kjo si një nevojë apo ambicje e çdo njeriu, por që shumë pak mund ta materializojnë. Në rastin e Salehut, veç sa më sipër, kjo histeria këtyre muajvea, ka lidhje me mënyrën se si i erdhi fundi i tij politik, i paimagjinueshëm për atë vetë po e po, por edhe për miliona shqiptare, me "non-gratan" amerikane ndaj tij dhe familjes së tij, e cila i ra si rrufe në qiell të hapur. Arsyet se pse u dha ajo e formuluar në tre drejtime: Minues i demokracisë, korrupsion domethënës dhe shantazhues i drejtësisë, të cilat jo se nuk njiheshin nga publiku shqiptar, vetë anëtarët e simpatizantlt e PD, ngaqë për bëmat e tij nuk veprua nga drejtësia, por dhe të tjera, nuk bëhej e mundur shkulja e tij dhe frymës së tij 'berishiste' e të bërit politikë. Mirë Saliu është ky që është, po ku është 'thembra e Akilit' e tij? Mund të ketë shumë shpjegime, por një mund të thuhet pa mëdyshje, psikologjia e jo pak shqiptarëve që adhurojnë lider të fortë, paçka se këta mund të jenë hajdutë, kriminelë, mashtrues, demagogë dhe në fund dhe diktatorë, satrapë etj. Historia e shqiptarëve nuk është e varfër në këtë aspekt. Ndaj them se amerikanët, që kanë qenë atë në ato fillinet e tij, e mbështetën, por mbasi panë se me kishin të bënin, më në fund bënë gjënë e duhur, e shkundën realitetin politik, trazuan ujrat e pista ku vegjetonte PD, në fakt prona e Berishës, dhe sipas shprehjes që, 'po nuk trazove nuk llagarohet', bënë që shqiptarët që kanë besuar dhe kanë votuar ndër vite Berishën, të dalin nga gjumi letargjik. Është kjo pra 'thembra e Akilit', arma e tij, VOTA, që edhe siç thuhet në shkrim, më shumë se fitues e ka nxjerrë humbës, por gjithsesi e ka mbajtur atë në politikë. Fatkeqësisht, të paktën brenda PD, kjo u tregua më së miri mbas 9 shtatorit 2021, kur si fillim, nën presionin amerikan, e përzunë nga grupi parlamentar, por dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, kur fitoi dhe bashkinë Shkodër. Dhe kështu kjo periudhë 6-7 mujore, tregoi se më në fund pa vepruar SPAK, ai do të vazhdojë lojën e tij. Kush do ta pësojë? Së pari vetë demokratët, së dyti pluralizmi, së cilës i mungon opozita dhe së fundi do fitojnë socialistët, kundlrshrarët politikë të tyre. Sepse a nuk e ka thënë qysh në vitin 1997 vetë monstra Sali që "Aprez moi le deluge", pra pas meje u bëftë kuameti, por dhe para pak muajsh që 'pos digjitetit të tij dhe familjes së tij, nuk donte t'ia dinte as për PD e as për demokratët'? Përpara gjithë këtyre, kaq të verbër xhanëm, janë ndjekësit e tij?!?!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    american16al

                                    Mesuesi ka bere nje pergjigje sh te mire por per shtese dua te them se nje kryeminister i dobet dhe metabolik bene qe kjo moster te ngreje koke dhe te turbulloje jeten e shqipetareve.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Ti je Pucra me qelb ne bythen e Demokracise

                                      qelbi i bythes se Demokracise je ti kafshe primitive . po kur i shkruajn edhe Letra qe ky t'i drejtohet (Gjasme Ky ) neandretaleri -Ramushit me "Rambo" haaaaaaaahahahahahahah ky funderina e shpelles , cdo Figure te afrosh prane atij surrati Primitivi , e degjenron e ben pis . Kujtojne , ata qe i shkruajn Letrat qe hudh ose deklaron medieve , se duke i afruar te tilla Emra VIP ne Film e Tituj qe i perkasin nji Bote tjeter , me te cilen ky njeri primitive s'ka te bej ne asnji drejtim , do i zbukurojne surratin njeriut Primitive e do ta afrojne me pran Civilizimit heeeej ! Haaaaaaaaahahahahahahahahahahaha ptuuuuuuuuuu rraseni ne BURG KERMEN mos t'ja shikojme me surratin e qelbur prej shpellari dhe mos t'ja degjojme me halene

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        ADI

                                        tipik malok Burravec dhe megaloman Ky ka frike si djalli nga Edi Rama dhe ben si i forte Dava qelbesire shpellash

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Një qytetar

                                          Aq i marrë është ky njeri, sa harron që dhe në këto zgjedhje të pjesëshme në 6 Mars doli i telendisur. E mundi Basha në Dibër dhe Rrogozhinë, kurse Rama e mundi në 5 nga 6 Bashki. Por e vërteta është që ky aktualisht as që do të fitojë zgjedhje, do vetëm të marrë pronën, PD. Ndaj marrja me të shkuarën zgjedhore është thjesht tym, për të mos u zënë në gojë rezultati i fundit thellësisht skandaloz, i cili pret qartë shpresat për një rikthim të mundshëm në PD në pushtet.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Daj Sami

                                            Ti nuk ke mund kerken,ty te mundi,te perdori,te perdhunoje,partia jote e pare,ti je nje i semure psiqik,pa karakter,pa identitet,intrigant,mashtrues,spiun,anti-kombetare,qe te dergoi Ramiz Alia me mision,uzurpove PD-ne,shfrytzove situaten e ndryshimeve te medha qe populli i kishte te nevojshme,dhe bere ate qe din te besh me mire,e shkatrrove kete vend,shkatrrove ekonomone,shkatrrove ushtrine,shkatrrove shtetin,organizove dhe drejtove trafiqet,si droge,arme,femije,femra,ti organizove kondrabanden e madhe me xhaxhallaret e tu serb,vodhe popullin me fajdet,e bere gjithe industrin miliarda dollarshe,skrap,shkatrrove shtetin,vrave vodhe c;fare munde,sa tani je njeriu me i damkosur ne kete vend nga Sh.B.A-ja,si perfundim e fillove jeten me turp,dhe me turp po e mbyll.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dardan

                                              Te vetmin njeri qe Sali Berisha ka pasur FRIKE ka ene ENVER HOXHA. Ai tashme e di mire se politikanet e tjere i tremben atij per te vetmin fakt se NUK I DRIDHET DORA TE VRASE, sic ka vrare dhe Edi Rama, Arben Kraja e Socialistet i bejne fresk ne vilen e Lalezit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Saleh Sheçerr Rrahmi Berusha

                                                Dy vete E kan shpall ameriken armik. Enver Hoxha dhe Salih Sheqerre berisha. Komunistet nuk dorzohen.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Rozi

                                                  Ti je Tmerri i Shqiperise dhe i shqiptarve, me tufen e gogoleve qe te ndjekin!

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje