Artileria e deputetëve të Berishës, ndaj Yuri Kim: Ne të mundëm më 6 mars, boll na provokove. Shërbëtore e Ramës

6 Prill 2022, 10:28Politika TEMA

Artileria e deputetëve të Berishës, ndaj Yuri Kim: Ne të

Deputeti zëdhënës i Sali Berishës, Edmond Spaho, e ka quajtur provokim të turpshëm deklaratën e ambasadores amerikan në Tiranë Kim ditën e djeshme pas takimit me Alibeajn në selinë blu.

Ai thotë se sjellja e Kim është vijim i lojërave të vjetra, të cilët nuk do japin rezultat, njësoj si në të shkuarën.

“Është një provokim i turpshëm pasi nuk merr në konsideratë jo vetëm vullnetin e qytetarëve shqiptarë që votuan në 6 mars, pa volur për vullnetin e anëtarësisë së PD në 11 dhjetor, por nuk merr në konsideratë as vendimet e gjykatave shqiptare të cilat e kanë konsideruar Kuvendin e 11 dhjetorit të rregullt, Komisionin e Rithemelimit drejtues të PD.

Praktikisht dhe juridikisht kryetar i PD është Komisioni i Rithemelimit kështu që të konsiderosh kryetar të PD atë që nuk është, duket vazhdim i lojërave të vjetra nga zonja ambasadore, të cilat si dhe në të shkuarën nuk do të japin asnjë rezultat.

Ashtu si nuk dha rezultat dhe thirrja e saj para zgjedhjeve të 6 marsit që të mos votohej për Shtëpinë e Lirisë, për Komisionin e Rithemelimit, pasi sikurse e patë shumica dërmuese e anëtarësisë së PD dhe e votuesve të djathtë votuan për këtë komision” – tha ndër të tjera Spaho.

Ndërsa Flamur Noka thotë se ambasadorja Yuri Kim po i shërben Edi Ramës dhe Sorosit për përçarjen e Partisë Demokratike dhe në këtë mision ajo ka shkelur konventen e diplomatëve të Vienës.

Sipas Nokës, ambasadorja e Kim ka shkelur hapur Konventën e Vjenës dhe i ka shërbyer Edi Ramës për të përçare opozitën.

Noka akuzoi edhe Enkelejd Alibeajn se po vijon misionin e Bashës për të dëmtuar Partinë Demokratike.(TemA)

17 Komente

  1. A
    Artan

    Provokimet e turpshme ju i beni Sali Berisha. Nese nuk eshte ne interesin tuaj ju gjithmone do kapeni me diçka .

    Përgjigjjuni
    1. K
      K

      Me këtë të korruptuar, fatkeqsisht Rama është I denuar të qendrohe në pushtet perjetesisht.

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xhoesa

      Kur flet dhe Flamur Noka per Yuri Kim…PD akoma po merret me rindertimin e partise ky po flet per ambasadoren????

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erjon

        Kta te shofin te mbledhin partin se jan shpernda ne 3 pjes pastaj te meren me te tjeret apo harrun ca kan ber kur kishin pushtet.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Astrit

          Ju nuk po i zgjillni hallet tuja doni te merreni edhe me Ameriken e mjera Shqipni po ra ne duart tuaja ????????‍♂️

          Përgjigjjuni
          1. A
            Agron

            Imagjino sa posht keni ra saqe nuk thoni me deputetet e nje partie po deputetet e Sali Berishes

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dea

              Ti Berisha nuk ia ke iden punes qe po realizohet dhe thjesht ke lene pasoja te cilat kan shkaktuar renie te ekonomise te vendit tone

              Përgjigjjuni
              1. B
                Berti

                Lat nam ju spo merreni vesh brenda partis tuaj rrini merreni me te tjeret

                Përgjigjjuni
                1. t
                  toni

                  ti berisha vertete nuk e di se ca po ben...ske pun tjeteer edhe vec merresh me llafe

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shkumbin

                    Shpellaret e non grates tani do pushtojne Ameriken... Sali Enver jemi gati kurdohere....

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      shelegura

                      Pushtat e pd njeri mi lik nga tjetri dun te ngjallin Enverin se ven ku vene dhe thon Berisha .Kjo mori me qafe pd por i ben dem te math vendit. poshte berisha,spahua ,paloka,noka,djalli me te birin.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kolonel P.

                        Vazhdojnë shpifjet e ndyra te militantëve Servila të S .Berishës kundër DASH që e futi në listën e zezë Sb për të vdekur politikisht e përfundimisht në 19 maj 2021. -Këta shpifsa të pashëmullt nuk po e kuptoj akoma se Sb nuk bëhet kurrë KM në Shqipëri..dhe nëse bëhet kryetar i PD nuk do njihet nga DASH dhe përrhedhoi do shkrihet ose dali jashtë ligjit si parti terroriste që nga 1991,1996,97,98,011..! -Kjo tregon se militantët që e ndjekin pasë janë pasuruar shumë prej tij,kanë ngrënë një lugë çorbë të prishur dhe po vjen koha ta vjellin Atë me Sb politikani më i keq në Shqipëri në 32 vite dhe më korruptivi në planet,krahasohet me PUTIN.Militant:Tërhiquni sa nuk është von.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kristi

                          Deshtoi dhe kete here...qe te rivleresohej kjo parti.. Me dallaverexhij dhe llumra do ngelet po ajo qe ishte... Ah me keq se I doli kailai.. Shpresojme se do vihet perseri ne " vlim "qe te dale ndonje produkt qe ja vlene..

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Rrofshin ppp

                            Ne kete akuze kan te drejte ... Mbas non grata duhej te hapej procesi per berishen meqe spak komandohet nga shba mos hapja e gjyqit ndaj tij eshte urdher i tyre me sa duket duhet te shkoje keshtu rrjedha pd duhet te jete e perçare dhe me berishen neper kembe Dhe i vetmi qe perfiton ketu eshte pushteti por vendi humbet pa opozite ska demokraci Me vjen ndermend nje referendum i bere ne itali ku qeveria thirri popullin per ndryshim kushtetute ambasadori amerikan nderhyri duke thene qe italianet duhet te votonin "po" u irrituan aq shume italianet qe jo vetem qe fitoj "jo" por fitoi edhe fal ksaj nderhyrje pa vend e ambasadorit dhe qeveria qe ishte per po shkoi ne shtepi Prandaj nqs behet nje referendum ne shqiperi per nje guvernator amerikan un votoj PO por kjo lloj loje e peshtire qe ve kushte dhe nuk paguan faturen nuk shkon

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gaetano

                              Rinia dhe pjesa e madhe e popullit u ngriten ne vitet 90-91 kunder sistemit, ngjashem me sinqeritetin e ushtrise nacional clirimtare. Ne te dy kohet, heronjte dhe ata me dinjitet I shmangen dhe I eleminuan Kush perfitoj? Hijenat apo ata qe quhen semundje te buta. Hysni e ramiz pas dulles dhe tabori perfitues pas tyre, birish dhe kaci I zi nje here I kuq e nje here blu e tabori i tyre pas ramizit Atehere me pak force I vendosnin fatime sokolit ti kendonte enver e partise kunder perendimit, sot me plot deshire, topalli e vokshana, dhe babalet e berishes jane bere grusht bashkuar per mbrojtjen e sovranitetit? Jo te shqiperise por I vjedhjeve qe kane ne duart dhe karakterin e tyre. Te gjith ne e dime, qe Alqi blako eshte thjesht nje mashe qe secili poltiqen e kishte per kaq vite Kush mbron kushtetuten? Arben ristani nje kokerr ordiner matrapaz, por qe korrupsioni e caktoi kryetar kqz Rustem gjata mbron te persekutuerit, ndersa njihet sa e forte ishte fuqia e e familjes se tij te persekutonte ne kohe te diktatures, cuditerisht dhe ky kryetar kqz dhe deputet I pd Kerkohet nje rryme e re te drejtoje elektoratin gri? Mjaft mos orotestoni te rama se ska per ti heq kurre sali e mete, po lutjuni ambasadores te bashkohet me ju drejtim spakut me kerkesen… Thjesht te hetohen ku I gjeten keto pasuri te cmendura keta qe sot mbrojn veten kaq shume ne emer te kushtetutes dhe sovranitetin e lalzi hills

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Per partin japim dhe Jeten

                                Mendohet qe sali injoranti do vendosi mulin si kryetar te ri te partis non grada muli me 3 injorant e lepires shpresoin te vin prap ne pushtet injoranca nuk ka fund me kto debila si opozit

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sindikata e Suflaqeve

                                  Kane ardh sufllaqet morrat e kuq ! O burra ne halenë e Mjeros.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje