
Sali Berisha, duke folur për shpalljen non-grata nga SHBA, tha se do të ketë kosto vetëm për ata që besojnë trillimet dhe gënjeshtrat.
Në një intervistë për A2 CNN, Berisha mori shembull kryeministrin aktual të Indisë, për të cilin tha se ka qenë i shpallur non-grata.
Ai thotë se ai më pas u ftua në një darkë madhështore nga Presidenti Barack Obama.
“Nga marrëdhënie pothuajse inekzistente me SHBA-në, apo me vende të tjera, u arrit në marrëdhënie kulmore. Jo se unë kisha ndonjë fuqi të madh magjike. U arrit në një marrëdhënie kulmore sepse partnerët vlerësuan reformat e qeverisë shqiptare.
Unë qëndroj pas vlerave, parimeve dhe reformave që i bëjnë shqiptarët më të lirë, më të sigurt. Në këtë situatë, është ndodhur kryeministri aktual i Indisë. Ishte i shpallur non-grata por që u prit më vonë në një darkë madhështore zyrtare nga presidenti Barack Obama.
Shqipëria nuk është India dhe unë nuk po them se do pritem me një darkë madhështore në Shtëpinë e Bardhë.
Kam besim të plotë se një akuzë e ngritur mbi shpifjen dhe trillimin, sado që përpiqen ta rëndojnë, do shkojnë drejt dështimit. Vendi i Shqipërisë do jetë aty ku ajo meriton në bazë të arritjeve të saj. Kjo është përgjigja ime.
Kjo përbën kosto për të gjithë ata që janë të prirur të besojnë gënjeshtrën, të delegojnë ndërgjegjen apo arsyen e tyre. Por të tjerët që insistojnë në fakte, dokumente e prova, kjo përbën mbështetje për mua.
Çdo njeri në çdo pozicion duhet të qëndrojë për dinjitetin e tij. Nëse ndjekim këto zhvillime, ato këtë kanë provuar” – tha Berisha.
Debile c'lidhje ka Shqiperia me non grata tende . Endero se nuk eshte keq do vdesesh non grata dhe femojet e tu non grata
India 1500Mln -> KM nongrata 1vit Shqiperia 3 mln-> SB nongrara x vit Me rregull treshi bejeni vete sa del x Dhe eshte 1 vit per KryeMinistrin e indise se po te jete 10 nuk i numerojme dot
E ca eshte Kryeministri I Indise para teje o gjigand as Bidenit mos i shko per darke vetem Evis Kokalarin mos e refuzo
Po ti çke me Shqipërinë që e barazon me veten o malok Saliu. USA respekton Shqipërinë,kurse ty e familjen ju quan ashtu si jeni hajdutë e horra.
Ky po e ben si Haxhi Qamili Sa te kem Shijakun spyes per Italine( dicka e tille) O zot ka lajthitur, India dhe Tropoja. Ajurveda dhe ciftelia. Amerika ta ndaje, shembulli eshte konkret. Baca e do nje vizite me qeleshe tek Shpija e Bardhe. Eh demokraci cfare kercunjsh solle. As zjarr nuk ndizet pervec se turre e shtrember.