Njohja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Kanadasë, Rama: Superlajm

5 Prill 2022, 18:32Politika TEMA

Njohja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Kanadasë, Rama: Superlajm

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kanada.

Duke nisur nga data 1 gusht 2022 hyn në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

Sipas Ramës kjo marrëveshje u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet

“SUPERLAJM! Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë. Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet”, ka shkruar Rama.

 

7 Komente

  1. a
    albert

    nuk duhet shume koment dhe duhet vetem vlersim vetem kaq

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha Jaho

      Me sqaroni pak, se helmete, jom plak ene nuk i kuptoj mire ca gjona. Kush perfiton pension. Ata qe jene shtetas shqiptare dhe me shtetesi Kanadeze, apo Ata shtetas shqiptare qe punojne ne Kanada por qe nuk kane shtetesi Kanadeze.

      Përgjigjjuni
      1. m
        mirel

        Xha Jaho ..dru me pre.

        Përgjigjjuni
      2. i
        i padituri

        Cfare thote marreveshja?

        Përgjigjjuni
        1. N
          Një qytetar

          Brilante! Kjo duhet kërkuar në çdo vënd ku kanë shkuar shqiptarët. Veçanërisht në SHBA.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trudorama

            Komenti kryesor per kete subjekt eshte: Ne se nje person, qe jeton ne Kanada, merr nj pension ne Shqiperi, tani qe ai do ta deklaroje, vlera e tij do i ulet nga sasia kontribuse e shtetit kanadez ne pensionin qe merr ne Kanada, Keshtu qe ky eshte superlajm per shtetin Kanadez, kurse qytetarit i ulen te ardhurat. Deri tani pensionisti deklaronte "zero" te ardhura te tjera. Per kete arsye, ai e merrte te plote pensionin kanadez. Tani do deklaroje qe ka dhe te ardhura te tjera, pra pensionin shqiptar. Ne kete moment, kontributi qe personi merr nga shteti kanadez redukltohet sipas te ardhures nga pensioni shqiptar. Hajd shnet e bythe te forta. Rrofsh Gjigand per "superlajmin"

            Përgjigjjuni
            1. m
              mirel

              Trudorama Eshte komplet e kunderta e asaj qe thua ti. Llogariten te ardhurat qe ke sigurauar ne te dy vendet dhe indeksi i pensionet del me i larte krahasuar me te ardhurat e siguruara ne njerin nga vendet respektive te mare ne menyre te vecante.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje