
Ish-ministri Besnik Mustafaj nuk e përjashton si mundësi zgjedhjen e presidentit përmes konsensusit. Në studion e Radarit Informativ në Abc, Mustafaj nënvizoi deklaratën e kreut të grupit të PS Taulant Balla i cili tha se do ketë diskutim me të gjitha palët.
“Siç e ka shpreh edhe vetë Berisha i vetmi pas Kuvendit të 11 dhjetorit e vetmja strukturë legjitime është grupi parlamentar. Në momentin që Alibeaj thotë s’jam kontaktuar pra nuk është bërë asnjë negociatë pra s’ka çfarë ti thotë grupit parlamentar. Balla tha se do e flasim me të gjithë për të arritur një kandidat konsensual.
Ajo traditë që u fillua me Mojsiun nuk u vazhdua më tej. Edhe Bamiri që ishte me 84 vota për tu zgjedhur u zgjodh me disa vota që erdhën nga PS. Pastaj ishte krejt zgjedhje e njëanshme e Nishanit. Po aq zgjedhje e njëanshme ishte edhe e Metës”, tha ai.
Balla, Gjiknuri dhe Spiropali u mandatuan nga grupi i tyre parlamentar për të drejtuar negociatat për procesin e zgjedhjes së presidentit. Megjithatë asnjë negociatë apo komunikim informal nuk ka ndodhur deri më tani me palën tjetër.
Apelimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila njohu ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit, Mustafaj e quan të çuditshëm.
“Kjo jo vetëm nuk është serioze por e dëmshme. Është energji e madhe e opozitës që harxhohet brenda vetes. Ky është shërbimi i fundit që Alibeaj po përpiqet t’i bëjë qeverisë, duke e lënë opozitën në një xhirim të madh brenda vetes. Alibeaj është jo vetëm jurist por ka njohje shumë të mirë edhe të frymës së ligjit. Ankimi i Alibeajt i çuditshëm”, tha Mustafaj.
Ai ka komentuar edhe takimet që ka zhvilluar kryetari i komanduar i PD Alibeaj në Kuvend dhe jo në ambientet e selisë blu.
“Ai e di që nuk ka zyrë si kryetar i PD në seli, por ka zyrë si nënkryetar i Kuvendit dhe i pret në atë zyrë".
Ndërsa lidhur me ndëshkimet e mundshme nga SHBA, Mustafaj tha:
“PD nuk përmbush asnjë kriter për t’u sanksionuar si organizatë. Qëndrimin e Kim duhet ta shohim si qëndrim të SHBA”.
Turp që merret ala mendimi i këtij robi.E mjera Shqipëri ku po endet në turbullira.
Bajge e qelbur
SHBA nuk shpallen vetem individin dhe familjen Berisha si hajdute dhe halabake mesjetare, por gjithe berishizmin pedeist 30 vjecar. Ne fund pavarsisht histerise antiamerikane te klikes tribale berishiste, SHBA eshte e qarte; Asnje tolerim per levizjet kleptokrate, tribale, mesjetare, terroriste qe kerkojne te legjitimojne veten permes instrumenteve te demokracise, per ta perdhunar me pas me Shkerdhene, Shkerdhita dhe hordhi! As Sali kerma dhe as halabaket e tij nuk i mesojne dot askujt demokracine!
O zot nuk kane te mbaruar komunistat e leshit. Nuk paskin vdekje legenat. I jane qepur ketijvendi dhe ketij populli si m... pas kepuces dhe nuk po i shqiten. Bastardat.