
Sali Berisha vazhdon t’i fryjë konspiracionit sa i përket vendimit të Shteteve të Bashkuara për ta shpallur “non grata” si të korruptuar dhe minues të demokracisë.
Në nje intervistë të fundit për A2CNN, ish kryetari i PD le të hapur mundësinë se Departamenti Amerikan i Shtetit sipas tij mund ta ndryshojë qëndrimin.
Për këtë, Berisha ka hequr një paralele krahasimore jo me individë të shpallur “non grata” si ai por me individë të cilëve thjesht u është rrefuzuar viza për të vizituar atë vend.
Një rast i tillë është lideri indian Narendra Modi të cilin Berisha e sjell si shembull krahasimi.
"Në këtë situatë, është ndodhur kryeministri aktual i Indisë. Ishte i shpallur non-grata por që u prit më vonë në një darkë madhështore zyrtare nga presidenti Barack Obama", tha Berisha.
Por për këtë, do të mjaftonte një verifikim i thjeshtë për të kuptuar se dy rastet janë totalisht të ndryshme duke qenë se Modi, ndryshe nga ai ka pasur vetëm rrefuzim vize, ashtu siç kanë një pjesë e madhe individësh në Shqipëri apo vende të tjera për arsye të ndryshme.
Vendimi për ish liderin e PD-së është tjetër proces për të cilin Uashingtoni ka qenë i qartë se nga të gjithë të shpallurit “non grata”, asnjë vendim nuk është kthyer më pas.
Nga të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të DASH, nuk ka asnjë rast ku të jetë kërkuar falje për shpalljen e dikujt të padëshiruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Andaj, pavarësisht konspiracionit që prodhohet, SHBA u ka ndaluar përfundimisht hyrjen në territorin amerikan ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të “përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë”.
Në “listën e zezë” të Departamentit amerikan të Shtetit janë edhe disa ish-zyrtarë dhe figura politike të Shqipërisë.
Ndalim të hyrjes në SHBA kanë ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi.(TemA)

O Sale je veti katerte! Familjarishte! Ec he ...sale mos e nguc muhabetin me Dash!
Po mire mo edhe Arminen e kane shpallur non grata ?
Fejtoni i Bungos duhet ribotuar
Ore burrec burrë ,nuk e ngule menderen kurrë ,Merru more me Francezin ,e ke të fituar na the ,çke që lodhesh deri në Indi .Ja tek është Parisi ,e nje edhe frengjishten edhe rrugët e Parisit ku të dërgoi Partia
Injorant kozmik.
Don Kishoti kriminel Sali Berisha krahason vehten me nje lider te vendi me 1,4 miliard njerez. Sa te kesh Flamur Noken o kriminel i Vicidolit mos e ruaj fare. Mbaj afer edhe Vokshin dhe Spahon.