
Nga Murat Basha
Miq, kam detyrimin t’u bëj me dije se;
Unë Murat Akil Basha, ju falenderoj me zemër, sepse jam ndjerë i privilegjuar, për besimin e dhënë, duke më zgjedhur për tre mandate si anëtar i Këshillit Kombëtar.
Ka disa muaj që jam i "shkarkuar" si anëtar i Këshillit Kombëtar, nga Foltorja e 11 Dhjetorit.
Është një vendim që nuk e njoh dhe nuk e respektoj.
Jam larguar vetvetiu nga Këshilli Kombëtar legjitim, në momentin që kryetari PD, zotni Lulzim Basha dha dorëheqjen.
U zgjodha me Lul Bashën, iki me të.
Burri ka nji fjalë dhe nji qëndrim,mir a keq e gjykon koha.
Sot më vijnë mesazhe se Foltorja do, që unë të kandidoj për anëtar të Këshillit Kombëtar më 30 Prill.
Kurrë.
Jam për një PD dhe të Djathtë të bashkuar, jo artificialisht, por vërtet të bashkuar.
Të bashkuar me rregulla, ku të vlerësohet ç’do kontribut dhe mendim, ç’do rrymë apo fraksion.
Të bashkuar në diversitet, po.
Kokëulur tek Foltorja, jo dhe jo.
Jo më një PD, ku komunistët dhe bijtë e tyre, të drejtojnë dhe komandojnë, jo.
Të paktën unë, jo.
Nëse kemi fatin e keq të jemi dy pjesë (lutem me zemër që të mos ndodhë) atëhere unë jam me atë pjesë ku nuk ka komunistë, bij e nipa, apo të afërm të ish.nemoklaturës komuniste.
Mbetem i djathtë gjenetik, por në shtëpinë time.
??? Doli ne skene ky budallai.Ç'pate o daj,se t'kishim harru.Ti si hy n'pune asnjonit o Murato.
O Murat patllakja
Të lumtë për qëndrimin burrëror! Janë komunistët ata që e kanë shpartalluar jetën dhe lirinë në këtë vënd.45 vjet, duke u deklaruar vetëm me fjalë si idealistë, e kthyen jetën e qytetarit të thjeshtë në një tmerr të pashoq, popullin e shtrydhën dhe e shtypën deri në sklavëri, duke e çuar në prag të shfarosjes nga uria. 30 vjet gjoja në këtë demokraci, ishin dhe janë komunistët më rregresivë që nuk kanë gjë pa vjedhur dhe shkatërruar. Hiqen si mbrojtës të demokracisë kur në shpirt janë po ata fanatikë që urrejnë deri në skaj Amerikën, mbrojtsen më të madhe të lirisë dhe përparimit njerëzor, miken më konsekuente të lirisë së popujve të vegjël, armikes më të betuar të cdo diktatori të urryer. I janë sulur mesi higjena ambasadores amerikane, një luftëtare e paepur në mbrojtje të politikës së vëndit të saj, e cila është politika e mbrojtjes dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës anë dhe mbanë globit. Edhe njëherë, zoti Basha, na bënë krenarë edhe ne të djathtëve të vërtetë me qëndrimin tënd të mrekullueshëm kundër bandave shkatrrimtare komuniste.
????Jo vetëm @një qytetar që mendon kështu, por 1(një)000.000 qytetarë. Besojmë që siluri "non grata" që ShBA, lëshoi nga nëndetsja e DASh mbi monstrën do t'ua kthjellojë mendjen trushplarëve demokratë të Salehut, por dhe disave të tjerë që, një palë i shkuan pas, e i vinë ende rrotull atij si bashkëpunëtorë të mëkateve 30 vjeçare, dhe cave si antibashë, që e përdorën monstrën Saleh, që ndryshe nga të gjithë ata të tjerët luftonte dhe lufton për hallin e vet të madh, cilësuar nga ShBA si 'minues i demokracise', 'për korrupsion domethënës' dhe 'shantazhues i drejtësisë'. Atëhere mirë grupimi i parë justifikohen disi se, kur u ndanë ato të shkreta mend nga i plotfuqishmi aq u ranë, dhe i dyti si mëkatarë e bashkëmëkatarë me të, po këta të fundit që e arritën qëllimin, sepse zyrtarisht Basha dha dorëheqjen, çfarë duan akoma pas gërdallës?!?!
Ç'është ky trap mor aman ? "Jam me atë pjesë ku nuk ka komuniste", thotë ky i djathti. Po ti o babuin je zgjedh nën siglën e PD. Dhe aty kanë qenë bashkë derri e dosa.