Gazment Bardhi: Berisha ka merr peng PD për qëllime personale, po e përdor partinë për sulme ndaj SHBA-së

6 Prill 2022, 17:48Politika TEMA

Gazment Bardhi: Berisha ka merr peng PD për qëllime personale, po e

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi thotë se Sali Berisha e ka marrë peng Partinë Demokratike për qëllime personale. Ai shkruan se Berisha po e përdor grupin e WhatsApp për të shpërndarë deklarata kundër SHBA-së.

"Vijimi me kokëfortësi në rrugën e njëanshmërisë, të përjashtimit dhe mbylljes së partisë, nuk është rruga drejt bashkimit, por është rrugë me vetëm një drejtim: përçarjen. Kjo rrugë i shërben vetëm Edi Ramës dhe forcimit të regjimit të tij.

Në vend të reflektimit një grup individësh të vetëzgjedhur, dhe të vetëshpallur si drejtues të partisë, nën emrin Komisarë të Komisionit të Rithemelimit, janë duke vijuar një proces të njëanshëm dhe përjashtues, të gjoja organizimit të partisë, me emërime në kundërshtim me Statutin në çdo nivel lokal të partisë. Nga ky proces mbeten të përjashtuar me mijëra demokratë që kanë sakrifikuar më shumë se kushdo tjetër këto 8 vite, thjesht se kanë një mendim ndryshe nga komisarët.

Ky proces i njëanshëm dhe përçarës është dëshmi e plotë e një lëvizje që qëllim të vetëm ka marrjen peng të PD për qëllime private të një individi, dobësimin e Partisë Demokratike dhe forcimin e regjimit të Edi Ramës.

Ashtu si edhe është provuar këto ditë, PD dhe zyrtarë të saj kanë me dhjetra deklarata kundër SHBA dhe zero deklarata kundër Edi Ramës. Kjo zhvendosje e betejës nga Edi Rama tek SHBA, tregon se si do të jetë PD me një “non-grata” brenda saj.

Nuk ka fyerje më të madhe për një parti properëndimore, që zyra e shtypit e partisë të shpërndajë zyrtarisht lajme kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, në vend të lajmeve dhe deklaratave kundër regjimit të Edi Ramës.

Beteja me SHBA nuk është beteja e demokratëve dhe as qytetarëve shqiptarë, që vuajnë çdo ditë nga keqqeverisja e Edi Ramës. Ajo është beteja personale e z. Berisha dhe duhet të mbetet betejë vetëm e tij. Demokratët kanë nevojë ti kenë në krah SHBA, për të ardhmen e tyre dhe të Shqipërisë", shkruan Bardhi.

5 Komente

  1. i
    ilir

    Gaz suma , foli?!

    Përgjigjjuni
    1. g
      goni

      Bej ndonje blow o Gazi.

      Përgjigjjuni
      1. a
        albi

        Po per kete Gazin nuk kam degjuar akoma nje shqiptar qe ta doje! Si eshte e mundur , sekretar ne PD nje individ per te cilin ka nje alergji kaq te madhe?! Ky eshte individ qe e ben PD-ne nje objekt tallje ne syte e gjithe botes. PD, nuk eshte gati per nje gay ne krye te politikes.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cipini

          Sa kohe do lihet ky kriminel i kombit shqiptar, me i poshter edhe se Enver Hoxha, te mbaj peng kete vend. Faktet jane me bollek per ate dhe gjithe familjen, qe ta kaloje jeten e mbetur mbas hekurave.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrace e keqe

            Po nga dole I djathte ti o buthqir. Ti e di qe e djathta eshte kunder buthqirave po ashtu edhe kisha dhe xhamija. Shko te partija bythqirave se mund ti duhesh per ngjyra ne tavoline

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje