SKANDALI: Berisha prej vendimit të Zhukrit sillet si kryetar, por në Gjykatën e Tiranës figuron ende Basha!

6 Prill 2022, 18:06Politika TEMA

SKANDALI: Berisha prej vendimit të Zhukrit sillet si kryetar, por në

Ndonëse Sali Berisha sillet si drejtues i PD dhe e ka marrë të mirëqenë faktin se sipas tij Komisioni i Rithemelimit është një organ legjitimin dhe vendimet e tij janë të detyrueshme për zbatim, në Gjykatën e Tiranës rezulton ende Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike. 

Komisioni i Rithemelimit prej datës 25 marsit ka marrë kontrollin e selisë së PD-së, por gjykata nuk e njeh atë ligjërisht. Shqiptarja.com ka siguruar dokumentin, i cili mban datën e sotme dhe Gjykata e Tiranës sqaron se partia drejtohet nga Basha.  

Gjykata e Tiranës ende nuk ka regjistruar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri i cili njohu ndryshimet statutore të Sali Berishës, pasi vendimi i tij është apeluar nga PD dhe ende nuk është dhënë një vendim i formës së prerë. Pritet që Gjykata e Tiranës të japë një vendim nëse do të pranohet apo jo ankimi i Enkelejd Alibeaj.

Kjo  mund të jetë edhe arsyeja sepse diplomatja amerikane Yuri Kim e njohu publikisht Enkelejd Alibeajn si kryetar në detyrë i Partisë  Demokratike.

Nga ana tjetër, Komisioni i Rithemelimit thotë se ky ankimin është i pavlefshëm, pasi nënkryetarët dhe kryetari i PD-së janë shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. 

Madje, Sali Berisha ditën e sotme sulmoi ambasadoren amerikane Yuri Kim hapur për faktin se ajo e quajti një ditë më parë Enkelejd Alibeajn kryetarin në detyrë të PD-së. 

Berisha deklaroi se Kim po shkel Konventën e Vjenës si edhe Kushtetutën e Shqipërisë. Duke e quajtur Kim guvernatore dhe jo ambasadore, Berisha tha se nuk e përcakton ajo kryetarin e partisë.

Kujtojmë që Gjykata e Tiranës më 25 mars regjistroi ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. 

8 Komente

  1. j
    john

    Kush jane keta gazetare injorante qe shkruajne. Njehere thote.... "Gjykata nuk ka regjistruar akoma ndryshimet e statutit", pastaj me pas thote...." Gjykata ne 25 mars regjistroi ndryshimet"..

    Përgjigjjuni
    1. T
      To Mr. John

      Mr. John, gjykata regjistroi kuvendin e Berishës, mbi bazë të të cilit Zhukri dha vendimin e tij. Gjykata nuk ka regjistruar ende si të formës së prerë vendimin e Zhukrit, për sa kohë ai është ankimuar në apel. Kaq e thjeshtë është ????

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Drejtesi e degjeneruar,që komandohet nga politikanë të korruptuar,që zgjidhen nga një popull që admiron korrupsionin dhe degjenerimin. Do largohet berisha ,do vijë një berishë tjetër.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptari

        Kryetar i kulles se barit Shpalleni edhe PD non grata dhe le ta mbaje partine pastaj.

        Përgjigjjuni
        1. Dhe Zhukri ,me te futur ja u ka patur .

          Dhe Zhukri , ja ka futur Shtepise te Ilir Metes dhe Nard Ndokes , te mare me qira nga Foltorja , kur eshte shprehur qe , kunder ketij vendimi mund te behet ANKIMIM , brënda afateve . Jo si ç’tha sh Ylvi Jurist Kaso , qe kunder ketij vendimi nuk mund te behet ankimim ne shkalle me te larta te gjyqêsorit !

          Përgjigjjuni
          1. Dhe Zhukri ,me te futur ja u ka patur .

            Dhe Zhukri , ja ka futur Shtepise te Ilir Metes dhe Nard Ndokes , te mare me qira nga Foltorja , kur eshte shprehur qe , kunder ketij vendimi mund te behet ANKIMIM , brënda afateve . Jo si ç’tha sh Ylvi Jurist Kaso , qe kunder ketij vendimi nuk mund te behet ankimim ne shkalle me te larta te gjyqêsorit !

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vranakonti

              Edhe neve keshtu e dim se, nuk mund te behet apelim kundra vendimit te Zhukrit, pasi ai e ka bere te formes se prere.Keshtu ka dashur Berisha dhe keshtu ka bere Zhukri.Parate jane te embla.Keshtu qe gjykata e Tiranes,jo vetem qe ka frike nga Sali Berisha,por ajo justifikohet se ka perball nje vendim gjykate te Zhukrit te formes se prere. Enkelejd Alibeja mendoj se e ka per t'a humbur gjyqin.Gjyqetaret jane shitur te Sali Berisha dhe keta i japin zemer Berishes qe del kundr SHBA dhe ofendon ambasadoren e nderuar Juri Kim,i thot guvernatore.

              Përgjigjjuni
              1. k
                kasemi

                Per dijeni te shkruesit dhe lexuesve. Gjykata ka njohur vendimet e kuvendit te korrikut 2021, te Pd. Mirepo Partia demokratike( pra e Lul Bashes e ka ankimuar kete vendim) pra nuk ka marre forme te prere. Lulzim Basha publikisht ka dhene doreheqjen( mos harrojme qe kuvendi i 11 dhjetorit e shkarkoi). Pra mqs vete Pd e ka ankimuar kete qe ajo vete e ka cuar per rregjistrim do te thote qe vendimet e kuvendit te korrikut 2021deri kur vendimi te marre forme te prere nuk legjitimohen, qe do te thote qe Enkeleidi eshte i paligjshem( kuvendi i 11 dhjetorit e ka shkarkuar). Dhe sekretaria e gjykates eshte bere pale qe nuk ka rregjistruar statutin e 11 dhjetorit te A. Zhukrit, pasi ne vitin 2019 brenda 2 diteve ajo rregjistroi vendimin e Bindjes. (qe do te thote ka patur marreveshje me Pd e shkarkuar) Rrumpalle Shqipria jone.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje