
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar nisjen e sesionit të ri parlamentar në vend. I ftuar në emisionin televiziv “Breaking”, Ngjela tha se ditën e sotme do votohet ligji “anti-Sali” duke iu referuar ligjit për ndalimin e kandidimit të personave që kanë lidhje me regjimin komunist, i propozuar nga mazhoranca.
“Sot është ligji anti-Sali. Ai është i vetmi që e pëson nga ligji, është non grata. Është me vendim të formës së prerë sepse nuk e ankimOI non-gratën. Kush është non grata në Amerikë nuk mund të jetë deputet.”- tha Ngjela.
Sa i përket sesionit të ri politik, Ngjela tha se do ketë përplasje, ndërsa shtoi se me përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga parlamenti do ketë disfavor dhe për Edi Ramën, pasi sipas tij për sa kohë Berisha është pjesë e Partisë Demokratike, e djathta nuk do jetë në pushtet.
“Do të ketë përplasje. Ka dhe Rama disa disfavore. Eliminimi i Saliut e kthen PD-në në pushtet. Saliu e mban PD-në jashtë pushtetit. Rama është me Saliun që PD të mos kthehet në pushtet. Saliu është non grata në Amerikë dhe ligji e përjashton.
Saliu nuk e kupton që e dëmton PDF-në. Duke qenë ai kryetar i PD nuk vjen dot në pushtet. Nuk ka vota edhe po u bashkua me Metën. Është non grata në Amerikë, shqiptarët nuk e votojnë. Do dalë ambasadorja amerikanë do thotë është non grata. Saliu nuk heq dorë sepse do të krijojë tension shoqëror edhe pse e di se nuk merr vota.”- deklaroi Ngjela.
Bravo avokat.
sot e degjova se cfare tha Taku,dhe qe te mos i ha haken foli shume sakt,keto me pelqejne .jo futja kot.tha dhe dicka tjeter qe me beri pershtypje shume,tha se ne turqi ka shume shqiptare dhe jane shqiptaret qe ka ndjekur serbi dhe greku.
Çeshte kjo deklarate, qe Rama e do Saliun te jete pjese e PD, pasi keshtu PD nuk vjen ne pushtet dhe nga ana tjeter vet Rama çon ne Kuvend ligjin "anti Sali", qe ai te mos jete ne asnje parti.! Ka nje non sens ketu. Per te tjerat, dakort me Avokatin!
Çeshte kjo deklarate, qe Rama e do Saliun te jete pjese e PD, pasi keshtu PD nuk vjen ne pushtet dhe nga ana tjeter vet Rama çon ne Kuvend ligjin "anti Sali", qe ai te mos jete ne asnje parti.! Ka nje non sens ketu. Per te tjerat, dakort me Avokatin!
Ky eshte nje kulish i Rames ,tashme i diskredituar si i tille se ishte fshehur nen petkun e "te paaneshmit". Sa te bejne opinion "bijte e 200 petritave" ne Shqipoeri...nuk ka derman kjo toke.
Boll na drejtuan ish komunistat, tani kane moshen e pensionit dhe ta gezojne pleqerine me sa me pak telashe, apo jo? Te heqim nje here baballaret ish komunista, pastaj bijt e tyre, apo jo o Toni?
O Taku , here pas here pirdh ore se lirohesh ....
Ligji eshte antikushtetues, sepse nuk mund te penalizohesh pa u denuar me vendin gjykate. Ambasadorja Juri Kim, ka deklaruar se ligji mund te shkilet kur behet fjale per non grata etj. Ligji nuk mund te injorohet ne asnje rast. Amerika ta mund Berishen politikisht me zgjedhje te lira, sistem zgjedhor ideal, ndarje territoriale te arsyeshme, por jo me lufte klasash, se ka qene sekretar partie para 40 vjetesh. Po pati prova, ti coje ne gjykate. Me keto metoda, lufte klasash, pa prova, patem Enver Hoxhen. Me opinione kafenesh, gazetaresh, militantesh partiak, nuk mund te denohesh. Para ca ditesh, nje militant socialist, filloi te numeronte ata qe kishte vrare Berisha, ku ne fund numroi edhe Gramoz Pashkon. Mendova se po bente shaka. Berisha ishte i larguar nga politika ne nivel kryeministror apo kryepartiak, e riktheu Amerika. Spartak Ngjela eshte politikan pragmatist, shkon pas klanit me te forte. Kritikon nganjehere pa qeder qeverine dhe kryeministrin qe te behet i besueshem.