Spiropali nga OKB: Shqipëria është sot vendi ku më shumë se 50 për qind e qeverisë janë gra!

24 Shtator 2025, 20:20Politika TEMA

Spiropali nga OKB: Shqipëria është sot vendi ku më

NEW YORK- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cilësoi lajm të mirë që gratë shqiptare kanë nivel të lartë përfaqësimi në politikë.

Ajo theksoi se kur gratë zgjidhen në nivele të larta drejtimi është padiskutim lajm i mirë, por shtoi se kjo nuk është risi për Shqipërinë.

Gjatë intervistës me gazetarin Sokol Balla në emisionin “Real Story”, kryediplomatja shqiptare u shpreh Shqipëria është sot vendi ku më shumë se 50 % e qeverisë janë gra.

 Sokol Balla:  Besoj është një lajm i mirë për gratë shqiptare, pra që marrin poste të rëndësishme si ky i diplomacisë pasi nuk është thjesht çështje imazhi është çështje komunikimi.

Ministrja Elisa Spiropali: Është gjithmonë lajm i mirë, besoj unë kur gratë ia mbërrijnë të jenë në pozita të tilla drejtimi, por nuk besoj se është një risi për Shqipërinë. Shqipëria është vendi ku në fund të fundit, 70 për qind e qeverisë para pak viteve ishte e përbërë nga gra. Shqipëria është sot vendi ku më shumë se 50 % besoj e qeverisë jemi gra.

Sokol Balla:  Besoj jeni më shumë se 50..

Ministrja Elisa Spiropali:  Kemi edhe Diellën. E dija që do ta përfshije Diellën në këtë kalkulim

Sokol Balla: Duhet të jetë algoritmi më I shpeshtë I dy javëve të fundit por jo vetëm në Shqipëri

Ministrja Elisa Spiropali: Parlamenti sot është i përbërë nga 30 për qind gra dhe në të gjitha nivelet e drejtimit në administratën shqiptare nuk është më asnjë lloj surprizë të kesh gra në drejtim. Aq shumë sa po të tregoj një episode familjar dhe personal. Kur vajza ime Nalta pa një nga kolegët e mi ministra në ekran më pyeti kush është xhaxhi. Në atë kohë ishte ministri i Brendshëm dhe me tha çudi, nuk janë gra ministrat. Pra, përfaqësimi ka rëndësi.

Sokol Balla: Dhe çudia ndodhi apo jo me kabinetin e ri. Ministri i Brendshëm është tashmë sërish një grua.

Ministrja Elisa Spiropali:  Po për herë të parë dhe e uroj shumë Albanën ashtu siç uroj edhe kam respektin më të madh edhe për dy pararendëset e mia në ministri të jashtme, Olta Xhaçka dhe Arta Dade, janë vërtetë dy zonja që i kanë dhënë dinjitet atij institucioni ashtu si edhe kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla të cilën unë e zëvendësova është një grua që jo vetëm ishte në atë kohë kryetare e parlamenti, por që me një urtësi dhe butësi të posaçme ia mbërriti që në një kohë shumë të vështirë për parlamentin shqiptar të ruante ekuilibrat e shumë e shumë gra të tjera që unë nuk kam as kohën as mundësinë këtu t’i përmend të gjitha, por të gjitha arritjet e grave besoj janë një shumatore e grave që kanë qenë përpara tyre. Ne qëndrojmë mbi shpatullat e të gjitha atyre që nuk e kanë patur fort të lehtë më parë dhe nuk ka qenë fort e lehtë të jesh grua në Shqipëri. Dhe le më të jesh një grua që fiton besim apo një grua në drejtim dhe këtë dua ta them pa asnjë rezervë që një gjë për të cilën jam shumë krenare për forcën që përfaqëso PS, është mundësia që kryetari I saj dhe kjo forcë politike se ndryshe nuk mund të bëhej, duhet të kishte edhe mbështetjen e strukturave të tjera apo gjendjes sociale brenda PS ka pranuar që gratë të jenë në të gjitha këto pozita. Dhe pa diskutim që është edhe meritë e këtyre grave që kanë treguar në drejtim integritet edhe profesionalizëm.

Sokol Balla: E prapë nuk i shpëtoni dot paragjykimeve, le të themi herë pas here ndesheni.. gjithmonë është ideja, nuk zgjidhen se janë të afta por se janë besnike

Ministrja Elisa Spiropali:  Besnikëria është një virtyt të cilën unë e çmoj shumë personalisht. Luajaliteti, është domosdoshmëri të paktën në këto marrëdhënie për të patur integritet të plotë dhe një lloj besnikërie që shpesh mund të jetë edhe fake, fals apo thjesht e kohës për t’ja hedhur. Besoj fort te luajaliteti dhe besoj që gratë janë në shumicën e tyre luajale./abcnews.al

17 Komente

  1. P
    Perez Dekuelar

    Antaret e OKB; kujt i plasi kari ????

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edison Y

      Si nuk le nje rast pa e shfqur veten qe eshte KARE kjo mor aman

      Përgjigjjuni
    2. M
      Me lot

      Spiropali plaket dhe trute i firojn. E quan arritje qe ne Shqiperi 50 perqind e qeverise jane gra!!! Belinda eshte me mire nga kjo qe ka shkoll amerikane

      Përgjigjjuni
      1. p
        populli

        Qeverite ndertojen me plane perqindjesh, ide idiotike te liberaleve duke luftuar meritoktacine dhe mbeshtetin diversitetin si progras qe do te thote alla PPSH, ku futeshin shofere e kooperativiste ne organet drejtuese dhe na nderuan….!!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sass

          Grate i rraf me kollaj shefi ndersa burrat i nxjerrin probleme, shiko rastin Veliaj qe i premtoj se do ta varte ne pemet qe mbolli dhe ashtu ndodhin ndersa me ju ju frikson kure ju pjerdhe

          Përgjigjjuni
          1. E
            Elis im Mutenland

            Posi, Shqiperia ka edhe burra si puna jote shoku Spiro Pali!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tatiana Gusin

              U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin e kriptomonedhave tuaja. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

              Përgjigjjuni
              1. S
                Slavic

                Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

                Përgjigjjuni
                1. c
                  c

                  Ku ka mberrit Shqiperia qe te perfaqesohet ne OKB nga nje injorante si Spiropali. Zgjedhja e ministrave dhe drejtuesve ne te gjitha nivelet nuk duhet te behet ne baze te kuotave seksuale por ne baze te merites.Kjo qe ishte aq injorante sa edhe nje nga kryweveprat e letersise spanjolle dhe boterore , Don Kishotin e Mances e kujtonte si te letersise shqiptare.Pastaj si gra si burra ministrat tane jane thjeshte jesmene e jeswomen qe thjesht duartrokasin cfare u thote padishahu i tyre dhe mbi te gjitha jane ilegjitim pasi kane dale nga zgjedhje farse.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Celsi

                    Spiropali ka mbaruar ne (fshatin) Kanada kur niveli i shkolles nuk krahasohet as me vendet lindore te evropes. Pavaresisht faktit se si mundohet ta shesi veten ne Shqiperi.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Prof

                      Olta Xhaçka, Arta Dade, Lindita Nikolla dhe vete Ju e nderuar Elisa Spiropali vertet jeni fisnike te afta dhe historikisht unike, jeni aq objektive dhe korrekte e perfaqesuese te denja te femrave fisnike shqiptare, qe jane bere te rendesishme ne arsim ekonomi dhe politike, si majtas dhe djathtas! Grate po behen superiore ne shoqerine shqiptare! Meshkujt/burrat duhet te ndjehen te lumtur dhe te kthehen ne se jane ne emigracion!

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Elisa ne boten e cudirave

                        Kjo flet percart, e ka mendjen te beje ndonje foto se se beson as vete qe skenderbeu ka qene aq i papergjegjshem sa ta beje ministre te jashtme kete tru pule servile

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Spiro

                          Me besnike nga te gjithe eshte Bela...ajo per Ramiun la syllon ti bjeri me dore...

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Ermal

                            Spirokali moj spirokari e hengre dhe ti...

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nardi

                              Po per milionat qe vodhi kjo kurva kur ishte drejtoreshe e doganave u hetua ndonjehere?Ke harruar te thuash qe kemi dhe ligjin Sorros,me shume se dy gjini.Do kenaqej shume Ramiu,se Zaho duket se po behet si ajo gjinia e trete.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Neurologu

                                E dime perqindjen e qeverrise po na thuaj sa perqind gomer te popullsise .

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bequa

                                  Prandaj vene punet çorap ketu, tha xha Sulua

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje