Begaj në Nju Jork: Pa multilateralizmin, bota do të rrëshqasë më thellë në konflikte

24 Shtator 2025, 18:10Politika TEMA

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka marrë pjesë këtë të mërkurë në një takim të nivelit të lartë të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” që u zhvillua në Harvard Club në New York.

Ky takim bëri bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish, personalitete botërore dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në diskutimin për çështjen e mprehtë dhe aktuale: “Multilateralizmi në Udhëkryq: Sfidat dhe Rrugët drejt Paqes”.

Gjatë fjalës së tij presidenti i Shqipërisë u shpreh ndër të tjera se sot veç multilaterizmit edhe njerëzimi është në udhëkryq. Zgjedhja e vetme, sipas presidentit Begaj, është bashkëpunimi për të ndërtuar një rend me të drejtë dhe paqësor për të parandaluar rrëshqitjen e botës drejt përçarjeve dhe konflikteve më të thella.

“Për vendet e vogla si Shqipëria, multilateralizmi është themeli i sigurisë sonë dhe garancia e zërit tonë në çështjet botërore”, deklaroi presidenti Begaj duke theksuar rëndësinë që kanë institucionet e forta dhe gjithëpërfshirëse, pasi në të kundërt kombet e vogla rrezikojnë të mbyten nga logjika e forcës mbi të drejtën.

“Në sajë të Kombeve të Bashkuara dhe organeve të tjera shumëpalëshe ne mund të kontribuojmë në vendime, të mbrojmë sovranitetin tonë dhe të avokojmë për paqen”, deklaroi Begaj.

Duke iu refruar luftës në Ukrainë, konfliktit në Lindjen e Mesme dhe tensioneve të tjera ndërkombëtare që kanë krijur krisjen e rendit global, presidenti i Republikës vlerësoi se këto situata janë dëshmi edhe e kostos që paguajmë kur multilaterizmi shmanget e dobësohet.

Në kushtet e mangësive të sistemit aktual dhe mënyrës jo efektiv të institucioneve ndërkombëtare, Begaj u shpreh se sheh si zgjidhje reformat dhe ripërtëritjen e tyre.

Ndërsa rikujtoi gjatë kësaj fjale, përvojën pozitive të kapërcimit të sfidave përmes dialogut, gjithëpërfshirjes, uljes në një tryezë të kombeve të medha e të vogla në frymën e multilaterizmit, presidenti i Shqipërisë theksoi nevojën për më më shumë solidaritet bazuar në parimet përbashkuese. “Pa multilateralizëm, bota jonë do të ishte më e përçarë, më e paqëndrueshme dhe më pak e drejtë”, theksoi Begaj.

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin për zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut e diplomacisë dhe vizionin e tij për institucione më gjithëpërfshirëse, më të përgjegjshme dhe më të afta për t’iu përgjigjur shpejt krizave e për të garantuar një paqe të qëndrueshme.

6 Komente

  1. Y
    Ylli

    Multilateralizm si perkthehet ne shqip???

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lutje per emigrantet qe do takojne Z.Begaj ne NY k

      Ne emer te nje grup emigrantesh shqiptare ne Amerike, ju lutemi atyre vellezerve tane qe do te takohen me Presidentin Begaj ti kerkojne Atij qe te angazhohet per te mundesuar leshimin e sinjalit te RTSh-se per te gjithe shqiptaret ne emigracion, edhe kundrejt pageses nese kerkohet. Femijet tane e kane te veshtire te mesojne shqipen sic duhet, te njohin kulturen dhe historine e kombit tone, artin, kinemane, etj. etj. Ne i kemi shkruar z.Begaj por pa pergjigje apo vemendje. I kujtoni ju lutemi Presidentit se ai thote ngado shkon jashte atdheut se eshte i angazhuar plotesisht per promovimin e gjuhes shqipe dhe cdo gjeje te mire shqiptare. Nese e ka seriozisht kete qe thote, athere na mbetet te shpresojme akoma. Sa per KM Rama, akoma nuk kemi gjetur njeri tia shtjere ne vesh kete hall te madh per ne emigrantet.

      Përgjigjjuni
      1. 0
        007

        Multilaterizmi perkthehet Baromi per Rrogozhine President....pse si ju duket Baromi ?

        Përgjigjjuni
        1. 0
          007

          Multilaterizmi perkthehet Baromi per Rrogozhine President....pse si ju duket Baromi ?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Safet korofillaku

            edhe kete dudumin kishin mangut

            Përgjigjjuni
            1. c
              c

              Shyqyr qe eshte Bajrami se bota do kishte shkuar per lesh.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje