Ambasadori Gonzato takon Peleshin: Dialog i hapur dhe debat konstruktiv për reformat e BE, forcat politike të kontribuojnë

24 Shtator 2025, 14:43Politika TEMA
Ambasadori Gonzato takon Peleshin: Dialog i hapur dhe debat konstruktiv për

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u takua sot me kryetarin e Parlamentit, Niko Peleshi.

Ai theksoi se në këtë moment kyç të pranimit të Shqipërisë në BE, Parlamenti luan një rol jetësor.

“Ambasadori Gonzato theksoi rolin e rëndësishëm të kryetarit të Parlamentit në sigurimin e dialogut të hapur dhe debatit konstruktiv në Parlament mbi të gjitha reformat që lidhen me BE-në, në respekt të plotë të autonomisë së institucionit parlamentar”, thuhet në postimin e ambasadës në rrjetin social X pas këtij takimi.

Kreu i diplomacisë europiane në Tiranë vuri në dukje edhe faktin se të gjitha forcat politike të jenë të afta të kontribuojnë në proces, Parlamenti të ishte transparent dhe afër qytetarëve dhe procesin e rëndësishëm transformues.

“Në këtë drejtim, ai vuri në dukje gjithashtu rëndësinë që të gjitha forcat politike të jenë të afta dhe të gatshme të kontribuojnë në proces. Ai theksoi gjithashtu nevojën për një Parlament më transparent që e afron Kuvendin me njerëzit dhe i bën qytetarët pjesë të udhëtimit evropian të Shqipërisë. Delegacioni i BE-së do të vazhdojë të punojë dhe ta mbështesë Parlamentin në këtë proces të rëndësishëm transformues”, mbyllet njoftimi zyrtar i ambasadës.

Ky takim vjen pas seancave parlamentare të tensionuara që janë zhvilluar në nisje të sesionit të ri dhe akuzave të opozitës ndaj mazhorancës dhe Peleshit për vendime të njëanshme dhe pa debat me opozitën, duke votuar programin qeverisës dhe kabinetin ministror në shkelje kushtetuese dhe ligjore.

Më herët takim me kryeparlamentarin ka marrë edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy van Horn.

1 Komente

  1. N
    Niko Pe Leshi

    Ketij Gonzatos i kam bere gati dy dyqanka persembari bre, ne ulluk te Pazarit te Korces. Thagme fare. Edhe nje shtepi alpine me dy ashefe ne Prespe. Kane filluar te me pelqejne shume keta ped....stet t'emen e s'emes !!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje