Me një vendim të beftë, të paargumentuar dhe të pashpjeguar, opozita dhe PD pranoi një ditë më parë të dërgojë për miratimin në Parlament emrat e përfaqësuesve të saj në Komisionet Parlamentare.
Pas këtij vendimi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i mazhorancës, e cila thirri sot mbledhjen e Kuvendit vetëm me këtë rend dite, në mënyrë që të miratohen propozimet e opozitës dhe puna e Parlamentit të mos ketë as ngërçe as vonesa.
Se çfarë ndryshoi në këto ditë për opozitën, kjo nuk është e qartë, sepse një gjë të tillë mund ta kishin bërë që në seancën e kaluar dhe gjithçka të kishte shkuar për mrekulli.
Jo vetëm që nuk e bënë, por krijuan edhe një konflikt artificial dhe të paqenë, duke as mos dëgjuar as mos diskutuar lidhur me programin dhe kabinetin e ri ministror.
Sot, pas një jave me vonesë, me sa duket, opozitës i kanë ardhur mend dhe kërkoi të të anulohet seanca e parë dhe të ripërsëritet, sepse ajo ka vendosur të diskutojë edhe për programin edhe për qeverinë.
Kjo është sa paradoksale aq edhe absurde, sepse procedurat dhe mbledhjet kanë afate dhe përcaktime ligjore. Madje, edhe sikur kryetari i parlamentit të ketë dëshirë dhe të bjerë dakort, nuk mund të zhbëhet një gjë e tillë, për shkak të ezaurimit të procedurës dhe të votimit.
Me sa duket, kemi të bëjmë me një opozitë që i vijnë ‘valët’ e reflektimit me vonesë, mirëpo populli shqiptar ka atë shprehjen që ‘kur të vijnë mendt, nuk t’i hanë as qentë’. Kjo jo detyrimisht ka lidhje me opozitën dhe PD-në, por për sa kohë të jetë e çorganizuar dhe të drejtohet nga humori i njerëzve të dalë kohe, edhe koha e saj do vijë gjithmonë me vonesë./nl/TemA
Si duket opozites duhet ti kete dhene mend per kete vendim krrici I faros me dy gishta lart qe eshte prurje e re ne parlament, njeri me integritet te larte ne radhet e trushplareve te Astirit.
Keta te pd jane vari karin prandaj si voton njeri se jane vrases kriminela hajdute budallenje psikopat te pjerdhur , u ka ngrlur koha ne 1990 dhe e natyreshme qe nga 1990 e deri sote ne 3025 drejtohen nga njeriu me kerme qe ka nxjere jashteqitja e kombit shqiptar , nga Sali krimineli
Keto dhe te tjera qe do te shohim me vone , jane idjotesirat e nje plaku te rrjedhur qe turmat e opozites e adhurojne si te ishte idhull !
As edhe me largpamesi nuk do ta besonte se edhe nje dite pasi Keshilltaret bashkiake te Rames do shkarkonin me vota Erion Veline nga Kryetar Bashkie...gazeta e Meros nuk do hiqte sy e veshe nga bytha opozites.
Opozita e non gratave eshte pjerdhur perfundimisht e askush nuk e merr serjozisht. Parimi I saj eshte: shtyj sa te shtyjme me paga e privilege, se ne pushtet s'vijme kurre.
Thjeshte: mazhotanca i beri qejfin me shkarkimin e Veliajt. Njera dore lan tjetren, te dyja fytyren!
Nën drejtimin e Sali nongradës kjo opozitë do të jetë gjithmonë demode. Do vazhdojë të humbë zgjedhje pas zgjedhjesh dhe asnjëherë nuk do i thërrasë mendjes e të bëjë analizën e shkaqeve të humbjes. I vetmi argument do jetë që i vodhi Rama vetëm e vetëm që të mos japë dorëheqjen komandanti komunist 81 vjecar. Eh cpaske lindur me këmishë o Edi Rama !!!!
Miratimi i programit qeverisës pa debat tregon arrogancën e Ramës dhe përuljen e të gjithë deputetëve socialistë , pavleshmërinë e kryetarit dhe kryesisë së kuvendit para vendimit të Ramês dhe pazaret e ulta të Berishës që cuditrisht nuk ishte në sallë