Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka propozuar përfshirjen e një rregulli të ri në Rregulloren e Kuvendit, sipas të cilit në rast se deputetët shkaktojnë kaos dhe bllokojnë foltoren, seanca të kalojë menjëherë në proces votimi pa debat.
Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Klosi i kujtoi opozitës se skenat e dhunës dhe bllokimit nuk janë një risi, duke përmendur seancat e një viti më parë, ku deputetët opozitarë vendosnin karrige mbi foltore dhe hiqnin kartat për të bllokuar seancat plenare.
Ai i bëri thirrje opozitës të mos "bëjnë të fortin", ndërsa ironizoi edhe pretendimet për ministren virtuale "Diella", duke kujtuar se edhe Berisha ka dalë me një Ipad duke nxjerrë qytetarin dixhital.
“Dua të flas për procesverbalin, është e nevojshme që në të apo në rregullore të shkruhet edhe një rregull, që këtu vijnë për të folur, por jo për t’u zënë dhe për të bllokuar Foltoren. E thamë edhe në ditën e seancës ishte kërkesa e kësaj qeverisjeje, të vinin dhe të flisnin,. Të jepnin idetë dhe të mos bënin të fortin.
Tani në shërbim të kujtesës së deputetëve në sesionin e kaluar, ajo që ndodhi nuk ishte hera e parë që ndodhi në parlament. Mos bëni sikur habiteni, në sesionin e kaluar keni bllokuar foltoren e parlamentit. Vinit një orë para, merrni karrige dhe i vinit mbi Foltore. Hiqnit kartat. Dhe ne vinim e votonim se ju nuk lejonit diskutimin parlamentar. Kjo ndodhi edhe në seancën e kaluar, s’u lejua kryeministri dhe deputetët të flisnin dhe prandaj kaluam në proces votimi.
Të shkruhet në procesverbal, kjo duhet të hetë normë, nëse nuk lejohen deputetët të flasin, do kalojmë në proces votimi. Bëni mirë të bëni si sot, flisni por mos bëni si të fortë se nuk jeni as të fortë, as i fortë dhe as rrugaç. E dyta, flisni për Diellën sa herë ka dalë Berisha me Ipad dhe ka nxjerrë qytetarin dixhital? “, tha Klosi.
Guxojne dhe dalin. keto kakerdhi te rames, qe kane egzistuar nga Veliaj dhe tani nuk guxojne te thone nje fjale per te se mos u rrezikohet karrigia, ku prejen mullaqet e tyre te dhjamura.