Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar rimbajtjen e seancës së kaluar parlamentare, ku u votua programi qeverisës i kabinetit të ri.
Seanca, e cila zgjati vetëm 25 minuta për shkak të ndërprerjeve dhe kaosit të krijuar nga vetë opozita, u cilësua nga Berisha si një "turp historik" për vendin.
“Akti i vetëm që kjo seancë mund të bëjë për atë procesverbal, ta hedhë në koshin e plehrave seancën dhe procesverbalin. Ai do mbetet në arkivat e këtij shteti si procesverbali më i turpshëm në të gjithë historinë e tij.
Dhe ky turp do mbulojë ata të cilët zhvilluan një seancë si ajo, e pashembullt dhe e bënë atë vetëm e vetëm për të fshehur, për të maskuar 18 Erionë Veliaj. Nuk mund t’ia bëje vendit tënd këtë kurrë.
Po citoj Kushtetutën këtu. Por ti nuk mund t’ia bëje vendit tënd atë kurrë, pse një grup të papërgjegjshmish, që kanë turp dhe frikë nga vetja e tyre, nga rrezja e dritës dhe transparencës, kërkojnë të kalojnë pa transparencë, pa votim, pa asgjë.
Ti shënove rekordin më të zi në historinë e parlamentarizmit shqiptar, në historinë e Europës, në historinë e botës, të çdo regjimi. Ndaj dhe rikthe seancën, të zhvillohet seanca. Të mos e kthejë Gjykata Kushtetuese, por ta kthejë parlamenti dhe të bëhen zhvillimet. Ata që kanë frikë nga vetja e tyre, ata t’ia mbathin, le të ikin.
Kanë frikë të dalin para qytetarëve për mëkatet e tyre, për vjedhjet që kanë bërë. Nuk është përgjegjësia jonë kjo, është e atyre”, tha ai.
Shko pirdhu sta do njeri mendimin ty
e pleherave por Rames i nevojitesh shume. Mos e rruaj Vampir !
po ik o kriminel se nuk te pjerth njeri ty. o kerma sali berish shpellari me ty po tallin menderen