Lorenc Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

24 Shtator 2025, 09:56Politika TEMA
Lorenc Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin ‘Trialog’ në RTSH1 se Strasburgu do japë një vendim që do të ‘bëjë të skuqemi të gjithë’ sa i përket shkarkimit të Erion Veliajt nga këshilli bashkiak. 

Vangjeli tha se Veliaj duhet të merrte që në fillim përgjegjësinë e tij dhe të hiqte dorë nga drejtimi i bashkisë së Tiranës pas komunikimit të akuzave. 

‘Ka një gjë që ne duhet ta kuptonim drejt. Ligji është i barbartë për të gjithë por ky është vetëm një slogan sepse nuk mund të veprojë në të njëjtën mënyrë ndaj kujtdo. Parimi i prezumimit të pafajësisë është i shenjtë, i palëkundur dhe që zbatohet në gërmë për një të zgjedhur, për një njeri të politikës. 

Edhe faulli moral mund të jetë shkak i mjaftueshëm për t’u larguar por këtë do të duhet ta kishte bërë vetë Veliaj; të thoshte që në krye të herë ndaj meje ka akuza të rënda, pesha e detyrës që kam mbi supe më pengon në betejën time”, tha Vangjeli. 

“Legjitimiteti i drejtimit të bashkisë së Tiranës është kërcënuar në thelbin e vet institucional edhe moral nëse doni. Do të duhet që qytetarët e Tiranës do të thirren edhe një herë në apel për të vendosur. 

Por mund të them diçka që mund ta parashikoj në mos Gjykata Kushtetuese nesër, në mos Gjykata e Lartë që ka mundësi të gjykojë ndryshe edhe për masën që Veliaj qëndron i mbyllur prej shkurtit. 

Edhe nëse këto gjykata vendosin ndryshe, në Strasburg ne do të shohim një vendim që do të na bëjë të skuqemi të gjithë qoftë ata që e dinin por heshtën, qoftë ata të cilët e shikonin por duartrokisnin. Strasburgu do të na thotë që keni vepruar gabim”, theksoi Vangjeli . 

6 Komente

  1. S
    Sami Frasheri

    Atehere do jete vone! Lali do kapi nje demahperblim te majme, Ols Dado do lidhet me Belinden se Met Hasa e Kol Kyci jane plakur, kurse Tirana do qelbet ere si Belo Ezmeri! Si nuk keni turp, nuk vrate vec Erionin, vrate shpresen!

    Përgjigjjuni
    1. O
      Ols Balluku

      Po pse duhet te jepte doreheqje? Apo qe te vendosej standarti se po ju ngref prokurorit te te perndjeke si pederast lulishtesh, ti duhet te lesh 160 mije votart qe t’u besuan e te zhdukesh! O zot ca llogjike!

      Përgjigjjuni
      1. X
        XXX

        Doli edhe keshilltari i mamices, me i pavaruri i anal...isteve

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ?

          Do skuqemi të gjithë? Kush tha? Pse flet në emër të gjithëve ky këshilltari i Elisës që del nëpër studio si i pavarur?

          Përgjigjjuni
          1. M
            M

            Bravo Vangjeli

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gramozi

              O vangjel , cdo diskutim dhe mendim qe I jep ti , , I bie nga himalajet. ne filipine pastaj kthehesh ne Bangladesh.Po fol njehere tamam o grek I padobishem. Po lali duhet denuar me burg perjete dhe sekuestim pasurie cfare I ka bere Tiranes!!!. THONE qe e ka bere gjithandej beton , ka punuar , ka bere lulishte , ka sjelle 24 ore uje , ka bere ruge e shkolla etj........Po cfre tjeter duhet te beje Bashkia???? Apo vetem vjedhje.. .... ..

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje