“Ekziston mundësia që Erion Veliaj të dalë në arrest shtëpie”, Sula: Ja pse gjykata mund të ndryshojë masën e sigurisë

23 Shtator 2025, 21:50Politika TEMA
“Ekziston mundësia që Erion Veliaj të dalë në

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula teksa komentoi shkarkimin e Erion Veliajt, tha se ky vendim i marrë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak mund të jetë një marrëveshje për ta liruar atë nga qelia. 

I ftuar në emisionin “Log.” në News24, ai shton se ekziston një pikëpyetje e madhe për rolin e Veliajt dhe sugjeron mundësinë e një “gjysmë-loje” në emër të të drejtave të njeriut dhe mos-prishjes së provave gjatë procesit gjyqësor. 

 “Përse nuk u shkarkua Erin Veliaj gjatë shtatë muajve nën hetim? Sepse në kërkesën që ka pasur SPAK në masën e sigurisë, edhe Gjykata thotë në vendimin e saj se është prishja e provave dhe presioni ndaj dëshmitarëve nëse ai do të ishte kryetar bashkie në detyrë. 

Tani që mbaroi hetimi, që do të thotë se nuk ka rrezik më prishja e provave, nuk paraqet më rrezik Erion Veliaj në aspektin juridik, ndërsa në aspektin politik është tjetër gjë. Ka një pikëpyetje të madhe, ai mund të dalë nga burgu. Ekziston, nuk mund të them 100%, një gjysmë loje që gjatë procesit të gjykimit të ketë ndryshim të masës së sigurimit. 

Nuk është cudi që të kemi një marrëveshje të të gjithë aktorëve, përjashtuar vetëm SPAK. Sepse nga ana juridike për të prishur provat tani thuajse është zero meqë cështja ka shkuar në gjykatë. Ekziston që gjykata tani të ndryshojë masën e sigurisë, nga arrest me burg, në arrest shtëpie.”  - u shpreh Sula.

7 Komente

  1. J
    Jimi

    Jo kjo kurrsesi nuk duhet te ndodhe per nje politikan socialist ! Kjo praktike mund te funksionoje vetem per politikanet demokratik, ashtu sic ndodhi me Saliun dhe dhendrrin e tij, te cilet nga "arrest shtepie", qe arrest i thencin, po hetohen ne gjendje te lire !? Ja ky eshte krijesa jone e famshme SPAK !

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tree hugger

      Jane te lire vrasesit seriale, mbani ne burg mbjellesir seriale te pemeve - a ju q*fte breshka

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ari

        O pula e lagur e Peqinit , sikur ke qene edhe m.......prokurori!!!!!! Po edhe 25 vite burg per mashtruesin, hajdutin gjelin e fiqve nuk jane asgje , cfar I ka bere Tiranes dhe njereve te saje ky birbo. Ku jane lulishtet , ku jane parqet , ku eshte teatri, ku jane ruget , ku eshte uji, transporti , mbeturinat , ku jane kopshtet e cerdhet , shkollat, etj etj. Ky kalama I llastuar , ordiner , mashtrues dhe hajdut kalibri., do te mbahet mend per shkaterimin e cdo gjeje ne Tirane , per betonizimin e saje , per tjetersimin e pandreqshem te kryeqytetit.Ndertime pa fund , ( vetem per te vjedhurr se ato I ben privati) , prishje te shtepive , rugeve e lulishteve thjesht per te vjedhur. Ky mund te jete njeriu qe per nga pasuria ia kalon edhe me te pasurit ne Shqiperi e me gjere. KUR spak( po te funksionoje si duhet ) te sekuestroje pasurite e tij do cuditesh edhe ti o pula e lagur e peqinit. , athere ndoshta do ndryshosh dhe strukturen pa kollaro. Kushdo me kenaqesi do te bente nja 5 vite burg per gjithe ate pasuri te vjedhur!!!!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Korcari.

          Ate qe ka bere Veliaj duke ndryshuar komplet Tirane ne nje qytet modern dhe te vizituar me shume se kurr nga qindra e mijra turiste.Saper teatrin ,ate plere ne mes te Tiranës eshte bere zgjidhja me e duhur duke ezvendesuar me nje teater te ri dhe modern qe i shkon qendrës se qytetit.Por,ju e penguat(sabotuar)sepse doni nje Tirane tip Bathore.Sa per shkolla dhe kopshte Veliaj ndërtoi aqe shume sa qe Saliut do t'i duheshin mbi njëqind vjet...Persa i përket per ato qe akuzohet dhe ne qofte se vërtetohet te marr denimin qe meriton .

          Përgjigjjuni
        2. R
          Real

          Ka ngele ky k…..ri duke leh gjithe diten.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sapa

            Ajo dihet qe arrest shtepije!Jo vetem ai por edhe Ilir Meta!Mafja shteterore shqiptare!

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjeli Peqinit

              Eh mor loqe, Erion Veliaj duhet te ishte duke bere punet qe i qante, e ti me pistolete stadiumeve. Por ky vend i padrejte, con ate ne burg e ty ne studio.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje