Ngjela: Vendimi ndaj Veliajt, i dyshimtë

23 Shtator 2025, 19:04Politika TEMA
Ngjela: Vendimi ndaj Veliajt, i dyshimtë

Avokat Spartak Ngjela në një intervistë televizive tha se shkarkimi i Veliajt, i zgjedhur nga populli, në një kohë kur nuk ka asnjë dënim të formës së prerë të caktuar ndaj tij nga gjykata, vë në dyshim drejtësinë e këtij vendimi të marrë sot nga Këshilli Bashkiak.

“Diskutimi është: kanë të drejtë këta të shkarkojnë kryetarin e zgjedhur nga populli? Po kryetari, nëse ata marrin një vendim politik, ka të drejtë ta hedhë në Gjykatë. Unë nuk e di si do veprojë. Unë po flas në koncept juridik. Ku ka qenë kapërcimi i PS këtu? Nuk ka pritur që vendimi i dënimit të marrë formë të prerë. Po sikur të marrë pafajësi për gjykim, çfarë ndodh? Kush do hyjë në burg? E kuptoni se si ngërthehen kot çështjet juridike”,- tha Ngjela.

Më tej, avokati u shpreh i bindur se nëse zhvillohen zgjedhje të parakohshme, edhe kryetari pasardhës i Bashkisë Tiranë do të jetë nga radhët e Partisë Socialiste.

“Nuk rrëzohen. Kush del t’i rrëzojë ju lutem? Ku e kanë fuqinë? Kryetari i partisë tjetër është non grata në Amerikë, mbaron biseda. Nuk kanë dhe vota, i kanë humbur thellë. Po kjo goditja që i bënë Velisë e ka dëmtuar Partinë Socialiste? Nuk besoj se e kanë dëmtuar”,- tha Ngjela.

2 Komente

  1. R
    Real

    Eshte rregjim, nuk e kuptoni se nuk mund te kete zgjedhje

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ccc

      Tirana nuk mund te qendroje asnje dite me shume ne kaosin ku eshte futur Pastertia, ndertimet, sherbimet, trafiku, shkollat, çerdhet të gjitha në regres

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje