Këshilltari i PS Aldo Merkoçi: Me këtë vendim po tjetërsojmë padrejtësisht vullnetin e qytetarëve, në shkelje të autonomisë vendore

23 Shtator 2025, 17:28Politika TEMA

Këshilltari i PS Aldo Merkoçi: Me këtë vendim po


Këshilltari i PS, Aldo Merkoçi deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se me propozimin për shkarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Këshilli Bashkiak ka tjetërsuar votën e qytetarëve.

Ai e cilësoi këtë një moment unik në historinë e demokracisë shqiptare, duke theksuar se për herë të parë po zhvishet nga mandati një kryetar i zgjedhur tri herë radhazi.

Merkoçi tha se ky vendim përbën një precedent të rrezikshëm për autonominë vendore dhe parimet demokratike.

Në fjalën e tij, ai theksoi se qytetarët e Tiranës e kanë shprehur qartë vullnetin e tyre, i cili po tjetërsohet padrejtësisht.
Merkoçi nënvizoi se sot këshilltarët po bëjnë një zgjedhje të detyruar, në shkelje të parimeve të vet drejtësisë, në shkelje të drejtave të një individi te zgjedhur me votë të lirë, në shkelje të parimeve të autonomisë vendore.

Deklarata e plotë:

Mbledhja e sotme është një rast unik në historinë e demokracisë shqiptare.

Zhveshja nga mandati i një kryetari bashkie të votuar 3 here radhazi është një akt i cili do të na shënoj të gjithëve për një kohë, e cila nuk matet dot as me ciklet politike e akoma më pak më ciklet mediatike të shoëbizit te cilat diktojnë debatin e ceket publik dhe politik.

Erion Veliaj është kryetari që ndryshoj Tiranën në mënyrë rrënjësore, ai dhe skuadra e tij modernizuan shtëpinë tone, lagjen tone, qytetin tone duke sjellë dinjitet dhe vëmendje në çdo cep të Tiranës.

Prej 7 muajsh Erion Veliaj, mbahet në një kufizim të lirisë, pa gjygj dhe pa proces duke i mohuar atij dhe qytetit një jetese normale.

Për herë të parë në historinë e këtij këshilli, gjendemi përballë një dileme të pazgjidhshme, nga njëra anë lufta për pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si gangrena me madhe e tranzicionit shqiptar dhe nga ana tjetër respektimi i Standardeve demokratike dhe autonomisë së pushteteve të pavarura siç është ai I të zgjedhurve vendorë me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët.

Në kushtet e një dilemë të tillë, ne sot po bëjmë një zgjedhje të detyruar, në shkelje të parimeve të vet drejtësisë, në shkelje të drejtave të një individi te zgjedhur me votë të lirë, në shkelje të parimeve të autonomisë vendore, në një tentative ekstreme për ti rikthyer normalitetin qytetit dhe banorëve të tij.

Me shpresën se drejtësia një ditë, do i japi hisen e vet të gjithëve atyre që janë përfshirë në këtë proces, përfshirë dhe në këtu sot.

Qytetarët e Tiranës 3 here radhazi e kanë shprehur qartë dhe bindshëm bindjen e tyre se kush ishte alternativa më e mirë për qytetin.

Kështuqë ne sot duhet të jemi të qartë, se me këtë vendim po tjetërsojme në mënyrë të padrejtë vullnetin e lirë të qytetarëve të Tiranës, me shpresën se ky vendim do mund të çlirojë qytetin nga një ngërç vendimmarrjeje, do mund të cliroj ndoshta kryetarin nga një pengmarrje e padrejtë, dhe ndoshta, ndoshta do mund të përshpejtojë dhe normalizojë një proces gjygjesor, i cili me shumë se një proces faktik deri më sot ka patur formën e një procesi thashethemesh politiko-metiako-turbofolku I denjë per Standartet e gazetes Paloma.

Parimi i vendimmarrjeve të Vështira është zgjedhja mes vendimmarrjes së drejtë dhe asaj të lehtë. Pyetja që mbart një peshë jashtëzakonisht te madhe sot për ne është, nëse po ndermarrim një vendimmarrje të drejtë apo te lehtë?

Një pyetje tjetër edhe më e rëndë është a mos po zëvendësojmë sot drejtësinë me perceptimin? Prokuroria dhe media e kanë bërë tashmë këtë hap, për hir të sensacionit, për hir të emocioneve sepse në fund nuk kanë ndonjë kosto publike të qenësishme. Por mendojeni pak, do të donit të jetonit apo akoma më keq të gjykoheshit ju vete jo në bazë të fakteve dhe parimeve të së drejtes por në bazë të perceptimit.. Të perceptimit?

Vendimi i sotëm është gjithçka përveç se i lehtë kështu që nuk kam ndërmend as ta zbukurojë as ta lehtësojë nga barra e drejtësisë dhe historisë.

Minimumi që mund të bëjmë sot, në respekt të qytetarëve, në respekt të parimeve të drejtësisë dhe në respekt të një kryetari i cili ka dhënë Gjithçka për qytetin është të jemi të ndërgjegjshëm për vendimin që po marrim.

6 Komente

  1. R
    Rron or rron dhe s” vdes shqiptari

    Vertetohet edhe nje here, qe ne mes te gjirizit mbytes dhe infektues, oriental- komunist dhe narcizmit te semure rama-sali, mund te lulezoje dhe trandafili, nje nga te cilet eshte Aldo Merkoci, qe me kete qendrim ka bere histori, brenda kesaj turme hashashi.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per Aldon

      Krejtesisht e vertete. Eshte djale king, me dinjitet. Per ata qe e njohin. Ska lidhje me llumrat. Bravo Aldo. Nderove veten dhe na bere te kuptojme cdo te thote dinjitet dhe jo te jesh langaraq!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Te rroje Ramuti.

      O kari sot e more vesh qe eshte shkelur autonomia vendore? Hajde palle hajde.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mister ix

        Turpe te kini ju te nderuarat ju te PS-se qe ne emer te kryeministrit Edi Rama per shkarkimin e Erion Velise por nuk ka faje ky i fundit sepse ka frike preje Erionit se do i merte poziten bashke me Balluken i kane bere bashke planet per shkarkimin e tije.

        Përgjigjjuni
        1. d
          dhe pike

          Aldo Merkoci, do mbahesh mend!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kutuzovi

            Bravo per shkrimin..Sot ka feste opozita se finalizoi produktin e 40 protestave para bashkise se Tiranes,per shkarkimin e Erion Velise. Shkarkimi i zotit Veliaj eshte nje gure i rende ne supet e socialiseve. Erion Veliaj ishte nje kryetar i pazevendesueshem dhe i votuar nga tiranasit si njeriu me i mire,me i zoti,me puntori,me dashamiresi i Tiranes,njeriu me i dashur per femijet se i beri me kopeshte,Cerdhe e shkolla te reja moderne qe nuk mungonte asnje gje. Ai me punen e tij te ndersheme e beri Tiranen lule aq sa opozites i vriste syt nga sukseset e tij. Opozita e perbere nga injorant,ujqer te terbuar,gjarperinje helmues,u bene xheloz dhe filluan sulmet kundra tij dhe ja arriten qellimit te tyre te padrejte. Mbajtje e Erionit sot ne burg eshte nje krim i madh dhe nje nga dobesite me te medha te drejtesise shqipetare. Edi Rama ne kete rast duhet te mbaj pergjegjesi te madhe sepse ka shkarkuar nje kryetar bashkie si Erion Veliaj me pa te drejte. I ka bere qejfin Sali Berishes dhe opozites,te cilet jane gati t'a shqyejne Ramen dhe Veliajn.Mendoje se Rama do pendohet me vone per kete veprim.Erion Veliaj eshte nje kuader i pergatitur dhe politikani me i mire qe i ka sherbyer PS-te gjate gjithe kohes.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje