VIDEO/ Dashamir Shehi: Situata qesharake dhe paradosket e politikës shqiptare, pse e mbron opozita Erjon Veliajn

23 Shtator 2025, 15:40Politika TEMA
VIDEO/ Dashamir Shehi: Situata qesharake dhe paradosket e politikës

Deputeti Dashamir Shehi ka komentuar qëndrimin e opozitës lidhur me procesin për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si të çuditshëm dhe kontradiktor. Në një intervistë për TemA, ai tha se opozita po bie në një pozitë të gabuar, duke u përpjekur të mbrojë Veliajn në vend që të qëndrojë parimisht kundër tij.

Shehi theksoi se opozita, e cila deri dje digjte goma dhe protestonte para bashkisë, sot po merr rolin e mbrojtësit të Veliajt. 

Sipas tij, një pjesë e opozitës po mundohet ta përdorë këtë situatë si paralelizëm me procesin gjyqësor ndaj Sali Berishës, duke argumentuar se edhe ndaj ish-kryeministrit po veprohet në mënyrë të pamoralshme. 

Ai shtoi se problemi nuk është vetëm tek Veliaj, por tek vetë opozita që, në vend që të theksojë standardet, bie në kurthin e viktimizimit dhe mbron veten përmes kauzës së kryebashkiakut. “Më shumë se po mbrojnë Veliajn, ata po mbrojnë veten, sepse janë në një situatë paralele me të”, tha Shehi.

Deputeti e përshkroi këtë zhvillim si “qesharak” dhe tipik për paradokset e politikës shqiptare, ku palët shpesh herë ndërrojnë rolet dhe humbin besueshmërinë para qytetarëve.

Lini një Përgjigje