Komisionet Parlamentare ende pezull, Peleshi takim me kryetarët e grupeve parlamentare

23 Shtator 2025, 15:19Politika TEMA
Komisionet Parlamentare ende pezull, Peleshi takim me kryetarët e grupeve

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi po zhvillon një takim informale me kryetarët e grupeve parlamentare. Mësohet se në fokus të  takimit, do të jetë diskutimi për formimin e komisioneve parlamentare, pasi këto të fundit janë ende pezull, por edhe zgjidhjen e ngërçit politik.

“Takimi informal për zgjidhjen e ngërcit politik” tha një burim për Report Tv. 

Ndërkohë edhe pse PD depozitoi sot në Gjykatën Kushtetuese padinë për rregulloren e re, raportohet se do dërgojë emrat e anëtarëve të komisioneve në Kuvend.

Emrat e anëtarëve janë miratuar sot në mbledhjen e grupit parlamentar dhe do dërgohen zyrtarisht bashkë me emrat e kryetarëve dhe zv-kryetarëve të zgjedhur më herët.

Ndërsa ditën e djeshme, kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi se seanca e radhës parlamentare do të mbahen të mërkurën në orën 10, ndërsa u bë publik edhe rendi i ditës.

Pritet që nesër të votohen edhe emrat e drejtuese dhe nënkryetarëve të komisioneve parlamentare, pasi kjo pikë është futur në rendin e ditës.

1 Komente

  1. X
    XXXL

    Degjoni kete Pepambuku se nuk ha mut kot, kete urdher ka marre nga hajduti dy metrosh Edi Rama nipi i Spiro Kolekes.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje