"Kriza në PD quhet Berisha, duhet të dorëhiqet", Mërtiri: Pengon mundësinë e një alternative tjetër përballë Ramës

23 Shtator 2025, 11:17Politika TEMA
"Kriza në PD quhet Berisha, duhet të dorëhiqet",

Gjashtë bashki të vendit do të shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndër to edhe bashkia më e madhe e vendit Tirana, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në burg. Lidhur me këtë analisti Ergys Mërtiti tha se PD duhet që të nxjerr një kandidatë që të mos jetë i zgjedhur nga Sali Berisha.

Sipas tij, vetëm kështu kandidati që do të zgjidhet do të mund të votohet nga qytetarët.

"Kjo reflekton krizën, ku ka hyrë opozita dhe kriza e PD është Sali Berisha, ai duhet që të ikë. Duke parë raportin e forcave politike duhet një kandidatë jashtë sferës së ndikimit të Berishës. Berisha gëzon urrejtje ose mospëlqim tek një masë e madhe që nuk shkojnë të votojnë sa kohë që kandidati është i tij.

Berisha duhet që të pranoj çdo kandidatë jashtë sferës së tij të influencës me qëllim që të mund Edi Ramën. Dhe ai nuk do ta bëjë këtë dhe do të dalë me keq se në zgjedhjet e kaluara. Berisha nuk e pranon që nuk mund të vazhdojë më në politikë", tha ai në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.

Mërtiti tha se Berisha nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet e pjesshme lokale. 

"Berisha ka thënë se nuk bojkoton më dhe do të marr pjesë në çdo zgjedhje, sepse nëse ai nuk shkon në zgjedhje druhet se parti të tjera mund të maksimalizojnë votat. Berisha do të hyjë në këto zgjedhje për të penguar lindjen e një opozite te re dhe mendoj se nuk do ti bojkotojë këto zgjedhje", tha ai.

Sipas tij, sa kohë Berisha është në krye të PD pengon mundësinë që të ketë një alternativë tjetër në zgjedhje, përballë kryeministrit Edi Rama.

"Pala tjetër kundër Ramës ka mbetur peng tek Berisha, prandaj them që Berisha ka bllokuar rrugën që të kemi një alternativë kundër Ramës. Prania e tij pengon mundësin që të mundet Rama, ai duhet që të tërhiqet duke i dhënë opozitës një figurë të re, sa kohë ai është aty do të vijoj që ti zgjas pushtetin Ramës.

Opozita shpik kauza, jo lufta për komisionet, lufta me ‘Diellën’, por për mua s’janë këto kauzat me të cilat duhet që të merret, ajo po i shpik këto për të shmangur thelbin e problemit që janë problemet e brendshme të saj", tha ai.

2 Komente

  1. E
    Edvin Rama [i xhindosur]

    O shoku Merqiri, po PS nuk eshte ne krize? Apo...sufllaqet ndahen vetem tek PS ?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrat jo si këta

      Ti o Mërtir je shumë i mirë për muhabet, ul e ngri të iki Sali Berisha. Po nuk ikën vet ai se të ketë oas vehte injorantët që i japin vitën, sa për jetën nuk e di? Sa të jetë pas vehtes përfituesit që janë bërë pasanik gjatë mandatit të tij pse të iki? Sa të ketë mbas vehtes sistemin e kapur të drejtësisë, sa të ketë mbas vehtes Gjin Gjonin që thot ti japim nga 1000 € çdo njeriu që del në protestë, sa të ketë me vehte Arjan Ndojet me shokë dhe Endira Bushatet me shokë atje e ke Berjshën. Të gjithë duhet ta shpëtojnë Sali Berishën ju ka siguruar jetën në breza. Prandaj rri se nuk ikën ai.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje