Berisha nën kritika nga brenda PD-së, Salianji: Duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatet zgjedhore, partia të ripërtërihet

23 Shtator 2025, 09:10Politika TEMA
Berisha nën kritika nga brenda PD-së, Salianji: Duhet të

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka shprehur kritika ndaj drejtimit aktual të forcës politike, duke theksuar se procesi i primareve nuk i ka sjellë asnjë të mirë PD-së.

Salianji theksoi se ky proces nuk forcoi aspak meritokracinë brenda Partisë Demokratike, pasi shumë prej fituesve të primareve u lanë jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

“Primaret në PD nuk kanë sjellë asgjë të mirë. Disa prej fituesve, të paktën më gjysmën e qarqeve, nuk ishin fare në listë, dolën të parët me të votuarit”,- tha Salianji në emisionin “5 pyetjet” në Report Tv.

Ish-deputeti i mëshoi idesë së ripërtëritjes dhe reformimit të Partisë Demokratike, duke theksuar se kryetari Sali Berisha duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatet zgjedhore.

“Opozita duhet që ta lexojë mirë edhe në fazën elektorale, se cilat janë zonat që pavarësisht deformimit të vullnetit të zgjedhësve, PD ka marrë rezultat të mirë.

Analiza është marrja e vendimit, kryetari i PD ka thënë që do presim raportin e OSBE-ODHIR. PD duhet të ripërtërihet, t’i japë mundësi çdo individi, profesionisti, personi që ka kontribut në parti”,- tha Salianji.

Largimin e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, Salianji e sheh të arritshme vetëm nga një ndërgjegjësim i brendshëm të partisë.

“Në politikë e vetmja rrugë se si iket përveç vullnetit të lirë, është vota. Ka dhe votime brenda partisë”,- tha Salianji.

1 Komente

  1. A
    Ari

    Ketij pedes I duhen shkulur ato mustaqet qe I ka nje po nje jo nje ndoshta . Jane burra te tjere ato me mustaqe jo si ky pederi i grida prostit. Shiko kujtimin e gjuzit si duhet ti kesh mustaqet o miush haleje qe e ke emrin eravjen.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje