
Nga Ylli Pata
Delegacioni i Komisionit Europian, në një qëndrim zyrtar sot, në kuadër të një kortezie ndaj qeverisë së re, ka theksuar tekstualisht se “Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027”.
Një deklaratë kjo që është politike, por nuk është politike nga një kancelari e veçantë e një vendi anëtar të BE-së, por nga qeveria qendrore e Europës. Një qëndrim që vjen si vullnet i pjekur dhe i vendosur në qendrën politike të BE-së siç është Brukseli, përkatësisht ministria e Jashtëm e Bashkimit Europian.
Në fakt, ky qëndrim nuk është suprizë, por duket si një sinjal politik që po e thonë prej kohësh qarqe dhe personazhet të rëndësishme të BE-së krejt hapur.
Pra dukshëm, ka një qëndrim më të hapur, më pozitiv e optimist të Europës kundrejt Shqipërisë. Një qëndrim që nuk ka qenë më përpara, një qëndrim që vetëm disa vite më parë, do të duhej të lodheshe nëpër frazat e deklaratave apo raporteve të progresit, për të gjetur një “gjilpërë” në “kashtën” e pafund të frazave të blinduara të diplomacisë shabllone të Brukselit.
Në këtë situatë, kur ka një sinjal politik, kur ka një nuancë pozitive në Bruksel dhe në vendet anëtare për të mos e ndaluar apo bllokuar përparimin e Shqipërisë me ndonjë sebep “formal” siç ndodh shpesh, në Tiranën politike dhe mediatike ka një atmosferë krejt kontraversale.
Ndërkohë kur i gjithë mjedisi politik e mediatik, mund të bënte debat se si do të ishin rrugët më të mira, më të sigurta e më të shkurtëra për të arritur objektivin e hyrjes në BE, sot kemi qëndrime diametralisht të kundërta.
Mazhoranca e Edi Ramës, është e vetmja që e ka vendosur si objektiv politik, me të cilin bëri edhe fushatën e 11 majit, hyrjen në Bashkimin Europian, por edhe një axhendë taktike ditore e më gjatë për të mbivendosur apo përshtatur zhvillimet e tjera në kuadër të këtij objektivi strategjik.
Opozita, përkatësisht PD e Sali Berishës, jo vetëm i ka bishtnuar betejës politike për hyrjen në BE, por synon me anë të fabulës së saj propagandistike ta quajë objektivin e Ramës jo vetëm të paarritshëm, por më shumë se një herë fajëson zyrtarët e BE-së se e bëjnë këtë të shtyrë nga korrupsioni. Pra koncepti politik i opozitës është se establishment i BE-së dhe i vendeve anëtare që mbështesin Edi Ramën është i korruptuar.
Që do të thotë, se edhe nëse ata, pra udhëheqësit e BE-së a japin Edi Ramës hyrjen në BE, nuk vlen, pasi është procesi i stisur.
Një tjetër narracion pak më bindës, që vjen nga qarqe mediatike pranë opozitës është ai që duhet të kemi kujdes sepse Edi Rama po nxiton shumë. Asi në Francë dhe Gjermani mund të fitojnë forcat e djathte sovraniste dhe t’i bëjnë naftën si zgjerimit të BE-së si dhe vetë BE-së.
Një tjetër qëndrim që vjen po nga qarqe mediatike shumë pranë opozitës, aq pranë sa po e shikojnë edhe si version për të kandiduar për bashkinë e Tiranës, e konsideron BE-në një të keqe të madhe luftënxitëse dhe të korruptuar që nuk përkrah popullin por elitat financiare e mediatike.
Pak a shumë kjo është panorama e qëndrimeve politike karshi një axhende që ka qeveria, bashkë me optimizmin e saj për anëtarësimin në BE brenda 2030-s.
Por a është kjo një ndarje me thikë në opinionin publik shqiptar, pra a kemi një ndarje në opinion pro dhe kundër BE-së?
Në çdo sondazh apo edhe matje përceptimi që bëjnë institucione të besueshme të kësaj fushe bëjnë të ditur se në Shqipëri nuk ka eurospektizizëm real. Pasi shumica dërrmuese e opinionin përkrah hyrjen në BE.
Po atëherë lind pyetja, përse një pjesë e politikës, përkatësisht gjysma e saj merr përsipër që ta “kalërojë” politikisht euroskepticizmin? Përgjigja e parë mund të vijë logjikisht për ta injoruar objektivin e mazhorancës, duke e konsideruar atë si propagandë, si flamur fals dhe të ekzagjeruar.
Mirë, edhe mund të jetë kjo. Por a ka opozita një kundër-strategji appo kundëride alternative për hyrjen në BE? Deri tani jo! Atëherë përse e luan kartën euroskeptike?
Nga ajo që kemi parë deri tani, PD e Sali Berishës, e ka luajtur kartën anti-BE, siç ka luajtur edhe kartën anti-SHBA, pasi kanë kundërshtuar kauzën e luftës ndaj pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit politik, të cilën e ka përkrahur dhe e përkrah Bashkimi Europian.
Së dyti e luan për të krijuar një perceptim se ekziston një copë politike në këtë vend, e cila është e pakënaqur nga sjellja europiane kundrejt Edi Ramës. Për të bërë kështu të mundur, krijimin e një hapësire dialogu apo diskutimi me aktorët politikë europianë. Të cilët në realitet e kanë injoruar totalisht dhe as nuk e vrasin mendjen fare për këtë “ofertë”.
Por nga ana tjetër, ka edhe një rrjedhë tjetër, sado e vogël që të jetë, e cila vjen si një rrymë politike apo gjeopolitike e qendrave gravitacionale të tjera që janë rivale me BE-në, SHBA-në dhe Perëndimin. Ky hyjnë si qarqet e dukshme Rusia, Kina, por edhe të tjera që veprojnë në detin ani-perëndimor oriental e aziatik, ku hyjnë iranianët e natyrisht arabët.
Të cilët nëpërmjet sferave të tyre të influencës, duan ta sinjalizojnë qëndrimin e tyre në vendet ku kanë pasur e kanë relacione dhe simpati. Shqipëria, që sot është një vend anëtar i NATO-s, aleat i Perëndimit, ka pasur në historinë e saj lidhje të vjetra me sfera të tjera të fuqive të huaja në histori. Që nga Perandria Osmane, sfera ruse në kohën e afrisë me Bashkimin Sovjetik si dhe miqësia e afërt me Kinën.
Segmentë të këtyre sferave janë mjaft të identifikueshëm sot në qëndrimet e tyre, duke qenë se nuk druhen të japin edhe gjurmën eurospektike. Një gjurmë që e ka dhënë qartësisht një personazh i njohur, diplomat i Shqipërisë që nga koha e komunizmit e më vonë, i cili deri pak viteve më parë ishte Kyrenegociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Ky personazh, në një koment të tijin të paradokohshëm mbi samitin e Kinës, ku u tregua qartë rreshtimi i treshes Xi-Putin-Kim, rrekej të shpjegonte se ai tandem ishte si një rrugë e suksesshme për botën dhe nuk druhej kur ironizonte demokracinë perëndimore si sistem politik.
Para ca ditësh, ish-kryenegociatori, duke hyrë në analizën e rrugës së integrimit në BE, sulmonte ashpër Kryekomisioneren Europiane të Zgjerimit, Marta Kos, pasi sipas tij, ajo po krijonte një narrativë të gabuar, duke i dhënë shpresë false Shqipërisë për hyrjen në BE.
Politikanja sllovene, e cila është anëtare e kabinetit të Ursula Von Der Leyen, ka dhënë disa deklarata optimiste ndaj Shqipërisë. Ndërkohë që nuk i ka të tilla, deklaratat për Bosnjën, Serbinë apo vende të tjera të rajonit.
Askush nga arqet politike apo mediatike në BE, apo rajon nuk i ka gjykuar si “shpresë e rremë” deklaratat për Shqipërinë, apo t’i kenë kundërshtuar. Nëse ka pasur diskutime, thjeshte i kanë vlerësuar si sinjale politike. E nuk ka si të jetë ndryshe, pasi Marta Kos apo diplomatët e BE nuk kanë pse t’i bëjnë qejfin dikujt kot, pasi nuk fitojnë gjë nga njëra anë, por edhe nuk kanë përse ta bëjnë nëse nuk kanë autorizim.
Atëherë si mund të përkufizohet kjo mjegull euroskepticizmi në Shqipëri? Deri tani, mund të thuhet vetëm se nuk është as bio apo perceptim publik, thjesht e stisur nga qendra dhe qarqe gravitacionale politike dhe gjeopolitike. Të cilat duan të krijojnë një axhendë, apo të mbajnë një qëndrim për të treguar apo demonstruar këtë qëndrim.
TemA
ÇFARË THOTË CHATGPT PËR INTEGRIMIN E SHQIPËRISË?________________ ???? Arsye pse Shqipëria ka pak gjasa të mbyllë negociatat me BE deri në 2027: 1. Korrupsioni sistemik dhe mungesa e sundimit të ligjit. Shumë dosje korrupsioni të nivelit të lartë janë ende të hapura. Pavarësisht ndëshkimit të disa individëve, nuk ka ende ndëshkueshmëri reale dhe sistematike, por më shumë veprime të izoluara (p.sh. ndonjë ministër në burg). Komisioni Evropian ka theksuar vazhdimisht se lufta kundër korrupsionit është çelës për mbylljen e kapitujve të negociatave. 2. SPAK nuk është ende provuar si institucion plotësisht i pavarur. Megjithëse ka nisur një sërë hetimesh, SPAK shihet nga një pjesë e opinionit si i përdorur në mënyrë selektive – me “aksione të kontrolluara”. Disa dosje të rënda janë prekur shumë vonë ose s’janë prekur fare. Në Bruksel kërkohet drejtësi e paanshme dhe funksionale, jo vetëm simbolikisht. 3. Zhvlerësimi i institucioneve demokratike. Kuvendi është kthyer në një arenë ku opozita shpesh përjashtohet ose bllokohet proceduralisht. Kontrolli parlamentar mbi qeverinë është pothuajse zero. Media e lirë është gjithashtu nën presion të fortë nga interesa të lidhura me qeverinë, çka përbën një kërcënim për liritë themelore, që janë thelbësore në negociatat me BE. 4. Shpopullimi masiv dhe mungesa e shpresës për të rinjtë. Shqipëria ka përjetuar një eksod të madh, sidomos në dekadën e fundit. Mbi 700,000 shqiptarë janë larguar në 10 vitet e fundit. BE nuk mund të injorojë faktin që një vend që po boshatiset nga popullsia, nuk po ofron kushte minimale për mirëqenie dhe demokraci. 5. Projekte luksi pa transparencë dhe keqpërdorimi i buxhetit publik. Projekte si “Parku Eden”, kullat në Tiranë, koncesionet e dyshimta në shëndetësi, rrugë me çmime të tejfryra, janë pjesë e një modeli të ekonomisë klienteliste. BE i vlerëson seriozisht prokurimet publike dhe menaxhimin e financave publike si indikatorë për mbylljen e kapitujve të rëndësishëm (si kapitulli 5 – Prokurimi publik; dhe kapitulli 32 – Kontrolli financiar). 6. Përparimi i ngadaltë në hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave. Shqipëria ka hapur deri tani kapituj (nga 33) në mënyrë zyrtare.. Mbyllja e një kapitulli kërkon përmbushje të kritereve strikte, jo vetëm retorikë. Vende si Serbia, që i kanë nisur negociatat vite më herët, ende s’i kanë mbyllur të gjithë kapitujt. 7. Lodhja e BE-së dhe dinamika të brendshme të unionit. BE po përballet me sfida të mëdha: lufta në Ukrainë, kriza energjetike, emigracioni, rritja e partive populiste. Kjo e bën më pak të mundshme që BE të japë “ok” për zgjerim të shpejtë nëse një vend nuk ka përmbushur qartë detyrat. ✅ Po a është e pamundur që të mbyllen negociatat deri në 2027? Jo, nuk është teorikisht e pamundur – por shumë e pamundur praktikisht, nëse vazhdohet me këtë ritëm të reformave, mungesë transparence dhe abuzime. Vetëm një ndryshim radikal në mënyrën e qeverisjes, ndëshkueshmëri reale ndaj korrupsionit dhe reforma të thella institucionale mund të përshpejtonin procesin. SHËMBULL: Mali i Zi – Shembulli më përparuar në rajon Statusi: Vend kandidat që nga 2010 Kapituj të hapur: 33 nga 33 Kapituj të mbyllur përkohësisht: 3 Pengesa kryesore: Reformimi i gjyqësorit dhe korrupsioni Situata aktuale: Edhe pse ka hapur të gjithë kapitujt, procesi është ngrirë politikisht për shkak të mungesës së progresit thelbësor. ???? Mësim për Shqipërinë: Edhe pas hapjes së të gjithë kapitujve, nëse nuk ka sundim ligji, mbyllja ngec.
o shoku, cfare eshte CHATGPT, presidenti i UE-se apo USAfshatari?
Pse BE më kot sjell kapituj të rinj çdo muaj? E vendosi lufta në ukrainë këtë punë. Ti vazhdo me chat. Ne më 29 jemi në BE.
O zoti kinez, BE ka vendosur "të na bëjë vetë" dhe ne populli themi AMEN! Ti je me ne apo me ariun?
Uauuu??? Po për vehten tënde e pyete o shoku kinez? Mos të tha që ke zbrit nga mali më 1991, ke shku në emigracion në Greqi disa vje e gjatë asaj kohe ke mbaruar njëherazi shkollën e mesme dhe atë të lartën për jurist, ke punuar në doganë vite me radhë dhe tani del si analist ekran më ekran e flet banalitete. Po ti pse je munduar kot duke pyetur ChatGpt se më mirë të sqaronte ai xhaja me flokë të lyera që spërdridhet si pjeshkë e që është më i ditur edhe se IA.
Ky artikulli i mesiperm me ngjan si nje trajste ushqimesh ku perzihen grure miser, theker, elb etj per te ushqyer Pata e Rosa. Eshte fakt qe ka korrupsion edhe tek kuadro e funksionare te BE , qe ka korrupsion ne vendet kandidate dhe tentativa qe probleme te caktuara te kapitujve ti zgjidhin permes korruptimit te ndonje individi, qe ka dallavere e qe drime te segmenteve te caktuara qe per hir te nje lloj stabiliteti mbeshteten te qendrojne ne pushtet politikne te korruptuar e diktatore etj et..(shikoni ne vendet e rsjonit per dy dekadat e fundit) Te gjitha keto mbartin skepticizem e mosbesim.