“Bashkoni votat me ne për Tiranën” - Arlind Qori i kthehet zyrtarit të PD: Je bashkëpunëtor i Berishës, njeriut më të korruptuar. Modeli juaj është ortakëria e hajdutëve

23 Shtator 2025, 09:21Politika TEMA
“Bashkoni votat me ne për Tiranën” - Arlind Qori i kthehet

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, u përplas ashpër me këshilltarin e PD-së, Dorian Teliti, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ndërsa Teliti kritikoi partitë e reja që dolën më vetë në zgjedhjet parlamentare duke djegur sipas tij vota të opozitës dhe ftoi Qorin të jenë bashkë në zgjedhjet vendore në Tiranë, ky i fundit reagoi ashpër, duke thënë se nuk mund të bashkëpunojë me ortakët e Edi Ramës dhe Berishën, që e cilësoi si njeriun më të korruptuar.

Arlind Qori: Që “Lëvizja Bashkë” do të jetë në zgjedhje nuk ka diskutuim. Nëse do të jem unë apo surprizë... Në zgjedhjet e 11 majit PS në bashkinë e Tiranës nuk ka patur rezultat të mirë e ka patur 5 për qind më pak. Qytetaria është bazë për të patur ndryshim. Dhe gjithkush të jetë në kushte të barabarta.

Dorian Teliti: Kjo inciativa juaj për të garuar vetëm, kur mund të gjenim një kandidaturë politike.

Ylli Rakipi: Po gjeni një kandidat vetë ju njëherë...

Arlind Qori: Si t’ia bënim kullës pas Operas dhe Baletit që ne protestojmë për atë?

Dorian Teliti: Fakti që ne e kundështojmë atë, protesojmë kundër kullave në Tiranë.

Arlind Qori: Për aktorët politikë, ekonomikë, mafiozë...

Dorian Teliti: Pse ne jemi pro saj?

Arlind Qori: S’ju kam dëgjuar. Për kullat në Tiranë keni mbyllur gojën.

Dorian Teliti: Kemi bërë 44 protesta për këtë.

Arlind Qori: Keni folur për Veliajn dhe nuk guxuat të flisni kundër asnjë oligarku.

Dorian Telti: Dolët gjysëm ore atje.

Arlind Qori: Rama dhe Veliaj nuk vjedhin vetëm, vjedhin bashkë me oligarkët.

Dorian Teliti: Biem dakord që duhet larguar modeli Rama në Bashkinë e Tiranës, por kur vijmë te veprimi ju doni të ecni të pavaruar.

Arlind Qori: Të pavarur nga e keqja, nga zullumet.

Dorian Teliti: Kam ndonjë zullum unë që më drejtohesh? Unë jam pjesë e PD-së.

Arlind Qori: Ti je pjesë e këtij sistemi i kalbur.

Ylli Rakipi: Po prandaj del në televizione ti se nuk ke zullume, ata të tjerët nga partia jote fshihen. 

Dorian Teliti: Po kam qenë pesë vjet drejtor administrate. Dhe do të isha fshehur si Ben Ahmetaj në Zvicër. Kodi Zgjedhor e njeh që nëse kemi një qëllim të përbashkët, si largimi i modelit Rama-Veliaj në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj në zgjedhjet parlamentare...

Arlind Qori: Largimi i kthetrave të oligarkisë nga pushteti vendor dhe qendror. Kur dikush do që të ndryshojë vetëm Veliajn dhe Ramën në tryezën e oligarkëve sigurisht që nuk jemi me ta.

Dorian Teliti: Po ti nuk e di se kush është kandidati.

Arlind Qori: Unë njoh Sali Berishën, s’ka nevojë të njoh personin që bën Sali Berisha.

Dorian Teliti: Kërkoji ndihmë Edi Ramës. 

Arlind Qori: Edi Ramës ia keni dhënë ju ndihmën.

Dorian Teliti: Më 11 maj 48 për qind të votave ka marrë PS, 52 të gjitha forcat politike faktori kundër Edi Ramës lipset sot që ky faktor të bashkohet për një të mirë politike dhe forca të ndryshme bashkohen. Në momentin që aritmetika na detyron të jemi bashkë ti thua jo. Le të lëmë zonjën Kovidi, zonjën Manastirliu, që s’ka bërë një shkollë. Aritmetikë është si Adriatik Lapaj që mori një deputet dhe na dogji 54 mijë vota.

Ylli Rakipi: Po çfarë të bënte ai?

Dorian Teliti: Të bashkoheshim.

Ylli Rakipi: Nuk bashkohen këta me ju o Telit!

Arlind Qori:  Sikur unë të çmendesha dhe të isha gati të bashkohesha me këdo, po të më shihnin në rrugë do të hidhnin nga shkallët.

Dorian Teliti: Një sekondë se ju mendoni se ne jemi legena. Se ju jeni më të mirët. Kush je ti që e thua këtë gjë?

Arlind Qori: Unë jam ai që njoh veten dhe ju njoh edhe ju. Dhe ju njoh që keni vjedhur dhe i keni luajtur fenë, siç keni heshtur për kullat dhe për oligarkët.

Dorian Teliti: E njohim Tiranën, mos bëni idealizma kot.

Arlind Qori: Idealizmi i duhet këtij vendi. Modeli juaj është ortakëria e hajdutëve, pa princip, që janë gati të shkelin mbi gjithçka.

Dorian Teliti: Cili princip? Ja unë jam përfaqësues, të dukem i korruptuar unë?

Arlind Qori: Ti je i parëndësishëm për të marrë vendime për partinë tënde, ka rëndësi Sali Berisha se ai i merr vendimet.

Dorian Teliti: Ti "ujë i kulluar:, sa të jem unë në tavolinë ujin e kulluar s’e bën me mua.

Arlind Qori: Ti je bashkëpunëtor i Sali Berishës, njeriut më të korruptuar, bashkë me Edi Ramën.

8 Komente

  1. X
    XXX

    Ore po si nuk e kuptojne keta te PD, qe sa kohe do te jete Saliu nuk i voton njeri. Dhe pastaj kapet me Arlindin pse nuk bashkohet. Po kur ti nuk je i zoti te heqesh nga kryetarlleku Saliun, si pretendon se mund te heqesh Ramen? Ti pranon te shkosh nga humbja ne humbje pa e menduar fare ndryshimin brenda dhe pretendon se do ndryshosh gjerat ne Tirane dhe Shqiperi. Hiqni Saliun nga partia dhe shikoni se sa vota do merrni, do cuditeni edhe vete. Njerzit duan ndryshimin, nuk e duan me Ramen, por nuk mund t'ja besojne ndryshimin njerezve qe nuk e bejne dot ate brenda partise se tyre. Kuptojeni mire dhe mos e harroni, partite perfaqesojne njerezit dhe jo kryetaret. Kjo eshte baza e demokracise.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te mos nxitohemi

      Po me pelqen djale me rrenje Laberise . I prere dhe shume I qarte ndaj se keqjes 33 vjecare , ndaj trinomit mafioz ... I vendosur dhe guximtar ...! Thone se eshte majtist ... Ketu ndryshon puna . Le te shpresojme te mos riciklohen Pavel Vllasovet pas100 e kusur ... Sidoqofte kjo toke shkemb e gur , ka deshmuar se eshte humus per kesi monstrash .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Derr berishist...

        Se me shpetoi . KY derri berishist ( D. Teliti ) te krijon ndiesine e peshtire se mezi Po duron te fus fecken ne koriten e gezhytave berishiste .

        Përgjigjjuni
        1. T
          T

          Arlindi eshte model i nje politikani se si duhet te jet sot djale I zgjuar dhe i drejte .

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kavajsi

            I korruptuar quhet edhe kur je ordiner dhe te bejne funksionar te larte te shtetit dhe partise, z. Dorian!

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qorri dhe miopi deri nē pension para kryeministris

              KQZ i dha lek javēn qē kaloj Partis Bashkē, ndaj dhe deputeti tyre nuk bojkotoj parlamentin.Ata qē ulērasin (si kurvat e bordellove tē Amsterdamit), Rama ju a zē grykēn me lek tē PBB.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vrojtuesit e lagjes Tirane

                Pse duhet te bojkotonte parlamentin sipas teje? Redi Muci aty perfaqeson votat e qytetareve. E fitove sufllaqen per sot, tani futu ne tiktok.

                Përgjigjjuni
              2. A
                Aron

                Thesi me mut Teliti.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje