Analisti dhe gazetari Ilir Yzeiri thotë se Partia Demokratike në opozitë nuk ka frymë dhe nuk i intereson që të marrë pushtetin.
I ftuar në studion e Report Tv në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, Yzeiri e quajti një “çetë” opozitën, sipas tij me milionerë të cilët janë mbledhur rreth Sali Berishës.
Yzeiri shprehet se opozitës që drejtohet nga Partia Demokratike nuk i intereson që të fitojë pushtetin, por sipas tij, synon të qëndrojë në opozitë.
“Ne sot nuk kemi opozitë, kemi një çetë, milionerësh të mbledhur rreth Sali Berishës. Këta kanë zaptuar opozitën shqiptare dhe kanë zënë vendin atje, kanë shpallur opozitën e përjetshme dhe nuk ka vullnet për të ndryshuar pushtetin.
Ajo është bërë palë në bashkëqeverisje duke shfrytëzuar benefitet që mund të ketë si të qenit partia kryesore e opozitës. Kontrollon qeverisjen për të marrë pjesë në tortën e tenderave, në Shqipëri është shuar ideja se pushteti mund të ndërtohet me anë të opozitës.
Kjo opozitë e ka shpallur edhe vetë që nuk është në idealin e saj marrja e pushtetit, qëllimi i saj është të rrijë kështu si është. Nga e djathta në Shqipëri nuk po del një njeri që ta riorganizojë. Tani mendoj që Lulzim Basha paska qenë njeriu i duhur që mund ta mbante të bashkuar PD-në”, tha Yzeiri.
pasurimin ne Opozite. Mallkuar 400 miije zagaret qe ringjallen Vampirin @
Bravo kjo eshte e verteta.Bejne sikur revoltohen djegin karrige fitojne tendera shajne qeverine behen milionere genjejne votuesit e tyre u marrin voten vazhdon cikli
Po PS çfare eshte i Ilir?
Po o yzeir, vertet ke te drejte, por kjo cete miloneresh hajna eshte shtrire ne gjithe krahet e politikes , pushtetit dhe administrates ne vendin tone.Sa per opoziten qe e ndjen veten komode , eshte shume me mire se vetem vjedh dhe nuk mban asnji pergjegjesi dhe me gam gamet mbrojne kusarine e tyre.Kurse pozita vjedh me shume por ka frike me shume. Ketu duhet revolucion , duhet permbysje ,,sekuestrim pronash dhe pasurish te vjedhura shqiptareve te varfer.Po te kishte drejtesi shumica e ketyre hajduteve sot duhet te ishin prapa hekurave. Xhelali i dhive me vile., saliu, likja. mona, muli etj me Vila milioneresh ne token e te tjereve , mediu ametaj , nano. llalla e palla me Vila ne bregdet e jashte shqiperise etj. Populli diskuton buken , ujin dhe djathin. Ka ardhur oha ashtu sic thote pilinci.